Krijimi i vizionit të përbashkët, dhe të ‘paprekshmit’: Rrjeti Ballkanik i Kriminologjisë.
Dr Anna-Maria Getos Kalac, themeluese dhe bashkë-udhëheqëse e Kriminologjisë Ballkanike, dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Drejtësisë, flet për përforcimin e rrjeteve dhe ndarjen e silove ndërmjet akademisë, shoqërisë civile, medias dhe praktikantëve të drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor, dhe për rolin e akademisë në luftimin e korrupsionit.
A mund të na tregoni për platfomën e Kriminologjisë Ballkanike: pse është e nevojshme dhe çfarë bën?
Kur unë përfundova studimet e doktoraturës (PhD) në Institutin Max Planck për studimin e krimit, sigurisë dhe drejtësisë (në Frajburg, Gjermani), unë kërkova diçka të ngjajshme në Ballkan. Por shumica e instituteve të mëdha të kriminologjisë në ish Jugosllavi nuk ishin më aktive. Prandaj u përpoqa që të lidhem me kolegë që kishin mendime të ngjajshme në Europën Juglindore – njerëz në fushën time për të ndarë ide dhe për të punuar me ato. Gjithashtu e kuptova se meqë krimi i organizuar është transnacional, për ta studiuar atë nevojitet një përgjigje transacionale në komunitetin e hulumtimit. Reth dhjetë vite më parë, unë fillova të kërkojë të paktën një kontakt domethënës në çdo shtet Ballkanik. Dhe kështu ka filluar Kriminologjia Ballkanike, si një rrjet i hulumtuesve të rinj.
Në bëm projekte bashkë, si hartëzimi i krimit të organizuar në rajon, duke parë viktimologjinë dhe hetimin e situatës në burgje. Ne takoheshim sa herë që ishte e mundur për konferenca, punëtori dhe seminare. Mendoj që ka ndihmuar se kishim mendime të ndryshme nga gjeneratat e vjetra: nuk ishim shumë të interesuar në historinë e fundit të rajonit apo në çështjet që kanë të bëjnë me përkatësinë etnike. Ne jemi grumbulluar bashkë si hulumtues, akademikë, prokurorë publike, nga njerëz nga shoqëria civile që dëshirojnë të mësojnë njëri nga tjetri.
Si e sqaroni faktin, apo të paktën perceptimin, që ka një incidencë të lartë të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, por pothuajse asnjë hulumtim rreth tij nuk buron nga rajoni?
Në akademi ka një fokus të fuqishëm mbi botimin. Shumë nga revistat e respektuara ndërkombëtare të kriminologjisë janë të botuara në anglisht. Ky është një hendikep për personat nga Ballkani Perëndimor të cilët nuk shkruajnë mirë në anglisht apo nuk mund të përballojnë një redaktor. Prandaj, edhe nëse disa ekspertë të kriminologjisë nga rajoni kanë të dhëna të mira, ata rrallëherë kanë mundësinë për të publikuar ato. Hulumtuesit që janë jashtë rajonit përpiqen që të publikojnë, por shpeshherë pa njohurinë e tyre empirike apo një të kuptuar të mirë të situatës lokale. Ndërmjet janë OJQ-të: ata janë rrallëherë kriminolog dhe nuk respektojnë të njëjtjat standarde të botimit si edhe akademikët. Por ata njohin rajonin, kanë mundësi që të publikojnë brenda rajonit dhe kanë resurse të mjaftueshme meqënëse ata mund të marrin para nga donatorët. Ata nuk mbështeten vetëm në financimin publik, si universitetet.
Dikush njëherë ka përshkruar kriminelët nga Ballkani Perëndimor se ende operojnë në ‘Jugosferë’. Kur analizojmë krimin e organizuar, a e konsideroni Ballkanin si një hapësirë të vetme kriminologjike?
Absolutisht. Rajoni është një hapësirë kriminale sui generis, ku shtetet rajonit kanë histori të ngjajshme, korniza ligjore dhe tregje kriminale. Sigurisht që ka faktorë të përbashkët që dallojnë rajonin nga perspektiva sociologjike dhe kriminologjike. Fatkeqësisht, për këtë arsye nocioni “Ballkani” shpesh përdoret në mënyrë peorative.
Cilat janë sfidat në sjelljen e njerëzve nga shtetet dhe disiplinat e ndryshme të cilët studiojnë dhe analizojnë krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor?
Sfida kryesore për të sjellur bashkë njërëzit nga rajoni është mungesa e resurseve. Pothuajse nuk ka pengesa tjere. Edhepse ka relativisht pak gazetarë akademikë hulumtues dhe njerëz nga shoqëria civile në rajon të cilët janë fokusuar në krimin e organizuar dhe korrupsion, ata takohen rrallëherë. Prandaj, çdo vit që nga vitit 2014 – duke falënderuar Institutin Max Planck dhe tani Fondin e resistencës GI-TOC – Kriminologjia Ballkanike ka organizuar një kurs një javor në Dubrovnik mbi hulumtimin e krimit në Ballkan. Në Ballkan, ka një traditë të fuqishme të njerëzve që mbështeten në kontaktet dhe rrjetat personale. E njëjta qasje duhet të zbatohet edhe për hulumtuesit që punojnë në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është arsyeja se pse ky takim vjetor është aq i rëndësishëm: për të ndarë silot, të bëhen kontakte të reja, të mësohet nga njëri tjetri dhe të takohemi joformalisht.
A mund të na tregoni disa prej sfidave me të cilat jeni përballur në Kroaci në aspekt të financimit publik të hulumtimeve.
Korrupsioni dhe lidhjet që diktojnë shumë atë se si funksionojnë gjërat në rajonin tonë, gjithashtu ndikojnë në atë nëse projekti juaj merr financim publik. Ne gjithashtu hasim në vështirësi në aplikimin dhe administrimin e granteve të hulumtimit nga jashtë vendit. Në shumë raste, proceset janë më të vështira nga ajo që mund të përballojnë resurset tona të kufizuara njerëzor.
Si do ta karakterizonit situatën e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor?
Tregjet apo grupet kriminale në Ballkanin Perëndimor nuk janë më domethënëse se ata në pjesën tjetër të botës.
Problemi më i madh këtu është ndikimi i krimit të organizuar mbi shtetin. Ka afaristë kryesorë të cilët kanë lidhje me politikanët dhe zyrtarë në sektorin e sigurisë.
Këta njerëz kanë ndikim dhe fuqi – unë i quaj ata ‘të parprekshmit’. Ky lloj i krimit të organizuar është kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe qeverisjen në Ballkan.
Çfarë bëni që më shumë hulumtues të rinj në Ballkanin Perëndimor të interesohen në studimin e krimit të organizuar? Dhe si mund të ndihmojë arsimi për të dhënë një kulturë të ligjshmërisë dhe integritet?
Është thelbësore që të zhvillohet një gjeneratë e re e hulumtuesve dhe të sillen ata bashkë përmes një platforme si Kriminologjia Ballkanike. Neve gjithashtu na nevojiten më shumë kontakte ndër-disiplnore dhe projekte të përbashkëta. Sa i përket mësimdhënies të kulturës të ligjshmërisë, unë mendoj se ju mund të bëni ndryshim në nivel të universitetit, për shembull në fakultetin e drejtësisë. Por nuk kam iluzione: ka kufij të asaj që ne mund të bëjmë nëse i tërë sistemi është i korruptuar.
Rrjeti ballkanik i Kriminologjisë, i themeluar në vitin 2013, është krijuar për të ndërtuar rezistencë ndaj krimit të organizuar dhe kapjes kriminale të shtetit në Evropën Juglindore. I mbështetur nga Fondi i resistencës GI-TOC, rrjeti sjell bashkë akademikët, gazetarët, profesionistët e drejtësisë penale dhe OJQ-të të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkan.