Grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor në Greqi.

Më 29 janar 2021, policia greke në qytetin port të Selanikut arrestoi një burrë që ngarkonte çanta të zeza në një makinë. Në çanta dhe në një apartament aty pranë, policia gjeti 324 kilogramë kokainë të pastër,1 e cila dyshohej të kishte ardhur nga Amerika Latine.2 Një grek, një shqiptar me origjinë greke dhe një shtetas kroat u arrestuan në vendngjarje, ndërsa një person i katërt nga Kroacia arriti të shpëtonte. Ky është vetëm incidenti i fundit në një numër rastesh që lidhin grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor me krimin e organizuar në Greqi.

Greqia duket se është një pikë hyrëse për sistemin e shpërndarjes së kokainës që hyn në Evropë.3. Sekuestrimi i kokainës në Selanik thuhet se lidhet me një rast që u zbulua në Athinë në nëntor 2020, kur oficerët grekë sekuestruan 254 kilogramë kokainë. Kokaina besohej se kishte mbërritur në portin e Pireut nga Ekuadori, e fshehur në një kontejner që transportonte banane.4

Disa nga rastet në Greqi që lidhen me grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor lidhen me luftën mes bandave Škaljari dhe Kavač, të cilat vijnë nga qyteti malazez i Kotorrit. Për shembull, më 19 janar 2020, dy malazezë u qëlluan për vdekje nga katër persona të armatosur dhe me maska përpara familjeve të tyre ndërsa po darkonin në një tavernë në Vari, Athinë. Të dy viktimat, Igor Dedović dhe Stevan Stamatović, të dy 43 vjeç, dyshohet se ishin anëtarë të klanit Škaljari.5 Ata kishin urdhër-arreste ndërkombëtare në lidhje me krijimin e një organizate kriminale, përpjekje për vrasje dhe shkelje të ligjeve të armëve dhe eksplozivëve.

E përditshmja greke Kathimerini raportoi6 se vrasja e dyfishtë në tavernën në Athinë mund të ketë qenë e lidhur me një sekuestrim rekord në Filadelfia në qershor 2019 në të cilin u zbuluan 20 tonë kokainë në një anije kontejnerësh me flamur liberian.7 Kathimerini, duke cituar burime anonime të policisë, raportoi se Dedović dyshohej se konsiderohej përgjegjës për humbjen e ngarkesës në SHBA dhe se ai u vra në Athinë si një akt ndëshkimi. Vrasjet e dyfishta të stilit mafioz në Athinë mbeten të pazgjidhura.

Dedović thuhej se drejtonte klanin Škaljari së bashku me Jovan Vukotić, një malazez i lidhur me një ngarkesë kokaine prej 136 kilogramë të zbuluar nga autoritetet greke në një apartament në periferi jugore të Athinës, Varkiza, në vitin 2017. Megjithëse autoritetet greke kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Dedović, kur ai u arrestua në Antalia, Turqi,8 në shtator 2018 ai u ekstradua në Serbi, dhe jo në Greqi, ku ai gjithashtu kërkohej për vepra të mëparshme.

Policia greke thotë se 136 kilogramët e kokainës në Varkiza janë të lidhura me një sekuestrim tjetër prej 27 kilogramësh në Prevezë, në Greqinë perëndimore, në mars 2018. Dy serbë dhe dy italianë u arrestuan për trafik droge në lidhje me sekuestrimin në Prevezë. Organet e zbatimit të ligjit të drogës besojnë se kokaina në Varkiza dhe Prevezë ishte e së njëjtës ngarkesë, për shkak të një vule të stampuar në të gjitha paketat në formën e kokës së një demi.9

Lufta e klaneve të Kotorrit çoi në një tjetër incident të përgjakshëm në Greqi. Në korrik të vitit 2020, në ishullin e Korfuzit u vranë një malazez dhe një serb. Alan Kožar dhe Damir Hadžić, që të dy pretendohej se ishin të afërt me klanin Škaljari, u qëlluan për vdekje me një breshëri plumbash ndërsa ishte ulur në një makinë para një vile turistike. Të dy kërkoheshin nga policia malazeze dhe serbe për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasje dhe tentativë për vrasje.10 Fakti që ata ishin në Greqi sugjeron që vendi, me ishujt e tij të shumtë, konsiderohet nga kriminelët nga Ballkani Perëndimor si një vend i sigurt për t’u fshehur. Vrasja e dyfishtë mbetet e pazgjidhur.

Greqia ofron një portë të dobishme kalimi për grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor për të kontrabanduar kokainë, pasi ka shumë më shumë porte sesa në Adriatik. Në të vërtetë, Greqia ka 15 porte kontejnerësh dhe 15 porte të tjera që kanë skela për anije me gjatësi rreth 20 metra. Ndërsa vëmendja ka qenë te Tivari dhe Durrësi, grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor mund t’i lëvizin ngarkesat e tyre nëpër portet greke dhe më pas me kamionë nëpër të gjithë rajonin dhe Evropën Perëndimore.

Për shembull, në janar 2020, policia sekuestroi 1,2 tonë kokainë në portin e Astakos, Greqia perëndimore.11 Policia arrestoi tetë anëtarë të dyshuar të një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke përfshirë shtetas shqiptarë, moldavë dhe holandezë. Një shqiptar me nofkën “Doktori”, i cili thuhet se jeton në Spanjë, konsiderohet të jetë drejtuesi i bandës së kontrabandës së kokainës.12 Në bastisjet në shtëpitë në Athinë u gjetën një automatik AK-47, tre pistoleta dhe 233 000 € në para cash. Dy agjentë sekretë ishin infiltruar në bandë,13 duke u shtirur si marinarë për 16 muaj dhe duke ndjekur itinerarin e ngarkesës.

Kanabisi i fshehur në një shpellë pranë ishullit grek Alonissos, shtator 2019.

Kanabisi i fshehur në një shpellë pranë ishullit grek Alonissos, shtator 2019.

Fotografia: Policia Greke

Në raste të tjera, kokaina nga Amerika Latine lëviz përmes Greqisë për në Ballkanin Perëndimor. Në nëntor të vitit 2020, në portin e Pireut, autoritetet greke sekuestruan 137 kilogramë kokainë në katër kontejnerë bananeje që kishin ardhur nga Ekuadori dhe ishin të destinuar të mbërrinin në Durrës.14 Autoritetet greke e zëvendësuan ngarkesën me oriz dhe, duke bashkëpunuar me homologët e tyre shqiptarë, kryen një shpërndarje të kontrolluar që çoi në tre arrestime në Durrës, duke përfshirë edhe një punonjës porti.

Për tre dekadat e fundit, Greqia ka qenë një itinerar i rëndësishëm tranziti për trafikimin e kanabisit nga Shqipëria. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë mendohet të jetë itinerari më i madh tokësor për trafikimin e kanabisit në Evropë. Policia greke sekuestroi 1,5 tonë kanabis në vitin 2020. Gjatë dy viteve të mëparshme, ata kapën pothuajse nëntë tonë.15 Kanabisi trafikohet në këmbë ose me mushka nga shqiptarët që jetojnë në fshatrat kufitarë. Ata e fshehin drogën afër pikave të caktuara ku rrjetet greke më pas i marrin. Një kilogram kanabis kushton rreth 1000 € me shumicë në Shqipëri, por baronët e drogës në Greqi paguajnë dyfishin e kësaj shume.

Grupet kriminale shqiptare kontrabandojnë kanabis edhe me anije, si në Greqi ashtu edhe përmes ujërave greke në Turqi. Në shtator 2019, autoritetet e Rojës Bregdetare Greke zbuluan 1,1 tonë kanabis në një shpellë në ishullin Piperi, pranë ishullit Alonissos. Operacioni u zhvillua nga roja bregdetare pas arrestimit të një shtetasi shqiptar në bordin e një skafi në ishullin Agistri, afër Athinës, me akuzën e kontrabandës së drogës nga Shqipëria në Turqi. Tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan me të njëjtat akuza pasi skafi i tyre, që thuhet se kishte drogë në bord, u interceptua pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në jug të ishullit të Lesvosit në Egjeun lindor. Kjo duket të jetë pjesë e një tendence në rritje. Oficerët grekë pretendojnë se skafe shqiptare me kapacitet të lartë kalojnë Egjeun duke transportuar sasi të mëdha kanabisi në Turqi dhe kthehen të ngarkuar me heroinë.16 Kjo sugjeron që tani ekziston një “itinerar ballkanik” detar i kanabisit shqiptar që trafikohet në Turqi në këmbim të heroinës.

Një rast famëkeq ndodhi në janar 2019, ku një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Ballkan, Klement Balili, u vetëdorëzua te policia shqiptare. Ai dyshohet se ishte koka e transportit të 678 kilogramëve kanabis të destinuara për në Evropën Veriore që u konfiskuan në maj 2016 në ishullin grek Zakinthos. Sipas raporteve të medias, rrjeti i tij transportoi tonelata kanabis në të gjithë Evropën nga Shqipëria në Greqi dhe Evropën Perëndimore, duke përdorur një rrjet të kompanive të rreme të transportit. Balili, i njohur gjithashtu si “Keli” mes policëve të anti-drogës të Greqisë, kishte shërbyer si Drejtor Transporti në Sarandë, Shqipëri. Ai dyshohet se kishte lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë të qeverisë.17 Në tetor 2019, Balili u dënua me 10 vjet burg për trafik droge në Greqi dhe mbetet në paraburgim.18

Skafe që transportojnë drogë interceptohen në brigjet greke. Një tendencë në rritje në rajon përfshin shtetasit shqiptarë që trafikojnë drogë nëpër Detin Egje.
Skafe që transportojnë drogë interceptohen në brigjet greke. Një tendencë në rritje në rajon përfshin shtetasit shqiptarë që trafikojnë drogë nëpër Detin Egje.

Skafe që transportojnë drogë interceptohen në brigjet greke. Një tendencë në rritje në rajon përfshin shtetasit shqiptarë që trafikojnë drogë nëpër Detin Egje.

Fotografitë: Roja Bregdetare Greke

Kriminelë të tjerë famëkeqë shqiptarë janë shfaqur kohët e fundit në Greqi. Më 29 janar 2021, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle rutinë për masat kundër përhapjes së pandemisë, ndaluan një automjet të tipit xhip në qytetin Lamia, në Greqinë qendrore. Mes pasagjerëve ishte Alket Rizaj, një shqiptar i dënuar për vrasje, i cili ishte me leje pesëditore nga burgu. Rizaj u bë i burgosuri më i njohur shqiptar në Greqi pasi u arratis dy herë nga burgu i sigurisë së lartë të Athinës, në vitin 2006 dhe 2009, me helikopter së bashku me Vasilis Paleokostas, njeriun më të kërkuar të Greqisë.19

Greqia është gjithashtu një qendër kryesore për kontrabandën e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor. Rajoni kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë një itinerar e shfrytëzuar mirë që nga viti 2015. Me forcimin e kontrollit kufitar, më shumë emigrantë po përpiqen të kalojnë në Shqipëri.

Ndërsa disa kontrabandues po mundësojnë kalimin përtej kufirit, të tjerët janë pjesë e rrjeteve më të organizuarqë transportojnë emigrantë në Evropën PerëndimorePër shembull, më 3 janar 2020, një shqiptar 33-vjeçau arrestua ndërsa po hynte në Greqi përmes kalimit kufitar të Kapshticës-Krystalopigi në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge. Ai u ndoq penalisht si anëtar i një bande ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore, drejtuesit e së cilës ishin arrestuanë fund të vitit 2019 në Londër dhe Bruksel.20 Ai i mohotë gjitha akuzat.

Sipas dokumenteve të gjykatës dërguar autoriteteve greke, midis dhjetorit 2018 dhe marsit 2019 u kryen rreth 28 udhëtime kontrabandë.21 Është e paqartë se sa njerëz ishin kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj periudhe. Emigrantët udhëtonin për në Belgjikë me aeroplan. Pasi qëndronin për disa ditë në shtëpi ose hotele të lira rreth Gentit, ata hynin në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit të La Manshit, të fshehur në kamionë transporti në kushte mbytëse. Secili emigrant paguante mesatarisht 15 000 €. Dosja e çështjes përfshin përgjime të policisë në të cilat të dyshuarit dëgjohen duke thënë se ata u jepnin pilula gjumi fëmijëve të kontrabanduar për t’i mbajtur të qetë ndërsa ishin të fshehur në kamionë.

Si përfundim, incidentet e dhunshme, arrestimet dhe sekuestrimet e drogës tregojnë se sa të rëndësishme janë grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor në botën greke të krimit. Ky është një shembull i mëtejshëm se si tentakulat ndërkombëtare të krimit përhapen nga Ballkani Perëndimor në të gjithë botën.

Shënime

  1. Policia Greke, Περισσότερα από 300 κιλά καθαρής κοκαΐνης κατάσχεσαν αστυνομικοί της Διεύθυνσης Ασφάλειας Θεσσαλονίκης σε συνεργασία με το γραφείο D.E.A. Αθηνώνhttp, Njoftim për shtyp, 30 janar 2021, http://www.astynomia.gr/index.php?option=ozo_content&lang=%27..%27&perform=view&id=100060&Itemid=2582&lang=

  2. Στην ανακρίτρια οι τρεις συλληφθέντες για τα 324 κιλά κοκαΐνης, Amna News, 30 janar 2021, https://www.amna.gr/macedonia/article/524667/Stin-anakritria-oi-treis-sullifthentes-gia-ta-324-kila-kokainis

  3. Jeremy McDermott et al., The Cocaine Pipeline to Europe, Global Initiative against Transnational Organized Crime and InSight Crime (Tubacioni i kokainës drejt Evropës, Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe InSight Crime), shkurt 2021, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2021/02/The-cocaine-pipeline-to-Europe-GI-TOCInsightCrime.pdf

  4. Τα 254 Κιλά Καθαρής Κοκαΐνης Από το Εκουαδόρ που Κατέληξαν στο Κουκάκι, Vice, 20 nëntor 2020, https://www.vice.com/el/article/qjpk47/ta-254-kila-ka8arhs-kokainhs-apo-to-ekoyador-poy-katelh3an-sto-koykaki

  5. Yiannis Souliotis, Men gunned down in Vari wanted in Montenegro, Kathimerini (Burrat e vrarë në Vari në kërkim në Mal të Zi), 21 janar 2020, https://www.ekathimerini.com/news/248658/men-gunned-down-in-vari-wanted-in-montenegro

  6. Yiannis Souliotis, Το φονικό στη Βάρη και οι 20 τόνοι κοκαΐνης, Kathimerini, 26 janar 2020, https://www.kathimerini.gr/investigations/1061899/to-foniko-sti-vari-kai-oi-20-tonoi-koka-nis/?fbclid=IwAR37VlEqQELLiqlQ6VYJzPFYqQiOFCBcaY7LrqLis_Xqs02gaBYVzJQ5wEA&PageSpeed=noscript

  7. Hollie Silverman, Record cocaine seizure at Philadelphia terminal weighed nearly 20 tons – or 39,525 pounds (Sekuestrimi rekord i kokainës në terminalin e Filadelfias peshonte gati 20 tonë - ose 39 525 paund), CNN, 27 qershor 2019, https://edition.cnn.com/2019/06/26/us/philadelphia-cocaine-bust-weight-tally/index.html

  8. Mafia clan head wanted by Serbia nabbed in Turkey‘s Antalya, (Koka e klanit mafioz i kërkuar në Serbi, rrëmbehet në Antalia të Turqisë) Daily Sabah, 12 shtator 2018, https://www.dailysabah.com/investigations/2018/09/12/mafia-clan-head-wanted-by-serbia-nabbed-in-turkeys-antalya

  9. Kostas Koukoumakas, Τα Πακέτα Κοκαΐνης με το Κεφάλι του Ταύρου σε Βάρκιζα και Πρέβεζα, Vice, 29 mars 2018, https://www.vice.com/el/article/59j3en/ta-paketa-kokainhs-me-to-kefali-toy-tayroy-se-barkiza-kai-prebeza

  10. Zdravko Ljubas, Montenegrin Mafia Figures Killed in Greece (Zdravko Ljubas, personazhe të mafies malazeze vriten në Greqi), OCCRP, 29 korrik 2020, https://www.occrp.org/en/daily/12875-montenegrin-mafia-figures-killed-in-greece

  11. Policia Greke, Δηλώσεις σχετικά με εντοπισμό και κατάσχεση 1 τόνου και 181 κιλών κοκαΐνης και τη σύλληψη οχτώ (8) αλλοδαπών μελών εγκληματικής οργάνωσης διεθνικού χαρακτήρα, που δραστηριοποιείτο συστηματικά στη μεταφορά σημαντικών ποσοτήτων κοκαΐνη, 25 janar 2020, http://www.astynomia.gr/index.php?option=ozo_content&perform=view&id=92478&Itemid=2394&lang=

  12. Yiannis Souliotis, Πρώτες προφυλακίσεις για το καρτέλ της κοκαΐνης, Kathimerini, 30 janar 2020, https://www.kathimerini.gr/society/1062528/protes-profylakiseis-gia-to-kartel-tis-koka-nis

  13. Dimitris Popotas dhe Aria Kalyva, Ένας τόνος ναρκωτικά στον Αστακό: Δύο αστυνομικοί έζησαν στο ιστιοπλοϊκό της κόκας‘ Proto Thema, 26 janar 2020, https://www.protothema.gr/greece/article/968597/enas-tonos-narkotika-ston-astako-duo-astunomikoi-ezisan-sto-istioploiko-tis-kokas

  14. Droga që u bë oriz/ Vjen letërporosia nga Greqia për 137 kg kokainë të nisura nga Ekuadori, Balkanweb, 9 nëntor 2020, https://www.balkanweb.com/droga-qe-u-be-oriz-vjen-leterporosia-nga-greqia-per-137-kg-kokaine-te-nisura-nga-ekuadori-spak-zbuluam-se

  15. Kostas Koukoumakas, Why Europe‘s big cannabis route is so hard to shut (Pse rruga e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet), BBC, 7 dhjetor 2020, https://www.bbc.com/news/world-europe-55069055

  16. Vythoulkas Dionysis, Πως δρούσε το κύκλωμα μεταφοράς ναρκωτικών με ταχύπλοα από Αλβανία προς Τουρκία, Ta Nea, 1 tetor 2019, https://www.tanea.gr/2019/10/01/greece/pos-drouse-to-kykloma-metaforas-narkotikon-me-taxyploa-apo-alvania-pros-tourkia

  17. Gjergj Erebara, Albania ‘Ignoring’ Suspected Drug Baron’s Greek Arrest Warrant (Gjergj Erebara, Shqipëria “shpërfill” urdhër-arrestin grek të baronit të dyshuar për drogën), Balkan Insight, 16 maj 2016, https://balkaninsight.com/2016/05/16/albania-ignoring-suspected-drug-baron-s-greek-arrest-warrant-05-16-2016

  18. Gjergj Erebara, Albania Confirms Infamous Drug Dealer’s Jail Sentence (Gjergj Erebara, Shqipëria konfirmon dënimin me burg të tregtuesit famëkeq të drogës), Balkan Insight, 17 tetor 2019, https://balkaninsight.com/2019/10/17/escobar-of-the-balkans-sentenced-by-10-years

  19. Jeff Maysh, The uncatchable (Të pakapshmit), BBC, 25 shtator 2014, https://www.bbc.co.uk/news/special/2014/newsspec_8700/index.html

  20. Maïthé Chini, Belgian and English police arrest Albanian human trafficking gang (Policia belge dhe angleze arrestojnë bandën shqiptare të trafikimit të qenieve njerëzore), The Brussels Times, 27 shtator 2019, https://www.brusselstimes.com/news/belgium-all-news/70322/belgian-and-english-police-arrest-albanian-human-trafficking-gang

  21. Kostas Koukoumakas, Ο Κρατούμενος στα Γρεβενά και η Διακίνηση Θυμάτων Μαύρης Εργασίας στην Ευρώπη, Vice, 21 tetor 2020, https://www.vice.com/el/article/qjpd9w/o-kratoymenos-sta-grebena-kai-h-diakinhsh-8ymatwn-mayrhs-ergasias-sthn-eyrwph