Krimi i organizuar përmes këndvështrimit gjinor.
‘Ne punuam për 45 ditë duke tharë, pastruar dhe paketuar kanabisin që do të dërgohej në Itali nga brigjet e Kurbinit. Ishte një përvojë intensive por e kënaqshme. Për tetë orë, ne paguheshim 2 000 Lekë [€16]; Në punonim ١٠ orë, mund të fitonim 2 500 Lekë [€19]. Me paratë që fitonim, blija rroba dhe libra për shkollë për tre fëmijët e mi.’1
‘Është fatkeqësi se në një vit kjo punë zgjat jo më shumë se ٤٠ ditë. Unë dhe bashkëshorti nuk kemi punë tjetër dhe nëse punojmë më shpesh do të ishte më fitimprurëse.’2
Dy gra të angazhuara në kultivimin e kanabisit në Shqipëri, që na treguan tregimet e tyre, ofruan informacion për rolin e grave në akvitetet e kundërligjshme. Raportet e grave që janë angazhuar në kultivimin e kanabisit në Shqipëri janë që nga fillimi i viteve ١٩٩٠, kur ato mbillnin kanabis në kopshtet e tyre.3 Që atëherë, besohet se gratë kanë luajtuar një rol kryesor në industri, të specializuara kryesisht në procesin e pastrimit të kanabisit.
Rastet janë të rralla, por grate janë përfshirë gjithashtu në më shumë pozita të larta në grupet kriminale në rajon. Në 22 shtator të vitit 2020, një grua serbe që udhëhiqte një grup ndërkombëtar të trafikimit të kanabisit ishte arrestuar në Spanjë së bashku me 30 anëtarë të grupit (kryesisht nga Serbia, Kroacia dhe MB), disa prej të cilëve kanë patur histori kriminale në Serbi dhe kërkoheshin nga autoritetet.4 Përveç asaj, 12 600 bimë, 190 kilogram sytha të përpunuara dhe €50 000 para të gatshme janë konfiskuar.5 Rrjeti kishte më shumë se dhjetëra objekte të kultivimit të brendshëm në afërsi të Barcelonës, të pajisura me teknologji të kultivimit të shpejtë. Produkti i tyre është shpërndarë në Katalunja. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo ishte organizata më e rëndësishme kriminale e përfshirë në trafikimin e kanabisit që është shkatërruar këtë vit.6
Ka një numër në rritje të studimeve globale që analizojnë rolin e grave në grupet e krimit të organizuar reth botës, duke parë rolin e tyre qoftë si viktima dhe si kryerëse.7 Politikbërësit janë duke njohur gjithnjë e më shumër rolin e gjinisë në formimin e rrezikshmërive të individëve në krimin e organizuar. Në Ballkanin Perëndimor, megjithatë, lidhja ndërmjet gjinisë dhe krimit të organizuar mbetet pak e studiuar. Disa raporte në rajon i kushtojnë vëmendje rolit të gruas në krimin e organizuar, dhe vetëm disa shohin në perceptimet gjinore në lidhje me krimin e organizuar dhe nëse gjinia ndikon, pse dhe si përfshihen njerëzit..8
Faktorët socio ekonomik sigurisht që luajnë rol në aspekt të rritjes të rrezikueshmërisë të krimit të organizuar. Për shembull, 49 individ (burra dhe gra) të intervistuar për një studim të fundit, kanë identifikuar unanimisht vështirësitë ekonomike si motiv për pjesëmarrjen e tyre në kultiviimin e kundërligjshëm të kanabisit.9 Por megjithatë ndikimet socio ekonomike janë gjërësisht të njohura, ka më pak fokus në atë se si ata ndikojnë te gratë në mënyra të ndryshme, dhe çfarë do të thotë kjo për atë se si formësohet rrezikueshmëria për burrat dhe gratë ndaj krimit të organizuar.
© Gent Shkullaku/AFP via Getty Images
Disa tregues udhëheqës tregojnë se gratë përballen me vështirësi më të mëdha ekonomike se burrat në Ballkanin Perëndimor. Për shembull, siç është treguar në Figurën 3, papunësia në rajon është e lartë – sidomos për gratë e reja.
Në vitin 2019, kishte gjithashtu hendek gjinor në lidhje me pagat, mesatarisht 10% në Shqipëri, 13.9% në Mal të Zi dhe reth 12% në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtin vit, në Serbi, paga mesatare mujore për gratë ishte €30 më e ulët se ajo e burrave.10
Nëse vështirësitë ekonomike ishin një faktor domethënës që i shtynte njerëzit në krim të organizuar si një burim i të ardhurave, burgjet në Ballkanin Perëndimor do të supozohej se do të ishin plotë me gra. Megjithatë, ky nuk është rasti. Siç është parë në Figurën 4, që jep një pasqyrë të popullsisë të burgjeve në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019, numri i grave pas grilave është një përqindje shumë e vogël e numrit të përgjithshëm. Në fund të vitit 2019, 4.1% apo më pak nga popullsia e përgjithshme në burg në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin gra.11 Përveç kësaj, shumë prej këtyre dënimeve janë të lidhura me krime të vogla (mashtrim dhe grabitje) dhe jo aktivitete të organizuara kriminale. Që nga viti 2015, numri i grave të dënuara për krime të lidhura me drogën në Shqipëri është rritur, duke përfshirë dënimet nga keqpërdorimi i drogës, dhe aktivitetet që lidhen me krimin e organizuar.12
Statistikat zyrtare gjithashtu theksojnë se roli i grave në krimin e organizuar është i kufizuar: të dhënat e MInistrisë të Punëve të Brendshme në Serbi për vitin tregojnë se thuajse 95% e anëtarëve nga grupet e krimit të organizuar në Serbi janë burra.13
Edhepse kjo sygjeron se krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor është botë e burrave, është themelore të njohim se perceptimet gjinore formësojnë jo vetëm rolin e luajtur nga individët në krimin e organizuar, por gjithashtu edhe përgjigjet e ligjzbatuesve dhe modelet e ndalimit. Popullsitë e burgjeve dhe statistikat zyrtare mund të japin një pasqyrim të shtrembëruar të peizazhit kriminal të Ballkanit Perëndimor.
BURIMI: Banka Botërore, Të dhënat e hapura të Bankës Botërore, https://data.worldbank.org/
Numri i të burgosurve (meshkuj dhe femra) në Ballkani Perëndimor
BURIMI: M Aebi dhe M Tiago, Popullsitë e burgjeve, SPACE I – 2019, Këshilli i Europës, https://wp.unil.ch/space/files/2020/04/200405_FinalReport_SPACE_I_2019.pdf; Shërbimet Korrigjuese të Kosovës, Statistikat, https://shkk.rks-gov.net
Burimi: Mediat sociale
Megjithatë, është e qartë se në Ballkanin Perëndimor krimi dhe burrëria janë të lidhura ngushtë. Anëtarësimi në një grup kriminal mund të jetë tërheqës për disa të rinj që të ndjehen të fuqizuar, dhe të arrijnë statusin dhe pasurinë që nuk mund të arrijnë në mënyrë tjetër në komunitetin e tyre.
Imazhi i krimit, siç është shpërndarë dhe ndarë në mediat social dhe në kulturën e popullit, shpesh portretizon anëtarin e bandës si një të ri të fortë, të pavarur dhe të fuqishëm që është bërë i suksesshëm në komunitetin e tij apo jashtë vendit, i ri të cilin e respekton apo e ka frikë komuniteti lokal dhe është një model i mundshëm për t’u ndjekur nga personat e rinj.14
Gratë, nga ana tjetër, tradicionalisht shihen në rajon se kujdesen për familjen. Rrjedhimisht ky koncept parashikon që gratë luajnë një rol të kufizuar të ndihmuar nga burrat e tyre apo angazhohen në krim të organizuar përmes përfshirjes të tyre jo të dhunshme apo në detyra mbështetëse
Këto role prapa skenës janë më rrallë në qendër të përpjekjeve të ligjzbatuesve. Në fakt, roli që po luajnë gratë në rrjetet e krimit të organizuar, së bashku me perceptimet gjinore të kriminalitetit ndërmjet ligjzbatuesve, mund të nënkuptojë se gratë janë pak të përfaqësuara në statistikat e krimit të organizuar.
Fokusi i kufizuar mbi rolin që luan gjinia në krimin e organizuar dhe mungesa e të dhënave në dispozicion të lidhura me gjininë në Ballkanin Perëndimor e bëjnë të vështirë vlerësimin me saktësi të rolit dhe përfshirjes të grave në grupet kriminale. Por nëse shohim krimin e organizuar përmes thjerrzës gjinore jo vetëm që ndihmon që të kuptohen më mirë rregullat joformale dhe ritet që formësojnë rolet e përcaktura gjinore për burrat dhe gratë, por gjithashtu mund të kontribuojnë për përcaktimin e kundërmasave të duhura që mund të ndryshojnë qëndrimet, imazhet dhe sjelljet, dhe të përforcojnë rezistencën e komunitetit.
Shënime
-
Intervistë me gruan nga Zheja të angazhuar në kultivimin e kanabisit, Mars 2020. ↩
-
Intervistë me gruan nga Poro të angazhuar në kultivimin e kanabisit, 18 janar 2020. ↩
-
Një intervistë me gruan nga Bolene, që është një kultivuese e mëparshme e kanabisit, Shkurt 2020. ↩
-
ATV, Srpkinja na čelu narko-bande: Hapšenje u Španiji, pokrenuta policijska akcija, 8 Shtator 2020, ATV, https://www.atvbl.com/vijesti/svijet/srpkinja-na-celu-narko-bande-hapsenje-u-spaniji-pokrenuta-policijska-akcija-28-9. ↩
-
Mondo, OPASNE SRPKINJE: Nekoliko žena iz Srbije bile na čelu narko-mafije! Za jednom su posebno tragali!, 5 Tetor 2020, https://mondo.me/Info/EX-YU/amp/a876698/Srpkinje-na-celu-narko-bandi-sverc-droga.html. ↩
-
Enrique Figueredo, Cae una banda de traficantes de marihuana dirigida desde Valls por una serbia que acababa de tener un bebé, 22 Shtator 2020, La Vanguardia, https://www.lavanguardia.com/sucesos/20200922/483625919108/barcelona-tarragona-marihuana-guardia-civil-valls-mujer-serbia.html. ↩
-
Europol, Krimi nuk ka gjini: Takoni të arratisurat më të kërkuara të Europës, Europol, 18 tetor, 2019, https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/crime-has-no-gender-meet-europe%E2%80%99s-most-wanted-female-fugitives. ↩
-
Ky artikull njeh gjininë si jo-binare dhe kupton që anëtarët e komunitetit LGBTQI do të përjetojnë dhe reagojnë ndryshe ndaj krimit të organizuar. ↩
-
Fatjona Mejdini, Kultivimi i kanabisit në Shqipëri. Një vlerësim, 2020 (e pabotuar). ↩
-
Zyra e statistikave e Republikës të Serbisë, Pagat mesatare sipas rajoneve, nivelet e kuantifikimit dhe seksi, https://data.stat.gov.rs/Home/Result/2403040509?languageCode=en-US; Center of Investigative Journalism in Montenegro, NEJEDNAKE PLATE ŽENAMA U ODNOSU NA MUŠKARCE: Diskriminacija i po novčaniku, 1 Mars 2020, http://www.cin-cg.me/nejednake-plate-zenama-u-odnosu-na-muskarce-diskriminacija-i-po-novcaniku/; Radio MOF, Родов јаз во плати во Македонија,10 April 2018, https://www.radiomof.mk/infografik-rodov-jaz-vo-plati-vo-makedonija/; INSTAT, Gratë dhe burrat në Shqipëri 2020, 2020, http://www.instat.gov.al/en/themes/demography-and-social-indicators/gender-equality/publication/2020/women-and-men-in-albanian-2020/. ↩
-
Përqindja e femrave të burgosura: 1.7% (86) e të gjithë të burgosurve në Shqipëri janë femra; 2.2% (35) në Kosovë; 2.6% (30) në Mal të Zi; 3.3% (70) në Maqedoninë e Veriut dhe 4.1% 441) në Serbi. Nuk ka të dhëna konkrete që janë të disponueshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, ku është vlerësuar se gratë përbëjnë reth 3–10% të popullsisë të përgjithshme në burgje. See M Aebi dhe M Tiago, SPACE I – 2019, Këshilli i Europës, statistikat vjetore penale: popullsia e burgjeve, https://wp.unil.ch/space/files/2020/04/200405_FinalReport_SPACE_I_2019.pdf; Shërbimet korrektuese të Kosovës, Statistikat, https://shkk.rks-gov.net; Ženski zatvori u BiH imaju problema s kapacitetom, Zenit, 11 Nëntor 2019, https://www.zenit.ba/zenski-zatvori-u-bih-imaju-problema-s-kapacitetom/. ↩
-
INSTAT, Kryerësit sipas veprave penale dhe seksit. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve, http://instat.gov.al/en/themes/demography-and-social-indicators/crimes-and-criminal-justice/#tab2. ↩
-
Të dhënat e prezantuar në një takim ndërmjet Grupit të punës të Konventës nacionale të kapitullit 24 të BE-së dhe Grupi negociues i Qeverisë të Sërbisë mbi Drejtësinë, Lirinë, dhe Sigurinë, Beograd, 18 Shkurt 2020. ↩
-
Mladi kriminalci u Srbiji su zvezde Instagrama, a evo ko je najviše kriv za to, Telegraf, 24 Korrik 2019, https://www.telegraf.rs/amp/zivot-i-stil/porodica-zivot-i-stil/3085559-mladi-kriminalci-u-srbiji-su-zvezde-instagrama-a-roditelji-su-i-te-kako-krivi-sto-ih-deca-obozavaju?fbclid=IwAR2IZWnzJdCE6BhZh3-_SNUpeA1wxWsuh79JEmFwBB2rhYyR6QReMmiVTzg. Shihni gjithashtu Marcello Ravveduto, La paranza dei bambini, La Google Generation di Gomorra, Questione Giustizia, 14 Janar 2017, https://www.questionegiustizia.it/articolo/la-paranza-dei-bambini-la-google-generation-di-gomorra_14-01-2017.php. ↩