Kokaina pushton bregdetin e Adriatikut.
Operacionet e mëdha të anti-drogës në Kroaci dhe Shqipëri gjatë muajve të fundit tregojnë se ka një vërshim të kokainës që vjen përmes porteve të dhuratave të Adriatikut. Shumica e drogës fshihet në kontejnerë që transportojnë banane nga Amerika Latine në Evropë. Ndërsa konsumi i kokainës në Ballkanin Perëndimor është relativisht i ulët, këto sekuestrime, bashkë me tendencat e të kaluarës, tregojnë se portet në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi janë pika të rëndësishme hyrëse për kanalizimin e kokainës drejt Evropës.1
Kjo ilustron se si grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Perëndimor, gjatë dekadës së kaluar, janë përfshirë në mënyrë aktive jo vetëm në shpërndarjen e kokainës në Ballkanin Perëndimor dhe në BE, por gjithashtu edhe në organizimin e dërgesave të mëdha të kokainës direkt nga Amerika Latine.2 Disa nga këto dërgesa drejtohen për në portet në Evropën Perëndimore, Detin e Zi ose Greqi, por të tjerat vijnë në Ballkanin Perëndimor me anije me kontejnerë.
Në fund të marsit 2021, u zbulua më shumë se gjysmë ton kokainë me vlerë rreth 50 milionë € në portin të Ploce në Kroacinë Jugore të fshehura në një kontejner me banane. Ky ishte sekuestrimi më i fundit dhe më i madh mes disa dërgesave të kokainës që kanë ardhur përmes portit të Ploces.
Në qershor të vitit 2020, në Bacina afër Ploçës, u sekuestruan 25 kilogramë kokainë me pastërti të lartë nga një automjet pasagjerësh; u arrestua shoferi i makinës, një shtetas italian.3 Më pas, u bë një numër arrestimesh në Kroaci dhe Itali. Sipas policisë, ky grup kontrabandoi të paktën 146 kilogramë kokainë.4
Në mars 2021, policia në Dubrovnik ekspozoi gati 73 kilogramë kokainë me pastërti të lartë që ishte sekuestruar.5 Kokaina u gjet gjithashtu në një kontejner plot me banane të importuara nga Amerika e Jugut.6
Ploce konsiderohet vulnerabël sepse ka një vëllim të lartë të importeve të bananeve - rreth 1200 kontejnerë në vit - me një kapacitet të ulët për t’i kontrolluar. Kjo duhet të korrigjohet së shpejti me investimin e fundit në një pajisje portative me rreze X.7
Në të kaluarën, janë bërë operacione të mëdha anti-drogë në portin e Rijekës në Kroacinë e veriut. Në janar 2017, u nxorën 478 kilogramë kokainë nga një kontejner që kishte mbërritur nga Peruja.8 Si pjesë e një operacioni të përbashkët me policinë italiane dhe sllovene, kontejneri u vulos përsëri dhe falë dërgesës së kontrolluar, më vonë u bënë disa arrestime, duke përfshirë udhëheqës të dyshuar nga rajoni i Kalabrisë në Itali.9 Arrestime të mëtejshme në lidhje me këtë sekuestrim u bënë në shkurt 2021.10
Në mars 2018, në portin e Rijekës, policia sekuestroi 100 pako me kokainë të gjetura në një kontejner në të cilin gjendeshin 20 tonë me mbetje metalesh të përziera. Kokaina ishte blerë në Panama dhe më pas ishte dërguar për në Kroaci. U bënë disa arrestime, veçanërisht të personave nga Kroacia dhe Sllovenia, duke përfshirë Stjepan Prnjat, një shtetas kroat me origjinë nga Zenica në Bosnjë e Hercegovinë, i njohur si “Eskobari kroat”.11 Në hetimin e tyre, policia gjeti një rrjet kompanish me qendër në Zagreb që importonin kokainë në kontejnerë me fruta dhe metale skrap.12
Ploça dhe Rijeka nuk janë portet e vetme të Adriatikut që po përmbyten me kokainë. Poshtë këtij bregdeti, në Malin e Zi, porti i Tivarit në të kaluarën ka qenë një pikë famëkeqe hyrëse për drogat. Për shembull, në qershor 2014 policia sekuestroi 250 kilogramë kokainë që ishin dërguar në Bar nga Ekuadori në një kontejner me banane.13 Midis viteve 2015 dhe 2019, të paktën në tri raste, u zbuluan më shumë se 30 kilogramë kokainë në kontejnerë që e kishin origjinën nga Amerika e Jugut.14 Në prill 2019, autoritetet malazeze sekuestruan 50 kilogramë drogë në një anije stërvitore detare në portin e Tivatit.15
Në Shqipëri, porti i Durrësit është qendër e kontrabandës së drogës. Më 10 prill 2021, u sekuestruan 143 kilogramë kokainë në port në një kontejner plot me banane. Kontejneri e kishte origjinën nga Ekuadori dhe kishte udhëtuar përmes portit të kontrolluar nga mafia, Xhoja Tauro në Itali. Disa ditë më parë, më 1 prill, u sekuestruan gjithashtu 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, përsëri nga një kontejner që vinte nga Ekuadori. Këto dy sekuestrime të gati 200 kilogramëve kokainë në tremujorin e parë të vitit 2021 tejkaluan të gjithë sasinë e kokainës së sekuestruar në Shqipëri në vitet 2019 dhe 2020 së bashku. Në vitin 2018, u sekuestrua një rekord prej 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit në një ngarkesë me banane që vinte nga Kolumbia.
Në Shqipëri, ashtu si në Kroaci dhe Mal të Zi, shumë pak nga porositësit e dërgesave të kokainës janë kapur. Administratorët e kompanive të importit të frutave zakonisht pretendojnë se nuk kishin njohuri se brenda të njëjtëve kontejnerë bashkë me ngarkesat e produkteve të tyre fshihej kokainë. Teknikisht, kjo është mjaft e mundur nëse kriminelët mund të kenë akses te kontejnerët pasi ata të jenë mbushur me fruta, por përpara se të ngarkohen në anije.16
Por çfarë na tregojnë këto sekuestrime? A vjen më shumë kokainë nëpër rajon sesa në të kaluarën? Oferta nga Amerika Latine dhe kërkesa e Evropës janë sigurisht të larta. A po bëhet më efikas zbatimi i ligjit? Ky mund të jetë një faktor, pasi vende si Kroacia dhe Shqipëria, për shembull, punojnë më ngushtë me partnerë bipalësh ose EUROPOL-in dhe ndërsa policia bëhet më efikase në deshifrimin e sistemeve të mesazheve të koduara. Kjo mund të tregojë gjithashtu për një polici dhe siguri të kontejnerëve më efikase nën drejtimin e inteligjencës në portet kryesore.
Por një rritje në sekuestrime, si dhe një numër në rritje i arrestimeve të profilit të lartë në disa vende të rajonit, mund të jenë gjithashtu tregues për vrima në ombrellën e mbrojtjes që në të kaluarën u ka dhënë mundësinë grupeve kriminale nga Ballkani Perëndimor të veprojnë pa u ndëshkuar. Trafikimi i drogës në Ballkanin Perëndimor, si kudo tjetër, varet nga mbrojtja politike, e cila (kundrejt një çmimi) lejon që makineria e trafikut të funksionojë normalisht: dhuna mbahet nën kontroll dhe produkti lëviz pa pengesa. Një numër i ulët sekuestrimesh, si një sasi e kufizuar dhune, sugjeron një treg efikas. Rrjete të tilla mbrojtëse shpesh formohen në kontekste ku dërgesa me vlera të larta (të tilla si droga) kalojnë nëpër zona me qeverisje të dobët ose të korruptuar dhe mund të përfshijnë një nivel të lartë bashkëpunimi nga punonjësit shtetërorë, anëtarët e shërbimeve të sigurisë ose policia dhe zyrtarët e portit.17 Nëse një mbrojtës i rëndësishëm politik vdes ose largohet nga detyra, atëherë kjo dorë mbrojtjeje largohet dhe zbatimi i ligjit mund të bëjë punën e vet. Për këtë arsye sekuestrimet mund të tregojnë se po shkatërrohet ekonomia e mbrojtjes. Kjo mund të tregojë gjithashtu më shumë konkurrencë brenda tregut ndërsa grupet kërkojnë itinerare dhe aleatë të rinj ose ofrojnë informata për të nxjerrë nga loja trafikantët e tjerë.
Është e qartë që trafiku i kontejnerëve nuk është prekur nga karantina; ekziston një kërkesë e lartë për kokainë në Evropë dhe portet e Adriatikut konsiderohen si pika hyrëse me rrezikshmëri të ulët. Por ndoshta shtimi i sekuestrimeve dhe arrestimeve tregon gjithashtu edhe për disa zhvendosje tektonike në tregjet kriminale dhe ekonomitë e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor.
Fotografia: Policia e Shtetit Shqiptar.
Shënime
-
Jeremy McDermott et al., The cocaine pipeline to Europe, Global Initiative against Transnational Organized Crime and InSight Crime (Tubacioni i kokainës drejt Evropës, Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe InSight Crime), shkurt 2021, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2021/02/The-cocaine-pipeline-to-Europe-GI-TOCInsightCrime.pdf. ↩
-
Ibid; Walter Kemp, Transnational tentacles: Global hotspots of Western Balkan organized crime, Global Initiative against Transnational Organized Crime (Zonat e nxehta globale të krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor, Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar), korrik 2020, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2020/07/Transnational-Tentacles-Global-Hotspots-of-Balkan-Organized-Crime-ENGLISH_MRES.pdf. ↩
-
HRT, Rekordna zapljena droge u mjestu Baćina kod Ploča, 27 qershor 2020, https://vijesti.hrt.hr/hrvatska/rekordna-zapljena-droge-u-mjestu-bacina-kod-ploca-711434. ↩
-
HRT, Dubrovačka policija razbila lanac krijumčara kokaina, 28 janar 2021, https://vijesti.hrt.hr/hrvatska/dubrovacka-policija-razbila-lanac-krijumcara-kokaina-348125. ↩
-
HRT, Jedna od najvećih zapljena kokaina u posljednjih 20 godina, 8 mars 2021, https://vijesti.hrt.hr/hrvatska/dubrovnik-jedna-od-najvecih-zapljena-kokaina-u-posljednjih-20-godina-1011640. ↩
-
Dubrovacki dnevnik, TAMO SLUČAJNO ZAVRŠIO? U obiteljskoj tvrtki osnivačice Mosta pronašli 100 kilograma kokaina, 7 mars 2021, https://dubrovackidnevnik.net.hr/vijesti/zupanija/u-obiteljskoj-tvrtki-osnivacice-stranke-mosta-pronasli-100-kilograma-kokaina. ↩
-
B R, Dubrovačka policija objavila detalje zapljene kokaina vrijednog 500 milijuna kuna: Još se ne zna čija je droga, Tportal, 14 prill 2021, https://www.tportal.hr/vijesti/clanak/dubrovacka-policija-jos-ne-zna-ciji-je-zaplijenjen-kokain-vrijedan-500-milijuna-kuna-a-zbog-ovog-i-slicnih-slucajeva-nabavljaju-uredaj-vrijedan-12-milijuna-kuna-20210414. ↩
-
Marin Dešković, Hrvatska policija u potpunoj tajnosti u Rijeci oduzela 478 kg kokaina okrutnoj ‘Ndrangheti, Jutarnji, 7 shkurt 2021, https://www.jutarnji.hr/vijesti/crna-kronika/hrvatska-policija-u-potpunoj-tajnosti-u-rijeci-oduzela-478-kg-kokaina-okrutnoj-ndrangheti-15048664. ↩
-
Ibid. ↩
-
Ibid. ↩
-
24sata, Zaplijenili 100 kg kokaina: Iza svega stoji‚ hrvatski Escobar‘, 8 mars 2018, https://www.24sata.hr/news/u-rijeci-nasli-100-kg-kokaina-na-ulici-vrijedi-50-milijuna-kn-563744. ↩
-
Ibid. ↩
-
Government of Montenegro, Largest seizure in Montenegro ever: 250 kg of cocaine worth more than 12.5 milion (Qeveria e Malit të Zi: Sekuestrimi më i madh ndonjëherë në Malin e Zi: 250 kg kokainë me vlerë më shumë se 12,5 milionë) 5 qershor 2014, https://www.gov.me/en/News/139329/Largest-drug-seizure-in-Montenegro-ever-250-kg-of-cocaine-worth-more-than-12-5-million.html. ↩
-
Government of Montenegro, Officers of the Customs Administration seized significant amounts of narcotics on several occasions during March (Qeveria e Malit të Zi, Oficerët e Administratës Doganore sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në disa raste gjatë marsit), 26 mars 2019, https://www.gov.me/en/search/197612/Press-release-Officers-of-the-Customs-Administration-seized-significant-amounts-of-narcotics-on-several-occasions-during-March.html; Montenegrin port customs seize cocaine, (Dogana e portit malazez sekuestron kokainë), N1, 15 qershor 2018, https://rs.n1info.com/english/news/a396500-montenegrin-customs-seize-cocaine; Customs officers have discovered 33 kg of cocaine in the Port of Bar, Government of Montenegro (Oficerët e doganës kanë zbuluar 33 kg kokainë në Portin e Tivarit, Qeveria e Malit të Zi), 2 dhjetor 2015, https://www.gov.me/en/search/154993/Customs-officers-have-discovered-33-kg-of-cocaine-in-the-Port-of-Bar.html. ↩
-
Montenegrin authorities seize drugs on navy training ship (Autoritetet malazeze sekuestrojnë drogë në anijen stërvitore të marinës), Reuters, 19 prill 2019, https://www.reuters.com/article/us-montenegro-drugs-idUSKCN1RV0XQ. ↩
-
Jeremy McDermott et al., The cocaine pipeline to Europe, Global Initiative against Transnational Organized Crime and InSight Crime (Tubacioni i kokainës drejt Evropës, Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe InSight Crime), shkurt 2021, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2021/02/The-cocaine-pipeline-to-Europe-GI-TOCInsightCrime.pdf. ↩
-
Mark Shaw, ‘We Pay, You Pay’: Protection Economies, Financial Flows, and Violence, in (Ne paguajmë, ju paguani: Ekonomitë e Mbrojtjes, Flukset Financiare dhe Dhuna) Hilary Matfess dhe Michael Miklaucic (eds), Beyond Convergence, World Without Order. Uashington D.C.: Center for Complex Operations, Institute for National Strategic Studies (Qendra për Operacione Komplekse, Instituti për Studime Strategjike Kombëtare), tetor 2016, 235-250, https://cco.ndu.edu/Portals/96/Documents/books/Beyond%20Convergence/BEYOND%20CONVERGENCE%20%20World%20Without%20Order%20.pdf?ver=2016-10-25-125406-170. ↩