Pasqyrë e shkurtër e publikimeve
Në këtë pjesë, do të paraqesim një pasqyrë të përgjithshme të publikimeve të fundit rreth krimit të organizuar në rajon. Këto publikime mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh dhe në to bëjnë pjesë edhe publikimet e reja dhe të ardhshme të GI-TOC-së.
Nadia El-Shaarawi dhe Maple Razsa, Movements upon movements: Refugee and activist struggles to open the Balkan route to Europe [Lëvizje pas lëvizjesh: Përpjekjet e refugjatëve dhe aktivistëve për të hapur rrugën e Ballkanit drejt Evropës], History and Anthropology, 30, 1, 91–112. | Në vitet 2015–2016, 1,2 milionë refugjatë kërkuan siguri në Evropë duke kaluar përmes rrugës ballkanike. Ky studim shpjegon mënyrën se si ndodhi kjo lëvizje e paprecedentë e njerëzve nga pikëpamja etnografike. |
Andi Hoxhaj dhe Fabian Zhilla, The impact of COVID-19 measures on the rule of law in the Western Balkans and the increase of authoritarianism [Ndikimi i masave “KOVID-19” në shtetin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor dhe rritja e autoritarizmit], European Journal of Comparative Law and Governance, 8, 4, 271–303. | Në këtë artikull, jepet një analizë krahasuese e masave ligjore “KOVID-19” dhe e modeleve të qeverisjes të miratuara në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi). Gjithashtu, në këtë artikull shqyrtohet edhe ndikimi në shtetin e së drejtës dhe aftësinë e parlamenteve dhe shoqërisë civile për të shqyrtuar imtësisht vendimet e qeverisë. |
Marko Kmezić dhe Dejan Atanasijević, How organized is organized crime and drug trafficking in Serbia [Sa i organizuar është krimi i organizuar dhe trafikimi i drogës në Serbi], Kriminalističke teme – Časopis za kriminalistiku, kriminologiju i sigurnosne studij, 19, 6, 1–14. | Prodhimi dhe trafikimi i drogës në Serbi është forma mbizotëruese dhe më fitimprurëse e krimit të organizuar. Në këtë studim shqyrtohen marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sociale të personave të përfshirë në trafikimin e drogës në Serbi. |
Sandro Knezović, Vlatko Cvrtila dhe Zrinka Vučinović, Croatia’s police and security community building in the Western Balkans [Policia e Kroacisë dhe ndërtimi i komunitetit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor], Eastern Journal of European Studies, 8, 2, 167–184. | Në këtë artikull shqyrtohet mundësia për ekzistencën e një komuniteti sigurie brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke eksploruar kontributin e policisë në Kroaci, si grup profesionistësh, në procesin e ndërtimit të një komuniteti sigurie. |
Sandra Kobajica, Criminological characteristics of crime against the environment in Bosnia and Herzegovina, PhD dissertation [Karakteristikat kriminologjike të krimit ndaj mjedisit në Bosnjë dhe Hercegovinë: punim për titullin “Doktoreshë e shkencave”], University of Sarajevo, Faculty of Criminal Justice, Criminology and Security Studies, 2021. | Në këtë studim hetohen shkaqet rrënjësore dhe manifestimet e krimit mjedisor në Bosnjë dhe Hercegovinë nga një pikëpamje teorike dhe empirike. Studimi ndjek një qasje të kriminologjisë moderne të përqendruar te kriminologjia mjedisore ose “e gjelbër”. |
Danilo Mandic, Trafficking and Syrian refugee smuggling: Evidence from the Balkan route [Trafikimi dhe kontrabandimi i refugjatëve sirianë: Dëshmi nga rruga ballkanike], Social Inclusion, 5, 2, 28–38. | Në këtë artikull hetohet mënyra se si ndërveprojnë refugjatët sirianë me kontrabandistët, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si gërshetohet kontrabandimi i qenieve njerëzore me trafikimin e qenieve njerëzore përgjatë rrugës ballkanike. |
Davor Mikulić dhe Goran Buturac, In what measure is public finance sustainability threatened by illicit tobacco trade: The case of Western Balkan countries [Në çfarë shkalle kërcënohet qëndrueshmëria e financave publike nga tregtia e paligjshme e duhanit: Rasti i vendeve të Ballkanit Perëndimor], Sustainability, 12, 1, 401. | Në këtë studim, përllogaritet vëllimi i tregtisë së paligjshme të duhanit, duke identifikuar dhe kuantifikuar faktorët kyç që qëndrojnë pas saj, ndikimet që ajo ka në qëndrueshmërinë e financave publike dhe në intensitetin e tregtisë së duhanit në përgjithësi. |
Valery Perry dhe Ivan Stefanovski, Sell out, tune out, get out, or freak out? Understanding corruption, state capture, radicalization, pacification, resilience, and emigration in Bosnia and Herzegovina and North Macedonia [T’i shesësh të tëra, të shpërfillësh, të ikësh apo të luash mendsh? Të kuptosh korrupsionin, kapjen e shtetit, radikalizimin, paqesimin, qëndrueshmërinë dhe emigracionin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut], Eurothink – Center for European Strategies, 2021. | Në këtë nismë hulumtimi eksplorohet ajo nëse idetë e paraqitura në librin e Sarah Çajesit (Sarah Chayes) “Thieves of State: Why Corruption Threatens Global Security [Hajdutët e shtetit: Pse korrupsioni kërcënon sigurinë globale] ndihmojnë apo jo për të kuptuar dinamikat aktuale shoqërore, politike dhe ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut. |
Iztok Prezelj dhe Nina Otorepec Vogrinčič, Criminal and networked state capture in the Western Balkans: the case of the Zemun clan [Kapja kriminale dhe në rrjet e shtetit në Ballkanin Perëndimor: Rasti i klanit të Zemunit], Southeast European and Black Sea Studies, 20, 4, 547–570. | Në këtë studim, autorët argumentojnë se Ballkani Perëndimor, herë pas here, përballet me problemin e kapjes së shtetit nga rrjetet, në bazë të një lidhjeje në varg midis krimit të organizuar, biznesit, politikës, shërbimeve të sigurisë dhe gjyqësorit. |
Branislav Radeljić dhe Vladimir Đorđević, Clientelism and the Abuse of Power in the Western Balkans [Klientelizmi dhe abuzimi me pushtetin në Ballkanin Perëndimor], Journal of Balkan and Near Eastern Studies, 22, 5, 597–612. | Duke pasur në fokus Serbinë dhe Kosovën, në këtë punim argumentohet se rrjetet kriminale dhe elitat politike në pushtet dhe elitat ekonomike janë bërë të pandashme, çka ndikon drejtpërdrejt te proceset e integrimit të të dy vendeve në bashkimit Evropian. |
Ina Rama, Overview of the characteristics of the Albanian organized crime: Development trends over the years [Pasqyrë e karakteristikave të krimit të organizuar shqiptar: Zhvillimi i prirjeve ndër vite], Mediterranean Journal of Social Sciences, 12, 4, 112. | Në këtë punim përshkruhen disa tipare të skenës së krimit të organizuar shqiptar, konteksti i tij historik dhe evoluimi i mënyrës së organizimit të grupeve të tij dhe i tipave dhe fushave të veprimtarisë në të cilat ato përfshihen. |
Vedran Recher, Tobacco smuggling in the Western Balkan region: Exploring habits, attitudes, and predictors of illegal tobacco demand [Kontrabandimi i duhanit në rajonin e Ballkanit Perëndimor: Shqyrtimi i zakoneve, qëndrimeve dhe faktorëve parashikues të kërkesës në tregun e paligjshëm të duhanit], The Institute of Economics, 1, 1–24. | Në këtë studim, trajtohet kontrabandimi i duhanit në Ballkanin Perëndimor, rajon ky famëkeq, i njohur si rruga kryesore e kontrabandimi për vendet e Evropës Perëndimore. Të dhënat përdoren si bazë për të eksploruar zakonet e duhanpirjes, qëndrimet lidhur me tregun e paligjshëm dhe faktorët parashikues të kërkesës në tregun e paligjshëm. |
Věra Stojarová, Media in the Western Balkans: Who controls the past controls the future [Media në Ballkanin Perëndimor: Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen], Southeast European and Black Sea Studies, 20, 1, 161–181. | Në artikull vlerësohet roli që luan media në Ballkanin Perëndimor në lidhje me demokratizimin dhe anëtarësimin në BE, si dhe zhvillimi afatgjatë i lirisë së medies përballë presionit ekonomik dhe politik. |
Publikime të reja dhe të ardhshme të GI-TOC-së
Të shfrytëzuar në sy të të gjithëve: Vlerësim i shfrytëzimit komercial seksual të fëmijëve dhe reagimet për mbrojtjen e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor
Në këtë raport vlerësohet cenueshmëria e fëmijëve ndaj shfrytëzimit komercial seksual të fëmijëve (SHKSF) në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në shfrytëzimin seksual në internet të fëmijëve dhe në shfrytëzimin seksual të fëmijëve në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit. Në raport jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e gjërave që janë – dhe që nuk janë duke bërë – autoritetet e zbatimit të ligjit, kompanitë private dhe organizatat e shoqërisë civile për të reaguar ndaj shfaqjeve të ndryshme të SHKSF-së dhe për t’i luftuar dhe parandaluar ato.
Prurjet financiare të paligjshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi: Faktorët kryesorë dhe prirjet aktuale
Robin Cartwright dhe Kristina Amerhauser
Ky raport shënon përfundimin e studimit tonë të prurjeve financiare të paligjshme (PFP) në Ballkanin Perëndimor. Këtë herë, përqendrohemi te Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. PFP-të janë mekanizma me anë të të cilëve paratë e fituara në rrugë të paligjshme transferohen drejt ekonomive dhe dalin prej tyre për të shkuar te përfituesit kriminelë kudo në botë. Çdo vit, shuma të mëdha parash transferohen jashtë ekonomive në zhvillim dhe në tranzicion. Këto fonde mund të përdoreshin për të mira publike dhe private: shërbime publike, investime ose hapje vendesh të reja pune. E gjithë shoqëria vuan si pasojë e humbjes së këtyre fondeve.