Rrjeti i kapur shqiptar i kokainës drejtohet nga burgu në Ekuador.
Më 17 shtator të vitit 2020, Europoli ka lëshuar informacionin për operacionin e madh ndërkombëtar që ka shkatërruar Kompaninë Bello, një nga rrjetet shqip-folës më aktive të trafikimit të kokainës në Europë.1 Më shumë se 20 persona janë arrestuar pas një hetimi pesë-vjeçar të udhëhequr nga policia italiane dhe që përfshin agjencitë ligjzbatuese nga dhjetë shtete. Gjatë bastisjeve, reth katër ton kokainë dhe reth 5.5 milion € në para të gatshme janë konfiskuar nga ajo që u përshkrua si një sindikatë kriminale tejet profesionale.
Sipas Europolit, kreu i organizatës, një person 40 vjeçar i kombësisë shqiptare me qendër në Ekuador, ka përdorur teknologji të sofistikuar të koduar të komunikimit për të negociuar drejtëpërdrejtë me kartelët e drogës në Amerikën e Jugut; ka arranzhuar dërgesa të mëdha të kokainës në portet e mëdha në Europë; dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri, ka organizuar shpërndarjen e drogës në Europë. Kokaina është kontrabanduar përtej kufijve europian e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura të përpunuara.
Kriminelët me sa duket kanë pastruar të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësorë të dërgesave të origjinës kineze që njihet sifei ch’ien, që është i ngjajshëm me hawala. Media shqiptare ka spekuluar se drejtuesi është një person që quhet Dritan Rexhepi.2 Është interesante, Rexhepi ka qënë i burgosur në Ekuador për gjashtë vitet e fundit që nga arrestimi i tij në gusht të vitit 2014 për tregti me drogë.
Rexhepi ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në arrati. Ai është kërkuar për vrasjen e dy policëve në Shqipëri pasi arratisjes nga paraburgimi në vitin 2006. Pasi është arrestuar në Hollandë në vitin 2008, ai është ekstraduar në Itali. Në prill të vitit 2011, përderisa ka qënë në vuajtje të dënimit me burg për trafikim të drogës, ai është arratisur nga një burg në Pavia.3 Pas disa muajsh, ai është akuzuar për grabitje të bankës dhe është arrestuar në Spanjë, por është ekstraduar në Belgjikë ku po kërkohej për trafikim të drogës. Atje është arratisur për herë të tretë nga burgu, derisa është arrestuar në Ekuador në vitin 2014.4
© Shutterstock/Al’fred
Ky kriminel famëkeq mund të luajë një rol udhëheqës në koordinimin e operacioneve të tilla masive të trafikimit të kokainës nga qelia e tij e burgut në Ekuador, e kjo tregon jo vetëm fuqinë e rrjeteve kriminale shqiptare që funksionojnë jashtë Ballkanit Perëndimor, por edhe dobësinë e sistemit të drejtësisë penale në Ekuador.
Një raport i GI-TOC i korrikut të vitit 20205 ‘Tentakulat transnacionale: Pikat e nxehta globale të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor’ përshkruan se si gjatë njëzet viteve të fundit, grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, kanë rritur vlerën në disa tregje të mëdha të drogës për tu bërë lojtarë të mëdhenj, sidomos në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europën Perëndimore.
Ekuadori duket se është i njohur për grupet kriminale sepse ndodhet ndërmjet Kolumbisë dhe Perusë, që bashkarisht prodhojnë reth 90% të kokainës në botë. Gjithashtu është e lehtë për të hyrë dhe dalë ka mundësi të udhëtimit pa viza deri në 90 ditë, nuk ka bazë të të dhënave të gishtërinjëve apo foto të identitetit, dhe raportohet se është e lehtë të ndryshohet identiteti i një personi dhe të merren dokumente të falsifikuara, siç janë letërnjoftimet dhe pasaportat. Faktorë të tjerë kanë të bëjn me ngjerjet e fundit të lidhura me paqëndrueshmërinë politike ne vend, kufijtë e pakontrolluar, sistemin e dobët të drejtësisë penale, ekonomi e bazuar në para kesh (që e bën të vështirë gjurmimin e flukseve financiare dhe është i lehtë pastrimi i parave) dhe korrupsionit në sistemin gjyqësorë.. Burgjet e Ekuadorit kanë një histori të gjatë të korrupsionit dhe pasigurisë,6 si dhe dhunës që llidhet me bandat.7 Gjithashtu është me rëndësi të përmendet se Ekuadori nuk ka ligj që siguron konfiskimin e aseteve nga trafikantët e drogës, dhe pothuajse aspak bashkëpunim, ndihmë të përbashkët ligjore, apo shkëmbim të zbulimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rrjedhimisht, nuk është befasi që Drejtorati Nacional Kundër Drogës në Ekuador vlerëson se ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, 56 shqiptarë që kanë qënë të lidhur me aktivitete të kundërligjshme kanë arritur në Ekuador.8
Sipas Shërbimit Nacional të Personave të privuar nga liria në Ekuador, Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri pasi të ketë vuajtur të gjithë dënimin prej 13 vitesh burg.9 Deri tani ai ka përfunduar gjysmën e kohës të dërnimit me burg.
Ky rast tregon se përmirësimi i bashkëpunimit të ligjzbatuesve në kuadër të Ballkanit Perëndimor apo ndërmjet shteteve rajonale dhe Europolit do të jetë i pamjaftueshëm nëse kriminelët nga rajoni mund të funksionojnë lirisht në Amerikën Latine, edhe pasiqë të arrestohen. Për të rritur kontrollin e drogës, do të nevojitet një marrëdhënie më efektive trekëndëshe ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine, duke përfshirë ndihmën e ndërsjellë ligjore, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve, ekstradimin, operacione të përbashkëta dhe të shkëmbimit të zbulimit.
Shënime
-
Europol, Ekipi i përbashkët hetimor çon drejtë shkatërrimit një prej rrjeteve më aktive shqip-folëse të trafikimit të kokainës në Europë, 17 shtator, 2020, https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/joint-investigation-team-leads-to-dismantling-of-one-of-europe%E2%80%99s-most-active-albanian-speaking-networks-trafficking-cocaine. ↩
-
Si funksiononte karteli i kokaines? Hoxha: Dritan Rexhepi rrinte ne hije, niste ngarkesat nga burgu, ABC News Shqipëri, 17 Shtatoreptember 2020, https://www.youtube.com/watch?v=cm8mY921Xv4. Një lojtar tjetër kryesor që është identifikuar nga media është Eldi Dizdari, një shqiptar që jeton në Dubai. ↩
-
‘Si u arratisa nga qelitë e Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës’, rrëfimi nga burgu në Ekuador i Dritan Rexhepit, Gazeta Shqiptare, 11 Shkurt 2020, http://gazetashqiptare.al/2020/02/11/si-u-arratisa-nga-qelite-e-shqiperise-italise-dhe-spanjes-rrefimi-nga-burgu-ne-ekuador-i-dritan-rexhepit/. ↩
-
Belgjike arratiset nga burgu Dritan Rexhepi, Tema, 2 Tetor 2011, http://www.gazetatema.net/2011/10/02/belgjike-arratiset-nga-burgu-dritan-rexhepi/. ↩
-
Walter Kemp, Tentakulat transnacionale, pikat e nxehta globale të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, GI-TOC, Korrik 2020, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2020/07/Transnational-Tentacles-Global-Hotspots-of-Balkan-Organized-Crime-ENGLISH_MRES.pdf. ↩
-
21 detenidos por ingreso de armas en supuesta ambulancia a la Penitenciaría, El Universo, 17 Shkurt 2019, https://www.eluniverso.com/noticias/2019/02/17/nota/7194221/21-detenidos-ingreso-ambulancia-penitenciaria-litoral. ↩
-
Desde la cárcel de Latacunga, un albanés dirigió un emporio de droga en Europa, Plan V, 21 Shtator 2020, https://www.planv.com.ec/historias/sociedad/desde-la-carcel-latacunga-un-albanes-dirigio-un-emporio-droga-europa. ↩
-
Po aty. ↩
-
Po aty. ↩