Pretendimet për foshnja të zhdukura vazhdojnë të jenë makthi i Serbisë.
Tregjet kriminale shpesh i trajtojnë qeniet njerëzore si komoditete. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore sillen dhe shitet kryesisht për punë të detyruar ose seks, ndërsa migrantët kontrabandohen kundrejt një çmimi, ndonjëherë në kushte ku humbin jetën. Ekziston madje edhe një treg i zi për foshnjat.
Gjatë 70 viteve të fundit, pretendohet se nga maternitetet në mbarë Serbinë janë zhdukur 10 000 foshnje në rrethana të dyshimta.1 Historia është gjithmonë e njëjta: prindërve u thuhet se foshnja vdiq pas lindjes, por atyre nuk u lejohet ta shohin trupin e foshnjës dhe as u thuhet se ku është varrosur. Në vitin 2018, një nënë dëshmoi në lidhje me rastin që i kishte ndodhur në vitin 1988: “Erdhi një doktor dhe më tha… që më kishte vdekur foshnja. Më tha që do të ishte mirë që të mos e shihja foshnjën e vdekur sepse atë pamje nuk do ta harroja sa të isha gjallë.”2
Foshnjat filluan të zhdukeshin gjatë periudhës komuniste në ish-Jugosllavi. Në atë kohë, shumë prindër nuk mund ta imagjinonin mungesën e informacioneve rreth vdekjes së fëmijëve të tyre. Por në komunizëm, njerëzve nuk u lejohej ta vinin në pikëpyetje narrativën zyrtare.3 Një nënë bëri këtë vrojtim: “Në atë kohë, në atë sistem, çdo grua që orvatej të akuzonte ndonjë doktor dhe të vinte në pikëpyetje vdekjen e papritur të fëmijës deklarohej e çmendur.”4
Për shumë vite, zhdukja e foshnjave nga pavijonet e materniteteve të Serbisë ishte sekret që e dinin të gjithë.5 Por kjo situatë ndryshoi në vitin 2013 kur nëna e një foshnje të zhdukur, Zorica Jovanoviç (Zorica Jovanović) fitoi një rast kundër Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.6 Rasti i ishte paraqitur Gjykatës pasi autoritetet serbe i kishin mohuar vazhdimisht qasje Jovanoviçit në informacione në lidhje me fatin e fëmijës së saj, i cili gjoja kishte vdekur në vitin 1983 ndërkohë që ishte në përkujdesjen e një spitali shtetëror. Rasti u përqendrua në nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili parashikon të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare. Jovanoviçi u dëmshpërblye me 10 000 euro për dëme jomateriale sepse gjykata konstatoi se Serbia kishte dështuar t’i jepte asaj informacione të besueshme në lidhje me fatin e të birit. Asaj nuk i ishte dorëzuar kurrë trupi i të birit dhe as nuk ishte informuar se ku pretendohej se ishte varrosur. Krahas kësaj, vdekja e tij nuk ishte hetuar kurrë si duhet dhe as nuk ishte regjistruar në dokumente zyrtare. Gjithashtu, gjykata e urdhëroi Serbinë të merrte të gjitha masat për të krijuar një mekanizëm me qëllim ofrimin e korrigjimeve individuale për të gjithë prindërit që janë në një situatë të ngjashme.
Serbia arriti vetëm në vitin 2020 që të miratonte legjislacionin për foshnjat e zhdukura.7 Qeveria ngriti një komision për të mbledhur fakte për statusin e të gjithë fëmijëve të sapolindur që dyshohet se janë zhdukur nga maternitetet e Serbisë dhe për t’i kompensuar prindërit me deri në 10 000 euro. Në atë kohë, shumë njerëz dëshmuan publikisht për rastet e tyre. Një nënë tregoi se si e llahtariste mendimi se dikush mund të varroste një fëmijë pa vënë në dijeni prindërit dhe vendosi të raportonte rastin e saj menjëherë pasi Serbia miratoi ligjin.
Deri më tani, gjithsej 694 aplikantë (kryesisht nga Beogradi) kanë dorëzuar kërkesa për të filluar procedurën për përcaktimin e fatit të foshnjave të sapolindura të cilat besohet se janë zhdukur nga një prej materniteteve të vendit.8 Ana Stameniçi (Ana Stamenić), gjyqtare e Njësisë Speciale të Gjykatës së Lartë për Parandalimin e Korrupsionit në Novi Sad, vuri në dukje në korrik të vitit 2021 se, megjithëse është zgjidhur një rast, 99 të tjerë janë ende në pritje.9
Fotoja: N1
Megjithatë, sa vjen e rriten shpresat për zgjidhjen e të paktën disa rasteve. Në shtator të vitit 2021, Mlagjan Radivojeviçi (Mlađan Radivojević), pasi bëri shumë analiza ADN-je, arriti të gjente prindërit e tij biologjikë dhe të provonte se ishte rrëmbyer nga spitali në Serbi para 40 vjetësh.10
Si organizohet TREGU?
Ndonëse nuk ka dyshim se vjedhja e foshnjave është vepër rrënqethëse, a mund të konsiderohet ajo lloj i krimit të organizuar? Konventa e Kombeve të Bashkuara “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” i përkufizon grupet kriminale si grupe të strukturuara me tre ose më shumë njerëz, të cilat ekzistojnë për një periudhë kohore me qëllim arritjen e fitimeve monetare të paligjshme.11
Në Serbi, adoptimi i paligjshëm duket se është mënyra kryesore e vjedhjes së foshnjave nga prindërit e tyre biologjikë. Në këto raste, një grua që nuk ekziston, regjistrohet në dokumente si nënë. Më pas, përdoren dokumente të falsifikuara me të cilat ajo e jep fëmijën për adoptim.12
Procedura e paligjshme e adoptimit zgjat rreth një javë. Ky proces zakonisht realizohet nga agjencitë e ndërmjetësimit juridik ose avokatët që i pajisin blerësit me kontaktet e nevojshme. Për një tarifë prej rreth 10 000 dollarësh amerikanë (çmimi në vitin 1998)13, ata bëjnë të gjitha letrat dhe merren me dorëzimin, logjistikën dhe akomodimin.
Ndonjëherë, nga dëshmitë del se në procesin e falsifikimit të dokumenteve të fëmijës përfshihen edhe zyrtarë shtetërorë. Këta raportohet se kanë futur në listë gra joekzistente si nëna në dokumente zyrtare ose kanë krijuar dokumente ku nëna heq dorë nga foshnja dhe e jep për adoptim.14 Ndonjëherë, gabimet kanë nxjerrë në dritë bashkëfajësinë e tyre, p.sh. në rastet kur fëmijët pa emra dhe mbiemra ose pa emrat e prindërve ishin regjistruar në dokumente zyrtare, vepër kjo që bie ndesh me ligjin.15 Ka pasur edhe raste ku kompanitë e funeraleve deklaronin se fëmija që gjoja ka vdekur nuk mbërriti kurrë te varrezat dhe se nuk është varrosur ose djegur.16 Në një incident tjetër, u zbulua se skedarët për 29 foshnja të adoptuara midis viteve 1976 dhe 1981 ishin zhdukur nga ambientet e një qendre serbe për punë sociale.17
Është raportuar se pjesëmarrës në këto skema janë edhe doktorët. Një grua amerikane, që adoptoi një foshnje nga Serbia në vitin 1998, pohoi se i kishte paguar një doktori 2 800 dollarë amerikanë dhe i kishte dhuruar 1 000 dollarë amerikanë një materniteti për të lehtësuar procedurën e adoptimit.18 Ka pasur edhe raste ku doktorët pretendohet se kanë ndërmjetësuar për shitjen e paligjshme të fëmijëve ose kanë nënshkruar certifikatat e lindjes dhe vdekjes së fëmijëve.19 Në një letër nga një maternitet në Novi Sad thuhej se në vitin 2019 në maternitet kishte pasur 72 lindje të vdekura dhe se të gjithë foshnjat ishin dërguar në një varrezë të caktuar. Megjithatë, shërbimi i varrezave deklaronte se në vitin 2019 kishte pranuar trupat e vetëm 15 foshnjave të vdekura nga ky maternitet.20 Duke marrë parasysh bashkëpunimin e dukshëm midis avokatëve, doktorëve dhe zyrtarëve shtetërorë, këto skema adoptimi mund të konsiderohen si lloj i krimit të organizuar.
Një problem më i gjerë
Ky krim nuk është krim që ndodh vetëm në Serbi. Për shembull, midis viteve 1950 dhe 1990, në Spanjë, më shumë se 50 000 foshnja raportohet se u janë vjedhur nënave.21 Mënyra e veprimit ishte e ngjashme me atë në Serbi: nënës biologjike i thuhej se foshnja kishte vdekur pak kohë pas lindjes, ndërkohë që fëmija i sapolindur ishte dhënë për adoptim, në mënyrë të tillë që dukej sikur prindërit birësues ishin prindërit biologjikë.22
Ekziston nevoja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t’i vënë fre adoptimit të paligjshëm në mbarë botën. Pas një kërkese zyrtare, në shkurt të vitit 2021, Holanda pezulloi të gjitha adoptimet nga jashtë vendit.23 Krahas kësaj, në gusht të vitit 2021, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyruara e detyroi Zvicrën të hetonte adoptimet e paligjshme nga Sri Lanka të cilat ishin bërë përgjatë 3 dekadash, duke filluar në vitet 1970.24 Dikush mund të shpresojë se tani që Serbia ka miratuar ligjin e ri dhe po i kushton më shumë vëmendje këtij krimi në vend dhe jashtë shtetit, rreziku i zhdukjes së foshnjave do të ulet në të ardhmen.
Megjithatë, duket se po shfaqet një rrezik tjetër: një treg i zi për embrionet në Serbi dhe në Ballkan.25 Në vitin 2019, policia në Greqi gjurmoi 24 shitje embrionesh.26 Presidenti i Shoqatës së Foshnjave të Zhdukura të Vojvodinës i ka paralajmëruar prindërit se Serbia nuk është imune ndaj këtij krimi.27 Edhe pse është e vështirë ta besosh, tregu i foshnjave të vjedhura mund të plotësohet me një treg embrionesh të vjedhura, treg ky që është duke u shfaqur.28
Shënime
-
Pas muajsh të tërë hetimi, i cili mbuloi disa ministri, autoritete të vetëqeverisjes lokale dhe institucione të kujdesit shëndetësor dhe institucione të tjera, Avokati i Popullit i Serbisë identifikoi një numër lëshimesh në punën e autoriteteve publike kompetente dhe të institucioneve me kompetenca publike, të cilat renditen në pjesët përkatëse të “Raportit të Mbrojtësit të Qytetarëve për të ashtuquajturit “raste të foshnjave të zhdukura” me rekomandime”, Mbrojtësi i Qytetarëve, Beograd, 29 korrik 2010, https://www.ombudsman.org.rs/attachments/article/117/Missing%20babies%20cases%20report%20-%20Serbian%20ombudsman.doc. ↩
-
Adriana Jankovic, ‘Idi kući, rađaćeš još Potresne ispovesti roditelja koji sumnjaju da su im deca ukradena u porodilištu, Blic, 12 shkurt 2018, https://www.blic.rs/vesti/drustvo/idi-kuci-radjaces-jos-potresne-ispovesti-roditelja-koji-sumnjaju-da-su-im-deca/ls1hl1f. ↩
-
Missing Babies [Foshnjat e zhdukura], Off The Grid, TRT World, 18 shkurt 2020, https://www.youtube.com/watch?v=KXDPx7YFWnk. ↩
-
Adriana Jankovic, ‘Idi kući, rađaćeš još Potresne ispovesti roditelja koji sumnjaju da su im deca ukradena u porodilištu, Blic, 12 shkurt 2018, https://www.blic.rs/vesti/drustvo/idi-kuci-radjaces-jos-potresne-ispovesti-roditelja-koji-sumnjaju-da-su-im-deca/ls1hl1f. ↩
-
Alternative Report on the implementation of the International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights in Serbia and Montenegro [Raporti alternativ për zbatimin e konventës ndërkombëtare “Për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore në Serbi dhe Mal të Zi”], ASTRA, 2005, https://www.astra.rs/en/alternative-report-committee-economic-social-cultural-rights-2005/. ↩
-
Zorica Jovanović v. Serbia, Kërkesa nr. 21794/08, GJEDNJ, 9 shtator 2013, https://hudoc.echr.coe.int/fre#{%22appno%22:[%2221794/08%22],%22documentcollectionid2%22:[%22JUDGMENTS%22,%22DECISIONS%22],%22itemid%22:[%22001-118276%22]}. ↩
-
Zyrtarisht, ai njihet me emrin “ligji “Për përcaktimin e fakteve rreth statusit të fëmijëve të sapolindur që dyshohet se janë zhdukur nga maternitetet në Republikën e Serbisë””. ↩
-
Zorica Jovanović v. Serbia, Kërkesa nr. 21794/08, ECHR, 9 shtator 2013, gjendja e ekzekutimit, https://hudoc.exec.coe.int/ENG?i=004-7011. ↩
-
U novosadskom sudu navala je sudskih sporova o nestalim bebama, Dnevnik, 8 korrik 2021, https://www.dnevnik.rs/hronika/u-novosadskom-sudu-najezda-sudskih-predmeta-o-nestalim-bebama-08-07-2021. ↩
-
Ljiljana Raičević, “Sad imam sestru, majku, brata i znam čiji sam” – jedan slučaj otetih beba danas dobio epilog, Radio Television Serbia, 30 shtator 2021, https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/125/drustvo/4533049/bebi-afera-otet-bebe-epilog-sud-krusevac.html. ↩
-
Përkufizimi i plotë jepet në nenin 2 (a) të Konventës së Kombeve të Bashkuara “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”: ‘”Grup i krimit të organizuar” është një grup i strukturuar, i përbërë nga tre ose më shumë persona, që ekziston për një periudhë kohe dhe ku anëtarët veprojnë në bashkërendim me qëllim kryerjen e një ose më shumë krimeve ose veprave të rënda penale, të parashikuara në këtë Konventë, me qëllim që të sigurojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale.’ https://www.unodc.org/documents/treaties/UNTOC/Publications/TOC%20Convention/TOCebook-e.pdf. ↩
-
Slavica Tuvić, Mlađan iz Adrana kaže da je pronašao biološke roditelje i da je to prvi razrešen slučaj afere „nestalih beba“, Euronews Serbia, 1 tetor 2021, https://www.euronews.rs/srbija/drustvo/19055/mladan-iz-adrana-kaze-da-je-pronasao-bioloske-roditelje-i-da-je-to-prvi-razresen-slucaj-afere-nestalih-beba/vest. ↩
-
Amerikanka priznala da je kupila bebu iz Srbije, platili 10.000 dolara, Večernji list, 22 tetor 2020, https://www.vecernji.ba/vijesti/amerikanka-priznala-da-je-kupila-bebu-iz-srbije-platili-10-000-dolara-1440487. ↩
-
V. Crnjanski Spasojevic, Ukradeno 29 dosijea o “nestalim bebama”, Novosti, 21 maj 2019, https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html:795819-Ukradeno-29-dosijea-o-nestalim-bebama. ↩
-
Trafikimi i qenieve njerëzor në Republikën e Serbisë, Raporti për periudhën 2000-2010, ASTRA, 2011, https://www.astra.rs/en/human-trafficking-serbia-report-period-2000-2010/. Skanimet e disa prej dokumenteve që përmbajnë lëshimet e përmendura mund të gjenden në librin: Ristović M., Trgovina bebama u Srbiji- rođeni da nestanu. Nis: Ristović M.2006, pg 20, 53, 89, 92, http://www.kradjabeba.org/files/knjiga_rodjeni%20da%20nestanu.pdf; Report of the Board of Inquiry Charged with Ascertaining the Truth about New-born Babies Abducted from Maternity Wards in Several Serbian Cities (2005) [Raporti i Bordit Hetimor të ngarkuar me zbardhjen e së vërtetës për foshnjat e sapolindura të rrëmbyera nga maternitetet në disa qytete të Serbisë] - Raport nga Bordi Hetimor i krijuar nga parlamenti i republikës me qëllim që të ndihmojë prindërit që besojnë se foshnjat e tyre të sapolindura janë zhdukur. Në raportin e tij, Bordi përshkruan vëzhgimet e bëra duke u mbështetur në hetime dhe intervista me një numër prindërish në seanca private. ↩
-
The ‘missing babies’ scandal [Skandali i “foshnjave të zhdukura”], European Implementation Network, 5 dhjetor 2019, https://www.einnetwork.org/blog-general/2019/12/5/the-missing-babies-scandal. ↩
-
V. Crnjanski Spasojevic, Ukradeno 29 dosijea o “nestalim bebama”, Novosti, 21 maj 2019, https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html:795819-Ukradeno-29-dosijea-o-nestalim-bebama. ↩
-
Amerikanka priznala da je kupila bebu iz Srbije, platili 10.000 dolara, Večernji list, 22 tetor 2020, https://www.vecernji.ba/vijesti/amerikanka-priznala-da-je-kupila-bebu-iz-srbije-platili-10-000-dolara-1440487. ↩
-
Ana Jankovic Jovanovic, The ‘missing babies’ scandal [Skandali i “foshnjave të zhdukura”], European Implementation Network, 5 dhjetor 2019, https://www.einnetwork.org/blog-general/2019/12/5/the-missing-babies-scandal. ↩
-
Bez Ustrucavanja: Ana Pejić i Dragoslava Šaponja - dokazi o krađi beba u Srbiji postoje!, 11 nëntor 2020, https://www.youtube.com/watch?v=oReNLEmzo8A&t=1085s. ↩
-
Graham Keeley, More than 50,000 babies stolen from Spanish mothers under Franco era laws [Më shumë se 50 000 foshnja u janë vjedhur nënave spanjolle gjatë kohës së ligjeve të Frankos], Independent, 16 mars 2021, https://www.independent.co.uk/news/world/europe/spain-babies-mothers-stolen-law-franco-b1817860.html. ↩
-
Cristina Fernández-Pacheco Estrada, On the prosecution of “stolen babies” cases in Spain [Mbi ndjekjen penale të rasteve të “foshnjave të vjedhura” në Spanjë], Criminal Law Forum, 31, 415–460. ↩
-
Dutch suspend foreign adoptions after abuses found [Holandezët pezullojnë adoptimet nga jashtë vendit pas zbulimit të abuzimeve], BBC, 8 shkurt 2021, https://www.bbc.com/news/world-europe-55982542. ↩
-
Dorian Burkhalter, UN body puts illegal adoptions in new, criminal light [Organi i OKB-së i vendos adoptimet e paligjshme nën një dritë të re penale], Swissinfo.ch, 30 gusht 2021, https://www.swissinfo.ch/eng/un-body-puts-illegal-adoptions-in-new–criminal-light/46905860. ↩
-
Proverava se anonimna prijava: Da li su pojedini tužioci i funkcioneri u BiH umešani u nezakonitu trgovinu jajnim ćelijama?, Blic, 5 maj 2018, https://www.blic.rs/vesti/republika-srpska/proverava-se-anonimna-prijava-da-li-su-pojedini-tuzioci-i-funkcioneri-u-bih-umesani-u/5tt984v; Crno tržište embriona u Srbiji Žene kupuju plod za 5.000 evra, a to sa sobom nosi seriju opasnosti, Blic, 20 maj 2018, https://www.blic.rs/vesti/drustvo/crno-trziste-embriona-u-srbiji-zene-kupuju-plod-za-5000-evra-a-to-sa-sobom-nosi/l7fqs3k; Embrije iz BiH švercali i u Izrael, pokrenuta istraga, VL, 30 janar 2014, https://www.vecernji.ba/crna-kronika/embrije-iz-bih-svercali-i-u-izrael-pokrenuta-istraga-918089; Sumnje u šverc jajnih ćelija!, Novosti, 2 prill 2013, https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/hronika/aktuelno.291.html:427487-Sumnje-u-sverc-jajnih-celij. ↩
-
Afera “nestale bebe” u Grčkoj Uhapšeno 12 osoba, osumnjičeni odbacuju optužbe, Blic, 28 shtator 2019, https://www.blic.rs/vesti/svet/afera-nestale-bebe-u-grckoj-uhapseno-12-osoba-osumnjiceni-odbacuju-optuzbe/30e2elg. ↩
-
Ko nam i dan danas krade bebe u Srbiji?, Posle rucka, Tv Happy, 28 prill 2021, https://www.youtube.com/watch?v=-tcmjvK2LOE&t=4900s. ↩
-
Elvira Krithari, Making babies, pushing boundaries: The great Greek fertility market [Bërja e fëmijëve, shtyrja e kufijve: Tregu i madh grek i fertilitetit], Balkan Insight, 9 korrik 2021, https://balkaninsight.com/2021/07/09/making-babies-pushing-boundaries-the-great-greek-fertility-market/; Top Italian fertility doctor Severino Antinori arrested [Arrestohet Severino Antinori, doktori më i mirë i Italisë në fushën e fertilitetit], BBC, 14 maj 2016, https://www.bbc.com/news/world-europe-36293549; Proverava se anonimna prijava: Da li su pojedini tužioci i funkcioneri u BiH umešani u nezakonitu trgovinu jajnim ćelijama?, Blic, 5 maj 2018, https://www.blic.rs/vesti/republika-srpska/proverava-se-anonimna-prijava-da-li-su-pojedini-tuzioci-i-funkcioneri-u-bih-umesani-u/5tt984v; Tužiteljstvo: Sud je teško pogriješio oslobodivši Asima Kurjaka, Jutarnji, 2 gusht 2009, https://www.jutarnji.hr/vijesti/tuziteljstvo-sud-je-tesko-pogrijesio-oslobodivsi-asima-kurjaka-2829317; UC Irvine fertility scandal isn’t over [Nuk ka të mbaruar skandali i fertilitetit në qendrën “UC”], LA Times, 20 janar 2006, https://www.latimes.com/archives/la-xpm-2006-jan-20-me-uci20-story.html. ↩