Armët e kundërligjshme në Ballkanin Perëndimor: një kërcënim për Europën.
© Alain Nogues/Sygma/via Getty Images
Më 30 shtator të vitit 2020, pothujase 9000 persona nga personeli ligjzbatues kanë marrë pjesë në operacionin e përbashkët kundër krimit të organizuar në Europën Juglindore.1 Operacioni katër ditor, i mbështetur nga Europol synoi të luftonte imigrimin dhe trafikimin kundërligjor. 166 persona janë arrestuar me akuza që lidhen me trafikimin e armëve, njerëzve dhe drogës. Më shumë se 51 armë të llojeve të ndryshme janë konfiskuar.
Kontrabandimi i armëve nga Ballkani Perëndimor është bërë një shqetësim që nga viti 1990, dhe me sa duket, problemi nuk është pakësuar: ‘Miliona të armëve të lehta që kanë qarkulluar në Ballkanin Perëndimor paraqesin një rrezik të madh për sigurinë europiane,’ ka thënë Ministri i punëve të jashtme të Francës Jean-Yves Le Drian në një konferencë të përbashkët me kolegun e tij gjerman, Heiko Maas, në dhjetor të vitit 2018.2 Policia në Suedi, e shqetësuar nga rritja e dhunës të bandava ka regjistruar një rritje në përdorimin e pistoletave, revolverëve, armëve automatike dhe madje dhe granatave të kontrabanduara nga Ballkani Perëndimor. Dhe lufta e vazhdueshme ndërmjet klaneve të Malit të Zi është karakterizuar me dhunë duke përdorur lloje të ndryshme të armëve, duke përfshirë armët atuomatike dhe eksplosivët plastik. Sa serioz është furnizimi i armëve të kundërligjshme në Ballkanin Perëndimor? Dhe cilat janë rreziqet për rajonin dhe përtej?
Europa Juglindore është mbushur me armë të mbetura nga luftërat në ish Jugosllavi, duke përfshirë ato që janë importuar gjatë viteve 1990, armë që kanë mbetur pas nga Armata nacionale jugosllave, dhe ata që janë përdorur në Kosovë në vitin 1999 dhe në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001. Armët gjithashtu u plaçkitën nga armatimet gjatë trazirave civile në Shqipëri në vitin 1997. Sipas vlerësimeve konzervative nga KB dhe Europol, si dhe nga ekspertët rajonal ka më shumë se 3 milion armë të kundërligjshme në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkë me Kroacinë.3 Kjo është një mesatare prej 30 armësh (armë zjarri legale dhe të kundërligjshme) per 100 banorë.4
Anketa e bërë në Gjenevë për armët e vogla tregon se në vitin 2017, Mali i Zi dhe Serbia, secila me 39.1 armë për 100 banorë rradhiten të tretat në botë dhe të parat në Europë për mbajtje të armëve nga civilët. Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu lartë në listë: Bosnja dhe Herzegovina rradhitet e pesta dhe e nënta në botë (31.2 për 100 banorë); Maqedonia e Veriut është e shtata në Europë dhe e 13-ta në botë me 29.8 për 100 banorë; Kosova rradhitet e 11-ta në Europë me 23.9 për 100 banorë dhe e 16-ta në botë.5
Pothuajse të gjithë llojet e armëve të vogla, armët e shkallës ushtarake mund të furnizohen në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, madje edhe armët kundër-tankut, eksplozivët, raketahedhës dorë dhe pistoleta të lehta kundër fluturakeve.
Shtetet e Bashkuara | 120.5 | Islanda | 31.7 | Suedia | 23.1 |
Jemeni | 52.8 | Bosnja dhe Hercegovina | 31.2 | Pakistani | 22.3 |
Mali i Zi | 39.1 | Austria | 30.0 | Portugalia | 21.3 |
Serbia | 39.1 | Maqedonia | 29.8 | Franca | 19.6 |
Kanada | 34.7 | Norvegjia | 28.8 | Gjermania | 19.6 |
Uruguai | 34.7 | Malta | 28.3 | Iraku | 19.6 |
Qiproja | 34.0 | Zvicra | 27.6 | Luksemburgu | 18.9 |
Finlanda | 32.4 | Zelanda e re | 26.3 |
BURIMI: Aaron Karp, Vlerësimi i i numrave global të armëve të zjarrit të mbajtura nga civilët, Anketa e armëve të vogla, Qershor 2018, www.smallarmssurvey.org/fileadmin/docs/T-Briefing-Papers/SAS-BP-Civilian-Firearms-Numbers.pdf.
*Shënim: Përcaktimi i Kosovës është pa paragjykuar pozitat mbi statusin dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe Opionionin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë të Kosovës.
BURIMI: Anketa e armëve të vogla, Mbajtësit e armëve civile, 2017, http://www.smallarmssurvey.org/fileadmin/docs/Weapons_and_Markets/Tools/Firearms_holdings/SAS-BP-Civilian-held-firearms-annexe.pdf
Kontrabandimi, përdorimi dhe çmimet e armëve të kundërligjshme
Shumica e këtyre armëve janë të fshehura në shtëpitë e njërëzve, në tregun e zi apo në zotërim të kriminelëve. Që nga viti 2015, një mori e vrasjeve në lidhje me një luftë ndërmjet grupeve kriminale në Mal të Zi ka vrarë dhjetëra në incidente që përfshijnë armë automatike apo ekspoziv plastik.
Çmimi mesatar i armëve në Ballkanin Perëndimor varion nga €10 për një granatë dore deri në €150–400 për një pistoletë.12 Pushkët gjysëm automatike kushtojnë ndërmjet €150 dhe 300, kurse pushkët automatike janë reth €200 deri në 400.
© WikiCommons
Eksplozivët nga Ballkani Perëndimor gjithashtu mund të gjenden në tregun e zi: eksplozivi i plastikës C4 kushton ndërmjet €1 500 dhe 4 000 për kilogram. Deri në vitin 1991, vetëm katër shtete në botë, duke përfshirë edhe ish Jugosllavinë, kanë prodhuar këtë lloj të eksplozivit. Është prodhuar në fabrikën ushtarake në Berane (tani Mali i Zi). Eksplozivët e plastikës janë të shpërndarë gjërësisht nga kriminelët në Mal të Zi dhe Serbi, sidomos për shpërthim të automjeteve – në 13 shtator të vitit 2020, pretendohej se ky lloj i eksplozivit është përdorur për të shpërthyer një automjet në Beograd.
Kur flasim për kontrabandimin e armëve të kundërligjshme, kriminelët nga Ballkani Perëndimor janë të lidhur mirë me trafikantët e armëve nga Kroacia dhe Sllovenia, ku ka patur disa konfiskime të mëdha të armëve.13 Armët e kundërligjshme kontrabandohen nga rrjetet e krimit të organizuar nëpër Europë. Zakonisht përfshijnë grupe të përfshira në trafikimin e kundërligjshëm të mallrave tjera (siç është droga). Në disa raste, armët janë tregtuar për drogë. Armët nga Balkani Perëndimor janë gjetur në Austri, Francë, Gjermani, Itali, Hollandë, Spanjë, Suedi, dhe në MB.14 Disa prej këtyre armëve përdoren nga grupet kriminale; të tjerat përfundojnë në duart e terroristëve.
Agjencia Nacionale e Krimit në MB ka paralajmëruar se numri i armëve të kundërligjshmë në MB do të vazhdojë të rritet; armët nga Ballkani Perëndimor janë në krye të tregut të kundërligjshëm.15 Agjencia frikësohet se disa prej armëve të kundërligjshme nga Ballkani Perëndimor mund të përdoren në sulme terroriste.
Në Suedi, numri i vrasjeve të lidhura me grupet e krimit të organizuar që përdorin armë të kundërligjshme nga Ballkani Perëndimor është në rritje.16 Blerësit e armëve të kundërligjshme janë anëtarët e grupeve kriminale të organizuara, dhe bandat. Në këtë shtet që është zakonisht paqësor, ka 320 incidente dhe 42 vdekje në vitin 2019 për shkak të dhunës me armë,17 duke përfshirë një numër shokues të rasteve që përfshijnë granatat e dorës M-75 të prodhuara në ish Jugosllavi. Këto mund të blihen për vetëm 100 krona (€9.60).18
Sipas policisë franceze, terroristët e përfshirë në sulmet e Parisit në janar dhe nëntor të vitit 2015, duke përfshirë edhe masakrën në sallën e koncerteve Batakllan, kanë përdorur armë të kundërligjshme nga Ballkani Perëndimor.19 Ghithashtu ka raporte të armëve të prodhura në Ballkan që përfundojnë në zona të luftës në Siri.20
Bandat me motoçikleta janë gjithashtu të përfshirë në trafikimin e kundërligjshëm të armëve nga Ballkani Perëndimor. Kontaktet që më parë kanë trafikuar drogë dhe njerëz tani shfrytëzohen për të kontrabanduar armë. Famëkeqët vëllezër Kulum, të cilët ishin aktiv në bandën e motoçikletave Tribuna e Bashkuar, siç duket po operojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë pasi janë ndaluar nga Gjermania si kërcënim për sigurinë kombëtare.21 Pretendohet se ata janë të përfshirë në trafikimin e drogës dhe armëve në Gjermani, Austri, dhe Zvicër.22 Grupet tjera, si Bandidos në Geteborg po flitet se po zgjerojnë kontaktet e tyre në Ballkan.23 Rruga më e njohur për trafikimin e armëve në Ballkanin Perëndimor është rruga e Ballkanit.
BE ka njohur problemin e armëve të kundërligjshme në Ballkanin Perëndimor dhe është përfshirë në programet e përbashkëta me qeveritë rajonale. Në vitin 2017, Franca dhe Gjermania kanë filluar një iniciativë për të shtypur kontrabandimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor me një plan veprimi deri në vitin 2024.24 Si pjesë e procesit të Berlinit, është miratuar një udhërrëfyes për zgjidhje të qëndrueshme për posedimin e kundërligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe armëve të lehta, dhe municionit, në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër në korrik të vitit 2018.25 Duke patur parasysh numrin e armëve në qarkullim, nevojitet veprim urgjent për të zvogëluar rrezikun e këtyre armëve që bien në duart e kriminelëve dhe terroristëve.
Shënime
-
Europol, 166 të arrestuar në aksionin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në Europën Juglindore, 30 shtator; 2020, https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/166-arrested-in-international-crackdown-against-crime-in-southeast-europe. ↩
-
Ballkani Perëndimor Europian, MInistri i Punëve të Jashtme të Francës: Armët e vogla nga Ballkani Perëndimor janë kërcënim për sigurinë europiane, 11 dhjetor të vitit 2018, www.europeanwesternbalkans.com/2018/12/11/french-foreign-minister-small-arms-western-balkans-threat-european-security/. ↩
-
Ted Leggett, Krimi dhe ndikimi i tij në Ballkan dhe vendet e ndikuara, UNODC, Mars 2008, www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Balkan_study.pdf. ↩
-
Aaron Karp, Vlerësimi i numrave global të armëve të zjarrit të mbajtura nga civilët, dokumenti i shkurtër i anketës për armët e vogla, Qershor, 2018, www.smallarmssurvey.org/fileadmin/docs/T-Briefing-Papers/SAS-BP-Civilian-Firearms-Numbers.pdf. ↩
-
Po aty. ↩
-
Për këtë figurë shihni https://www.politico.eu/article/the-european-nation-with-a-deadlier-gun-culture-than-the-us-albania/. ↩
-
750 000 armë në BH, https://www.ba.undp.org/content/bosnia_and_herzegovina/en/home/presscenter/articles/2015/03/07/arms-control-exchange-bosnia-and-herzegovina-and-argentina.html#:~:text=Small%20arms%20are%20also%20problematic,1990s%2C%20are%20still%20in%20circulation. ↩
-
Shihni https://zadarski.slobodnadalmacija.hr/zadar/forum/vec-imamo-500-000-komada-ilegalnog-naoruzanja-a-sada-ce-se-taj-broj-i-povecati-461630. ↩
-
Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara thekson se ka 260 000 armë; shihni https://www.undp.org/content/dam/kosovo/docs/KSSP/KSSP%20Brochure_Final%20ENG%20sz.pdf. ↩
-
Institucionet theksojnë se ka 900 000; shihni https://www.rs.undp.org/content/serbia/en/home/presscenter/articles/2016/07/14/there-is-a-clear-correlation-between-illicit-firearms-and-violence.html. ↩
-
Raporti i Anketës për armët e vogla 141 464, http://www.smallarmssurvey.org/fileadmin/docs/Weapons_and_Markets/Tools/Firearms_holdings/SAS-BP-Civilian-held-firearms-annexe.pdf. ↩
-
Informacioni mbi koston e llojeve të ndryshme të armëve është bazuar në të dhënat e besueshme nga tregjet kriminale, si dhe nga policia dhe dokumentet e gjykatës. ↩
-
Europol, Policia bastis adresa në Kroaci për të shkatërruar rrjetin e trafikimit të armëve, 20 qershor i vitit 2018, www.europol.europa.eu/newsroom/news/police-raids-addresses-across-croatia-to-break-arms-trafficking-network. ↩
-
Europol, Trafikimi i kundërligjshëm i armëve, www.europol.europa.eu/crime-areas-and-trends/crime-areas/illicit-firearms-trafficking. ↩
-
Charles Hymas, Bandat blejnë armë për gjuajtje para se të importojnë ata në MB mes rries rritjes të armëve të zjarrit për të zbatuar drogën, The Telegraph, 14 Prill 2020, www.telegraph.co.uk/politics/2020/04/14/gangs-buy-blank-firing-guns-online-importing-uk-amid-rise-firearms. ↩
-
Lee Roden, Pse bandat suedeze përdorin granata dore (dhe çfarë bën shteti për një gjë të tillë). SE Lokale, 28 Shkurt 2018, www.thelocal.se/20180228/why-sweden-is-battling-hand-grenades-and-illegal-weapons. ↩
-
Paulina Neuding, Krimi i dhunshëm po rritet. Kur do të reagojnë politikanët?, The Spectator, 29 Dhjetor 2018, www.spectator.co.uk/article/violent-crime-in-sweden-is-soaring-when-will-politicians-act-; see gjithashtu:Qytetet e mëdha suedeze shohin rënie të numrit të të shtënave, SE Lokale, 7 Janar 2020, www.thelocal.se/20200107/fewer-shootings-in-swedens-big-cities-in-2019. ↩
-
Karis Hustad, Suedia ka problem me granatat e dorës, dhe kjo është arsyeja, Euronjuz, 11 prill 2018, www.euronews.com/2018/04/10/sweden-has-a-problem-with-hand-grenades-and-here-s-why. Hulumtim vijues, një ekip ndër-institucional i kriminologëve dhe hulumtueseve ka numëruar 78 raste të eksplozimeve të granatave të dorës ndërmjet 2010 dhe 2017, me gjysmën e atyre rasteve që kanë ndodhur në vitin 2016. Shihni Kriminologiska funderingar, Förtydligande om internationell jämförelse av handgranatsdetonationer, 11 Shtator 2017, www.mgerell.blogspot.com/2017/09/fortydligande-om-internationell.html. ↩
-
Jasmina Rose, Islamski teroristi opskrbljuju se oružjem s Balkana, Deutsche Welle, 4 Shkurt 2020, www.dw.com/hr/islamski-teroristi-opskrbljuju-se-oružjem-s-balkana/a-52244446. ↩
-
L. T., Trogodišnje terensko istraživanje: Hrvatske rakete u rukama boraca Islamske države, Novi list, 15 Dhjetor 2017, www.novilist.hr/Vijesti/Hrvatska/Trogodisnje-terensko-istrazivanje-Hrvatske-rakete-u-rukama-boraca-Islamske-drzave/. ↩
-
Član moto bande: Postali smo prejaki pa su hteli da nas sklone!, Kurir, 7 Janar 2014, https://www.kurir.rs/planeta/1168173/clan-moto-bande-postali-smo-prejaki-pa-su-hteli-da-nas-sklone. ↩
-
Višnja Kragić Mahmutović, Na čelu opasne bande: Braća Ćulum su državna opasnost, 24 sata, 24 Prill 2019, www.24sata.hr/news/na-celu-opasne-bande-braca-culum-su-drzavna-opasnost-626082. ↩
-
Claes Petersson dhe Daniel Olsson, De leder MC-gängen där du bor – här är listan, 28 Dhjetor 2016, Expressen, www.expressen.se/nyheter/de-leder-mc-gangen-dar-du-bor—har-ar-listan/. ↩
-
Këshilli i Bashkimi Europian, Vendimi i Këshillit (CFSP) 2019/2111 në mbështetje të SEESAC aktivitetet e çarmatimit dhe kontrolli i armëve në Europën Juglindore zvogëlojnë kërcënimin e armëve të vogla të kundërligjshme dhe armëve të lehta dhe municionit të tyre, 10 dhjetor 2019, www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32019D2111&from=EN. ↩
-
Udhërrëfyesi për një zgjidhje të qëndrueshme për posedimin e kundërligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të vogla dhe armëve të lehta (SALW) dhe municionin e tyre në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024, SEESAC, 27 Shtator 2019, www.seesac.org/f/docs/publications-salw-control-roadmap/Regional-Roadmap-for-a-sustainable-solution-to-the.pdf. ↩