“Skifterët” e Kurbinit: një shkollë hajdutësh.
Në vitet e fundit, grabitjet dhe vjedhjet në shtëpitë e lojtarëve të futbollit dhe personave të famshëm kanë qenë ndër lajmet kryesore në Spanjë dhe Itali. Shumë nga autorët e krimeve janë të rinj që vijnë nga i njëjti rajon, nga rajoni i Kurbinit në Shqipëri.
Kurbini është një bashki 50 kilometra në veri të Tiranës, kryeqytetit shqiptar. Ai kufizohet me detin Adriatik në perëndim. Gjatë periudhës komuniste, qyteti kryesor i Laçit, dikur një zonë rurale, u zhvillua dhe u shndërrua në një qendër të rëndësishme për industrinë. Si rezultat i kësaj, Laçi u rendit si qyteti i dytë më i rëndësishëm në veri të Shqipërisë për nga madhësia, popullsia dhe rëndësia ekonomike.1
Sidoqoftë, me rënien e komunizmit në fillim të viteve 1990, fabrikat u mbyllën. Papunësia u rrit dhe shumë njerëz emigruan në Greqi dhe Itali për të kërkuar punë. Kjo bashki u godit gjithashtu rëndë nga trazirat civile që përfshinë Shqipërinë në vitin 1997, pas shembjes së skemave piramidale. Dhuna la pas një trashëgimi kriminaliteti, armësh dhe një kulture paligjshmërie.2 Ky u shndërrua në një mjedis ku të rinjtë i drejtoheshin jetës së krimit.
Të rinjtë nga Kurbini morën reputacionin se ishin hajdutë të aftë, duke grabitur vila dhe makina luksoze në Evropën Perëndimore. Ata tërhoqën vëmendjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mediave në Milano dhe Torino pasi grabitën disa personazhe të famshme, duke përfshirë futbollistë.3 Liberalizimi i udhëtimeve brenda zonës Shengen në vitin 2010 krijoi mundësi më të mëdha për shqiptarët për të udhëtuar.4 Hajdutët nga Kurbini e shfrytëzuan këtë mundësi për ta zgjeruar shtrirjen e tyre në Andorrë, Belgjikë, Francë, Luksemburg, Holandë, Spanjë dhe Zvicër.
Fotografi: Desarta Mejdini
Të rinjtë që ktheheshin nga “aventurat” e tyre jashtë vendit me makina të shtrenjta, veshje dhe stoli u bënë model për fëmijët e varfër dhe lehtësisht të ndikueshëm në Kurbin që dëshironin të ishin po aq “të suksesshëm” sa heronjtë e tyre të rinj.5 Në vitin 2015 dhe 2016, fenomeni u përhap aq shumë në këtë zonë sa disa të rinj braktisën shkollën në mënyrë që të udhëtonin jashtë vendit dhe të merreshin me vjedhje. Të rinjtë me përvojë në vjedhje me thyerje të banesave i transmetuan aftësitë e tyre te më të rinjtë në një mënyrë që u bë faktikisht një shkollë krimi. Nga ky terren rekrutimi, ekipet mblidheshin dhe përhapeshin në të gjithë Evropën për kryerjen e grabitjeve.
Vjedhjet e profilit të lartë të vilave të futbollistëve të famshëm nga klubet spanjolle si Reali i Madridit dhe Barcelona rritën më tej mitin e hajdutëve nga Kurbini.6 Media i quajti ata ‘skifterë’ për aftësitë e tyre të shpejta dhe grabitqare. Hajdutët u bënë pjesë e kulturës popullore shqiptare, me shfaqje televizive dhe filma që përshkruajnë, dhe nganjëherë satirizojnë, mënyrat e jetës grabitqare dhe luksoze të të rinjve nga Laçi.7 Sidoqoftë, aspektet më pak magjepsëse të skifterëve kanë tërhequr më pak vëmendje, si p.sh. të rinj të vrarë në ndjekje makinash me policinë ose të mbetur invalidë pas rënies nga lartësitë gjatë grabitjeve.8
Pavarësisht nga vëmendja e lartë mediatike që i është dhënë problemit, pak është bërë për ta trajtuar atë. Kurbini mbetet një nga zonat më të varfra të Shqipërisë me nivele të larta të papunësisë, sidomos te të rinjtë.9 Situata u përkeqësua më tej nga tërmeti i nëntorit 2019 që shkatërroi pothuajse gjysmën e të gjitha ndërtesave në Laç.10 Epidemia e COVID-19 i ka thelluar më tej dobësitë ekonomike.
Disa nga iniciativat e pakta që janë bërë për t’u dhënë rrugë alternative të rinjve nga Kurbini kanë ardhur nga grupet e shoqërisë civile si Qendra Rinore Sebastia, e profilizuar më poshtë.
Shënime
-
Xhilda Dedaj and Sonila Papathimiu, Environment Impact of Ex-Industrial Areas in Laç and Rubik and the Possibilities for Their Functional Transformation—a Comparative Analysis, European Journal of Economics and Business Studies, 3, 3, 184-193, http://journals.euser.org/files/articles/ejes_sep_dec_17/Xhilda.pdf. ↩
-
Siobhan Darrow, Albania deteriorates into chaos, CNN, 13 March 1997, http://edition.cnn.com/WORLD/9703/13/albania.late/index.html?iref=allsearch. ↩
-
AC Milan’s Gattuso Stolen Car Found in Albania, BIRN, 12 November 2009, https://balkaninsight.com/2009/11/12/ac-milan-s-gattuso-stolen-car-found-in-albania/. ↩
-
European Commission, Visa liberalisation: Commission reports on the continued fulfilment of requirements by the Western Balkans and Eastern Partnership countries, 10 July 2020, https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_20_1327. ↩
-
Interview with a representative of civil society in Kurbin, 11 February 2021. ↩
-
Rodrigo Faez, Sources: Police arrest group in connection with La Liga home invasions, ESPN, 17 October 2019, https://tv5.espn.com/football/real-madrid/story/3966879/sources-police-arrest-group-in-connection-with-la-liga-home-invasions. ↩
-
Portokalli (30 April 2017), Top Channel, 1 May 2017, https://www.youtube.com/watch?v=F11XCDYC7hU. ↩
-
Interview with a journalist from Kurbin, 12 February. ↩
-
Albanian Institute of Statistics (INSTAT) database, Treguesit tremujorë sipas qarqeve për grupmoshën 15 vjeç e lart sipas Gjinia, Qarku, Variabla dhe Tremujori, http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__TP__LFS__LFSQ/NewLFSQ003/?rxid=ae587ccd-002c-4cb3-ac5f-b7b4709466de&fbclid=IwAR39rr9F4-1vStRRjw-GX1PFD9GT1YbYqxaBZ-5my_TgbOHxs7xtVi58dwQ. ↩
-
Elvis Hila, Gati gjysma e pallateve në Laç shpallen paraprakisht ta pabanueshëm, Reporter, 3 December 2019, https://www.reporter.al/gati-gjysma-e-pallateve-ne-lac-shpallen-paraprakisht-ta-pabanueshem/. ↩