Mirënjohje

“Buletini i rreziqeve” është rezultat i punës së Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore (“SEE-Obs”) të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

SEE-Obs-ja është platformë që bashkon dhe fuqizon aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i platformës është t’i mundësojë shoqërisë civile të identifikojë, analizojë dhe vendosë në hartë prirjet kriminale dhe ndikimin që ato kanë në prurjet e paligjshme financiare, qeverisje, zhvillim, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe shtetin ligjor. SEE-Obs-ja mbështet shoqërinë civile në monitorimin që ajo u bën dinamikave kombëtare dhe prirjeve më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar. Platforma “SEE-Obs” u themelua si rezultat i Samitit të vitit 2018 të Vendeve të Ballkanit në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë Safet Musiçin (Safet Musić), Rusmin Hërnjiçin (Rusmin Hrnjić), Milosh Katiçin (Miloš Katić) dhe Ana Profoziçin (Ana Profozić) për kontributet e tyre të vyera.