Mirënjohje
Ky Buletin i rrezikut është rezultat i Iniciativës globale të shoqërisë civile kundër krimit të organizuar transnacional për luftimin e krimit të organizuar në Europën Juglindore (Obs-EJL).
Obs-EJL është një platfomë që lidh dhe fuqizon aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Ka për qëllim t’i mundësojë shoqërisë civile të identifikojë, analizojë dhe mapojë tendenca kriminale, dhe ndikimin e tyre në flukset e kundërligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe sundimin e ligjit. Obs-EJL mbështet shoqërinë civile në monitorimin e tyre të dinamikës nacionale dhe trendet më të gjëra rajonale dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar. Obs-EJL është filluar si rezultat i Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në vitin 2018 në Londër, që është pjesë e Procesit të Berlinit.
Ne do të dëshirojmë të falemnderojmë Safet Mushiç dhe Ivica Simonovski për kontributet e tyre të vlefshme.