Global Organized Crime Index
Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore
Përmbledhje e pikave kryesore
-
Rrjeti i kapur shqiptar i kokainës drejtohet nga burgu në Ekuador
Më 17 shtator, Europol ka lëshuar informacionin për një operacion të madh ndërkombëtar që ka shkatërruar një nga rrjetet më aktive shqip-folëse të tregtisë të kokainës në Europë. Mediat shqiptare spekulojnë se drejtuesi është një kriminel famëkeq shqiptar i moshës 40 vjeçare. Interesant është fakti që ai ka qënë i burgosur në Ekuador për gjashtë vitet e fundit. Ky rast tregon zhvillimin e grupeve kriminale nga Ballkani Perëndimor, dhe dobësinë e sistemeve të drejtësisë në Amerikën Latine, që mundësojnë që kriminelët e Ballkanit të operojnë atje – madje nga burgu.
-
Armët e kundërligjshme në Ballkanin Perëndimor: një kërcënim për Europën
Europa Juglindore është mbushur me armë, veçanërisht nga trashëgimia e luftërave në ish Jugosllavi. Disa shtete në rajon ende prodhojnë armë. Ka një shqetësim në Europën Perëndimore se pistoletat, granatat dhe eksplozivët nga Evropa Juglindore përdoren në dhunën e bandave dhe nga ekstremistët dhe terroristët. Ky artikull analizon qëllimin dhe natyrën e kërcënimit, si dhe përpjekjet për ta adresuar atë përmes Procesit të Berlinit.
-
Krimi i organizuar përmes këndvështrimit gjinor
Krimi i organizuar zakonisht konsiderohet si botë e burrave. Ka pak informacion për rolin e grave si viktima apo autore të krimit. Kjo çështje ka marrë pak vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe megjithatë ka lidhje të qarta ndërmjet krimit dhe meshkujve në rajon. Ky artikull sheh në krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes këndvështrimit gjinor gjinore për të kuptuar më mirë rregullat jo formale të cilat fomësojnë rolet e ndryshme për burrat dhe gratë, dhe për të theksuar se çfarë mund të bëhet për të hartuar kundërmasat për të ndryshuar qëndrimet, imazhet dhe sjelljet.
-
Fishingu në Maqedoninë e Veriut
Hakerët në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar një reputacion famëkeq, nga prodhimi I lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA deri te kryerja e një numri joproprocional të krimeve kibernetike. Kohët e fundit, krimet kibernetike duket se kanë një ndikim të rritur në sektorin privat në Maqedoninë e Veriut, sidomos si rezultat i teknikës të njohur si “fishing” që përdoret për të vjedhur të dhënat apo për të kryer një mashtrim. Ky artikull sqaron se si funksionon fishing dhe ndikimi i tij.
-
Krijimi i vizionit të përbashkët, dhe të ‘paprekshmit’: Rrjeti Ballkanik i Kriminologjisë
Në fokusin tonë mujor mbi rezistencën, Dr Anna-Maria Getos Kalac, themeluese dhe bashkë-udhëheqëse e Kriminologjisë Ballkanike dhe profesore e asociuar në Universitetin e Zagrebit, në Fakultetin e Drejtësisë, flet për ndarjen e silove ndërmjet akademikëve, shoqërisë civile, mediave dhe praktikantëve të drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor, si dhe kërcënimi që paraqitet nga ‘të paprekshmit’ dhe roli i akademisë në luftimin e korrupsionit.
Rreth Ceshtjes
Faleminderit për reagimet tuaja pozitive në Çështjen 1 të Buletinit të Rrezikut i përgatitur nga Observatori i Shoqërisë Civile për të Luftuar Krimin e Organizuar në Evropën Juglindore. Vlerësojmë komentet tuaja dhe mirëpresim sugjerime për mbulime historish dhe temash.
Në këtë botim ne shohim një rast të vonshëm që është paraqitur në lidhje me rrjetin shqip-folës të tregtisë të kokainës që vepronte jashtë Ekuadorit. Kjo ilustron një tendencë që Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC) ka nënvizuar në raportin e korrikut të vitit, ‘Tentakulat transnacionale: Pikat e nxehta globale të krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor’, që ka treguar se si grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë aktive në pika të nxehta të disa krimeve përeth botës. Ajo që është interesante është se drejtuesi (mbreti) i pretenduar koordinonte operacionet e tregtisë të drogës nga burgu në Ekuador.
Ne paraqesim një storje për kontrabandimin e armëve nga Europa Juglindore. Edhepse ky rrezik nuk është i ri, problemi ka marrë vëmendje së fundi, sepse pistoletat, granatat dhe eksplozivët nga rajoni janë përdorur në dhunën e bandave në Ballkanin Perëndimor, dhe ka shqetësime se armët mund të bien në duar të ektremistëve dhe terroristëve.
Gjinia është një temë e rralë që lidhet me krimin e organizuar. Në këtë botim, ne e shohim krimin e organizuar përmes thjerrzës gjinore në Ballkanin Perëndimor për të kuptuar më mirë rregullat jo-formale që formojnë role të ndryshme për burrat dhe gratë, dhe për të nënvizuar se çfarë mund të bëhet për të hartuar kundërmasa për të ndryshuar qëndrimet, imazhet dhe sjelljet.
Në të kaluarën, Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një reputacion për krimet kibernetike dhe ka prodhuar lamje të rreme. Së fundi, kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë qënë të goditura nga krimet kibernetike, sidomos përmes teknikës të njohur si fishing (phishing), që përdoret për të vjedhur të dhënat apo për të kryer mashtrim. Ne e sqarojmë se si funksionon dhe ndikimin e saj.
Çdo muaj, ne paraqesim një profil të një personi apo organizate që punon për të përforcuar rezistencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë botim, ne flasim me Dr. Anna - Maria Getos Kalac për Rrjetin Ballkanik të Kriminologjisë dhe çfarë ai bën për të përmirësuar studimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndërtuar rrjetet ndërmjet akademikëve, shoqërisë civlle, medias dhe praktikantëve të drejtësisë penale në rajon.
Nëse dëshironi që të jeni në kontakt me ne apo dëshironi që të kontribuoni në Buletinin e rrezikut, ju lutemi na kontaktoni në almedina.dodic@globalinitiative.net.