Bosnja dhe Hercegovina është bërë qyteti kyç i tranzitit për trafikimin e armëve në Evropë.
Prej shumë kohës, Bosnja dhe Hercegovina kanë qenë vend origjine për kontrabandimin e armëve. Që prej fundit të luftës së Bosnjës në vitin 1995, vendi ka pasur një numër të madh armësh të vogla dhe të lehta. Edhe pse disa prej këtyre armëve janë trafikuar drejt zonave të konfliktit në rajon, të tjerat janë përdorur për sulme terroriste në Evropën Perëndimore. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimet e armëve në tregun e zi kanë arritur majat. Nga operacionet e fundit policore vihet re se tregtia është e organizuar mirë edhe në nivel ndërkombëtar dhe se Bosnja dhe Hercegovina tani është edhe vend tranziti për kontrabandimin e armëve.
Arsenali në të shkuarën dhe në të tashmen
Bosnja dhe Hercegovina ka një popullsi prej rreth 3,2 milionë banorësh. Në vitin 2010, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara vlerësonte se në këtë vend kishte rreth 750 000 armë në posedim të paligjshëm.1 Mbështetur në të dhënat e vendndodhjes së aksioneve policore ku janë gjetur armë ose ku janë arrestuar kriminelë, është e dukshme se armët e paligjshme të zjarrit gjenden pothuaj në çdo pjesë të Bosnjës, por kryesisht në lindje të vendit dhe në rajonet e Tuzlës dhe Sarajevës, Hercegovinës perëndimore, zonës së Bosanska Gradishkës, Banja Lukës, Teshanjit, Dobojit, Bijelinës dhe Zenicës.
Më tej, përllogaritet se që prej vitit 2006, ka pasur nëntë vjedhje armësh nga depot e forcave të armatosura të Bosnjës. Në shkurt të vitit 2017, tetë pistoleta dhe gjashtë pistoleta automatike u zhdukën nga kazermat në Bilecë,2 ndërsa në vitin 2018, një ushtar vodhi armë dhe municione në kazermat e Pales.3 Në shkurt të vitit 2021, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se “një sasi e caktuar armësh është zhdukur” nga qendra e stërvitjes bazë në Pazariç dhe se vula e sigurisë në hyrjen e depos së armëve dhe pajisjeve ushtarake ishte dëmtuar.4 Zëvendës kryetarja e komisionit të përbashkët parlamentar për mbrojtjen dhe sigurinë, Dushanka Majkiç (Dušanka Majkić), pyeti se si ishte e mundur që 25 pistoleta tepër cilësore të zhdukeshin nga ambientet e ministrisë dhe si ishte e mundur që dikush mund të hyjë në depo dhe të dijë me saktësi se ku të shkojë dhe çfarë të marrë.5 Ia vlen të përmendim se shumë prej këtyre rasteve nuk u zgjidhën kurrë. Sipas Majkiçit, “armët zakonisht përfundojnë në tregje të huaja… është çështje e tregtisë të mirë, të shpejtë e të lehtë.”6
Sipas informacioneve të Policisë Kufitare të Bosnjës dhe Hercegovinës, një numër sekuestrimesh të bëra kohëve të fundit tregojnë se kontrabandimi i armëve të zjarrit nga Bosnja dhe Hercegovina është shumë aktiv. Në vitin 2021, policia në Bosnjë dhe Hercegovinë regjistroi 18 krime të ndërlidhura me kontrabandimin e armëve. U konfiskuan 27 armë, një bombë dhe 1 135 municione. Gjatë së njëjtës periudhë, kundër kontrabandistëve të dyshuar u parashtruan shtatë akuza për kundërvajtje, ndërsa dy armë dhe 231 municione u konfiskuan përkohësisht.7
Droga dhe armët kalojnë nëpër të njëjtat rrugë
Grupet e krimit të organizuar që kontrabandojnë armë shpesh merren edhe me kontrabandimin e drogave. Rrugët me të përdorura janë ato që ndodhen në vatra të nxehta të mirënjohura të krimit të organizuar, për shembull, autostradat kryesore dhe pikëkalimet kufitare. Mjetet që përdoren janë kamionët. Megjithatë, ndonjëherë përdoret edhe terreni që është më i vështirë për t’u kaluar, për shembull rrugët e pyllit përgjatë kufirit midis Malit të Zi8 dhe rajoneve të Trebinjës9 dhe Bilecës të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përdorur varka dhe gomone në rajonin e Bijelinës në Serbi ose në Rrethin e Bërçkos në Bosnjë dhe Hercegovinë,10 ose rrugët nëpër pyll përreth Kaplinës, Lubuskit ose Grudes në Kroaci.11 Sipas një anëtari të dënuar të një grupi të krimit të organizuar nga Trebinja, kur trafikantët e armëve i përdorin këto rrugë, ata punësojnë udhërrëfyes dhe hamallë vendas.
Ka edhe raportime që thonë se armët që vijnë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor trafikohen përmes Bosnjës dhe Hercegovinës. Një avokat që ka mbrojtur të dyshuarit për trafikim armësh para gjykatave boshnjake gjatë 15 viteve të fundit tha: “Ekziston një kanal kontrabandimi që kalon nga Shqipëria dhe Mali i Zi, në Hercegovinën lindore dhe perëndimore, Kroaci dhe Evropë, dhe këtë kontrabandim e bëjnë kroatët dhe serbët. Mendoj se ky është kanali më i fuqishëm që kalon pak a shumë nga Mali i Zi përmes këtyre kalimeve “të egra” në Bilecë dhe në zonën rrethuese. Ai kalon përmes Hercegovinës lindore, ku ekipi tjetër merr përsipër transportin për në Kroaci.”12
Në raste të tjera, armët janë destinuar për Evropën Perëndimore. Në mars të vitit 2022, një hetim ndërkombëtar i përbashkët midis policisë franceze dhe kroate zbuloi se një grup kriminal që përbëhej nga anëtarë nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Franca po përpiqeshin të kontrabandonin armë drejt Francës.13
Në dhjetor të vitit 2018, Zyra Kroate për Shtypjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi një hetim kundër dy anëtarëve kroatë të një organizate kriminale, të cilët pretendohej se kishin kontrabanduar ekstazi nga Holanda drejt Kroacisë, si dhe pajisje optike për armët dhe 37 kilogramë eksplozivë plastikë nga Bosnja dhe Hercegovina drejt Kroacisë.
Plani i grupit kriminal ishte të blinte në Holandë një sasi të madhe ekstazie dhe kokaine, ta kontrabandonte atë në Kroaci dhe t’ua shiste blerësve me të cilët ishin marrë vesh më përpara, dhe të kontrabandonin dhe të shisnin sasi të mëdha armësh nga Bosnja dhe Hercegovina drejt Kroacisë dhe pastaj drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Policia ka konfiskuar armë dhe eksplozivë në zonën e Slavonski Brodit dhe Okuçanit.14
Lidhjet midis armëve dhe trafikimit të drogës mund të shihen edhe në operacionin policor të dhjetorit të vitit 2021, të quajtur “Depoja 2”,15 i cili u realizua në qytetin e Bosanska Gradiskës në Republikën Serbe, pranë kufirit me Kroacinë. Operacioni u krye për të shkatërruar një rreth trafikimi droge, por pas kërkimeve në disa vendndodhje, policia zbuloi sasi të mëdha armësh, municioni dhe minash. U arrestuan njëzet anëtarë të dyshuar të një grupi krimi të organizuar.
Sipas raporteve të medies, policia e kishte monitoruar grupin nga Bosanska Gradiska nëpërmjet aplikacionit “Sky” (shqipto: skaj).16 Ata kishin vrojtuar se droga dhe armët e zjarrit ishin ruajtur përkohësisht në vende të fshehura në Bosanska Gradishkë dhe që grupi kishte furgonë dhe mjete pasagjerësh me dhomëza të posaçme për të fshehur lëndët narkotike dhe armët. Sipas dokumenteve të prokurorisë, grupi kishte lidhje me bashkëfajtorë në Zagreb dhe Osijek të Kroacisë dhe me klientë në Serbi dhe Evropën Perëndimore.17 Për shembull, në nëntor të vitit 2020, anëtarët e grupit pretendohet se trafikuan 23 pistoleta nga Bosnja dhe Hercegovina drejt Gjermanisë, duke fituar kështu 53 000 euro.
Fotoja: Ministria e Brendshme e Serbisë
Ia vlen të përmendim këtu se anëtarët e grupit kriminal nga Bosanska Gradiska kanë pasur gisht në një numër ekzekutimesh në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Për shembull, ndërsa kërkonte për vrasësin e Strahinja Stojanoviçit (Strahinja Stojanović), i cili u vra më 13 shtator 2020 në një atentat me bombë në makinë, policia serbe zbuloi “shtëpinë e llahtarisë” në Ritopek, i cili mendohet se është vendlindja e vrasësit. Ajo ishte e mbushur me armë, disa prej të cilave pretendohet se ishin blerë nga kriminelët në Bosanska Gradiskë.18
Shitjet e drejtpërdrejta
Ndonëse grupet kriminale nga Bosnja dhe Hercegovina duket se janë pjesë e rrjeteve kriminale shumëkombëshe, në raste të tjera ato duket se mundohen të shesin armë “vetë”, për të pasur fitime më të mëdha. Në janar të vitit 2020, policia gjermane dhe ajo boshnjake pengoi një përpjekje të një qytetari boshnjak për të kontrabanduar armë drejt Gjermanisë dhe Holandës. Sipas një aktakuze të Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, në Dresden, në një automjet me targa boshnjake, u gjetën 95 granata dore, katër armë gjysmë-automatike, tetë pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme municioni armësh me kalibra të ndryshëm. Të gjitha këto ishin destinuar për tregun e paligjshëm.19 Po ashtu, në maj të vitit 2021, policia e Bosnjës dhe Hercegovinës arrestoi katër veta që po përpiqeshin të kontrabandonin sasi të mëdha armësh zjarri të paligjshme (duke përfshirë edhe raketahedhës dore) drejt Evropës Perëndimore.20 Tre prej tyre ishin dënuar më përpara për krime të ngjashme. Në gusht të vitit 2021, efektivët e policisë kufitare boshnjake konfiskuan një arsenal armësh dhe municioni dhe arrestuan një qytetar boshnjak nga Zvorniku, i cili dyshohej për kontrabandim armësh drejt Francës për tregun e paligjshëm.21
Sipas një ish-anëtari të grupit kriminal nga Trebinja, kërkesa për armë dhe kostoja e tyre në rajon rritet gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë politike, siç ishte rasti i ngritjes së barrikadave në veri të Kosovës ose përpara zgjedhjeve të vitit 2020 në Mal të Zi.22 Ekziston raporte sipas të cilave çmimet për armët e zjarrit në tregun e zi në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dyfishuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta është në vetvete kërcënim dhe shpesh efekt anësor i konflikteve. Sikurse është treguar në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, grupet kriminale të përfshira në trafikimin e drogës shpesh merren edhe me trafikimin e armëve, për të cilat Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet rajon kryesor furnizimi dhe tranziti.
Shënime
-
A Đugum dhe M Žuvela, Ukradenom oružju iz kasarni BiH se redovno ne ulazi u trag, Radio Slobodna Evropa, 15 shkurt 2021, https://www.slobodnaevropa.org/a/ukradenom-oružju-iz-kasarni-u-bih-se-redovno-ne-ulazi-u-trag/31104191.html. ↩
-
N N, Novi skandal u Oružanim snagama BiH: Iz kasarne u Bileći nestalo oružje, Nezavisne novine, 7 mars 2017, https://www.nezavisne.com/novosti/bih/Novi-skandal-u-Oruznim-snagama-BiH-Iz-kasarne-u-Bileci-nestalo-oruzje/416228. ↩
-
B Brezo, Misteriozna krađa u kasarnama u BiH: Gdje završava ukradeno oružje?, N1 BiH, 17 shkurt 2021, https://ba.n1info.com/vijesti/kradja-oruzja-u-kasarnama-u-bih-ko-kako-i-gdje-je-zavrsilo/. ↩
-
Potvrđeno: Nestalo oružje u Pazariću, istraga u toku, N1 BiH, 12 shkurt 2021, https://ba.n1info.com/vijesti/potvrdjeno-nestalo-oruzje-u-pazaricu-istraga-u-toku/. ↩
-
Majkić: Nestanak oružja iz kasarne novi sigurnosni izazov za BiH, Klix, 16 shkurt 2021, https://www.klix.ba/vijesti/bih/majkic-nestanak-oruzja-iz-kasarne-novi-sigurnosni-izazov-za-bih/210216076. ↩
-
A Đugum dhe M Žuvela, Ukradenom oružju iz kasarni BiH se redovno ne ulazi u trag, Radio Slobodna Evropa, 15 shkurt 2021, https://www.slobodnaevropa.org/a/ukradenom-oružju-iz-kasarni-u-bih-se-redovno-ne-ulazi-u-trag/31104191.html. ↩
-
Intervistë me drejtuesin e hetimeve në Policinë Kufitare të Bosnjës dhe Hercegovinës, 15 janar 2022, Sarajevë. ↩
-
J Jovanović, Procurili dokazi; šta će sada izmisliti Čovićev direktor Granične policije: Na ovom mjestu je granica BiH šuplja kao sir…, Slobodna Bosna, 6 nëntor 2019, https://www.slobodna-bosna.ba/vijest/132351/procurili_dokazi_sta_ce_sada_izmisliti_chovicev_direktor_granichne_policije_na_ovom_mjestu_je_granica_bih_suplja_kao_sir.html. ↩
-
A Terzić, Otvorena južna ruta: Sve više migranata preko Trebinja do Zapada, Anadoly Agency, 22 dhjetor 2017, https://www.aa.com.tr/ba/balkan/otvorena-južna-ruta-sve-više-migranata-preko-trebinja-do-zapada/1012210. ↩
-
Akcija policije BiH i Hrvatske na Savi, hapšenja zbog krijumčarenja migranata, N1 BiH, 22 shtator 2021, https://ba.n1info.com/vijesti/akcija-policije-bih-i-hrvatske-na-savi-hapsenja-zbog-krijumcarenja-migranata/. ↩
-
N N, Osuđen bračni par iz Trebinja zbog šverca heroina iz BiH u Hrvatsku, Nezavisne novine, 10 korrik 2019, https://www.nezavisne.com/novosti/hronika/Osudjen-bracni-par-iz-Trebinja-zbog-sverca-heroina-iz-BiH-u-Hrvatsku/547591. ↩
-
M Sadiković and Dž Halimović, Ilegalna trgovina oružjem iz BiH ka Evropi, Radio Slobodne Evrope, 30 prill 2021, https://www.slobodnaevropa.org/a/ilegalna-trgovina-oruzjem-u-bosni-i-hercegovini/31229561.html. ↩
-
Ahmet Kalajdžić, Zbog krijumčarenja oružja Francuzima po pet, a švicarskom gastarbajteru tri mjeseca zatvora, Dubrovački Vjesnik, 5 mars 2022, https://dubrovacki.slobodnadalmacija.hr/dubrovnik/vijesti/crna-kronika/zbog-krijumcarenja-oruzja-francuzima-po-pet-a-svicarskom-gastarbajteru-tri-mjeseca-zatvor-1173033 dhe Zajedničkom akcijom hrvatske i francuske policije razotkriveno krijumčarenje oružja namijenjenog Francuskoj, Republika Hrvatska Policijska uprava dubrovačko-neretvanska, 30 mars 2022, https://dubrovacko-neretvanska-policija.gov.hr/novosti/zajednickom-akcijom-hrvatske-i-francuske-policije-razotkriveno-krijumcarenje-oruzja-namijenjenog-francuskoj/14320. ↩
-
USKOK – Hrvatski državljani uhapšeni zbog krijumčarenja oružja i eksploziva iz BiH, Radio Sarajevo, 19 dhjetor 2018, https://radiosarajevo.ba/vijesti/bosna-i-hercegovina/hrvatski-drzavljani-uhapseni-zbog-krijumcarenja-oruzja-i-eksploziva-iz-bih/321802. ↩
-
G Obradović, Ekskluzivni detalji akcije „Storidž 2“ Kriminalci iz Gradiške prodavali oružje Velji Nevolji, do njih odveli dokazi iz kuće strave, Srpskainfo, 10 dhjetor 2021, https://srpskainfo.com/ekskluzivni-detalji-akcije-storidz-2-kriminalci-iz-gradiske-prodavali-oruzje-velji-nevolji-do-njih-odveli-dokazi-iz-kuce-strave/. ↩
-
M Aščić, Kako je aplikacija „Sky“ raskrinkala opasnu narkobandu iz Bosanske Gradiške: Na prodaji pištolja zaradili 100.000 KM!, Avaz, 6 janar 2022, https://avaz.ba/vijesti/bih/708294/kako-je-aplikacija-sky-raskrinkala-opasnu-narkobandu-iz-bosanske-gradiske-na-prodaji-pistolja-zaradili-100-000-km. ↩
-
Po aty. ↩
-
G Obradović, Ekskluzivni detalji policijske akcije „Storidž 2“ Kriminalci iz Gradiške prodavali oružje Velji Nevolji, do njih odveli dokazi iz kuće strave u Ritopeku, Blic, 10 dhjetor 2021, https://www.blic.rs/vesti/republika-srpska/ekskluzivni-detalji-policijske-akcije-storidz-2-kriminalci-iz-gradiske-prodavali/0hgvleb. ↩
-
Podignuta optužnica protiv dvije osobe optužene za međunarodno krijumčarenje oružja i vojne opreme, Tužilaštvo Bosne i Hercegovine, 17 janar 2020, http://www.tuzilastvobih.gov.ba/index.php?id=4397&jezik=b. ↩
-
Podignuta optužnica protiv četiri osobe optužene za međunarodno krijumčarenje oružja i vojne opreme, Tužilaštvo Bosne i Hercegovine, 7 maj 2021, http://www.tuzilastvobih.gov.ba/index.php?id=4885&jezik=b. ↩
-
Otkriven lanac švercera oružja iz BiH u Francusku, uhićen čovjek iz Zvornika, Index, 7 gusht 2021, https://www.index.hr/vijesti/clanak/otkriven-lanac-svercera-oruzja-iz-bih-u-francusku-uhicen-covjek-iz-zvornika/2295755.aspx. ↩
-
Intervistë me një kriminel të dënuar nga Trebinja, i cili ka qenë i përfshirë në rishitjen e armëve dhe i njeh kontrabandistët, rrugët e kontrabandimit dhe çmimet për kontrabandimin. Trebinje, 7 janar 2022. ↩