Një goditje ndaj krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor?
Në një seri arrestimesh në janar dhe shkurt 2021, policia në Serbi, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë ndaloi kriminelë që, sipas pretendimeve të medias, kanë lidhje me klanet famëkeqe kriminale Kavač dhe Škaljari nga Mali i Zi. Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi gjashtë persona në Prilep, qytetin e katërt më të madh të vendit, me akuza në lidhje me drogat.1 A po vëmë re një goditje të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor?
Në mëngjesin e 4 shkurtit, prokurori kundër krimit të organizuar në Serbi, Mladen Nenadić, njoftoi se policia kishte arrestuar 16 persona të dyshuar për krime të rënda.2 Lajmi u përhap me shpejtësi. Disa pjesë të medias spekuluan se ky ishte fillimi i goditjes së premtuar prej kohësh nga Presidenti Aleksandër Vuçiçndaj krimit të organizuar,3 ndërsa disa të tjerë theksuan domosdoshmërinë e hetimit të lidhjeve midis grupeve kriminale dhe zyrtarëve në politikë dhe shërbimet e sigurisë.4
Një nga personazhet më të rëndësishëm të arrestuar ishte Veljko Belivuk. Në fillim të viteve 2000, Belivuk ishte anëtar i Forcës së Bashkuar, një grup ultra i formuar nga fanatikët e Beogradit për të mbështetur klubin serb të futbollit FK Rad. Ai kishte punuar gjithashtu si roje sigurie në një klub nate në Beograd, ku kishte rrahur dhe plagosur dy persona në vitin 2007. Gjykata më në fund e shpalli atë fajtor tetë vjet më vonë. 5 Belivuk u bë i njohur për publikun në prill 2016 kur, së bashku me Aleksandar Stanković, udhëheqësin e grupit të tifozëve Janjičari të klubit të futbollit FK Partizani, u regjistrua nga një kamerë monitorimi duke rrahur brutalisht truprojet e menaxherit të përgjithshëm të FK Partizani.6
Fotografi: Stefan Tomasevic&ATAImages
Pasi Stankoviç u vra në një atentat të stilit mafioz në tetor 2016,7 Belivuk u bë pasuesi i Stanković si udhëheqësi i ri i grupit Janjičari.8 Një ditë pas vrasjes, ministri i brendshëm i asaj kohe, Nebojša Stefanović, i shpalli luftë mafies dhe policisë së korruptuar.9 Sidoqoftë, në vitet në vijim, rrugët e Serbisë u shndërruan në një fushë beteje, me më shumë se 60 vrasje që dyshohet se kishin lidhje me krimin e organizuar.10
Problemet e Belivukut me ligjin vazhduan në vitin 2017, kur ai u akuzua si bashkëpunëtor në organizimin e një vrasjeje. Sidoqoftë, gjykata e liroi atë nga akuzat.11 Ndërkohë, gazetarët investigativë zbuluan disa fotografi të anëtarëve të grupit Janjičari me një zyrtar të lartë policie,21 si dhe lidhje të mundshme mes Belivuk dhe zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Brendshme.12 Për më tepër, anëtarët e grupit Janjičari kishin rolin e rojeve të sigurisë në inaugurimin e Presidentit Vuçiç.13 Sipas raportimeve, grupi Janjičari ka po ashtu lidhje me klanin Kavač.14
Në Serbi, dihet se grupet e huliganëve janë të përfshira në aktivitete të paligjshme në lidhje me drogën, sigurinë private, lojërat e fatit dhe ndërtimin.15 Sidoqoftë, Vuçiç ka premtuar të luftojë kundër mafies, “pavarësisht nga pasojat personale, politike dhe çdo pasoje tjetër”.16
Në shkurt 2021, policia serbe e arrestoi Belivuk-un pas kthimit të tij nga Mali i Zi, ku ai dyshohet se ishte takuar me Radoje Zvicer-in, një nga drejtuesit e klanit Kavač.17 Grupi i Belivuk-ut akuzohej për vrasje, zhvatje, rrëmbim dhe shpërndarje droge,18 si dhe për një plan të mundshëm për të vrarë një zyrtar të lartë shtetëror.19 Të dyshuar të tjerë janë akuzuar për bashkëpunim në vepra penale, prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe prodhimin, zotërimin, mbajtjen dhe trafikimin e paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, përveç tre rasteve të vrasjeve të rënda.20
Në një rast tjetër, në qytetin e Tivatit në Malin e Zi, në janar policia ndaloi disa anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale. Besohej se të dyshuarit “kishin si qëllim të eliminonin anëtarët e grupit Kavač”.21 Një nga objektivat e planifikuar mendohej të ishte Belivuk-u.
Në shkurt, policia në Bosnjë-Hercegovinë arrestoi tre shtetas malazezë afër resortit të skive të Jahorinës për prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve.22 Sipas raportimeve të medias, ata ishin nga klani Škaljari dhe kishin në plan të vrisnin drejtuesin e klanit rival Kavač, Radoje Zvicer-in, si dhe gruan e tij, gjatë qëndrimit të tyre në resort.23
Përsëri në Serbi, Vuçiç premtoi se do të shfaqte fotografi të mizorive të grupit Janjičari.24 Në një konferencë shtypi në mars, Vuçiç paraqiti një fotografi të një viktime pa kokë para një audience televizive në orarin më të ndjekur.25 Më pas, një gazetar nga Rrjeti i Raportimit për Krimin dhe Korrupsionin (KRIK) e pyeti presidentin se pse disa nga përfaqësuesit e qeverisë nuk po merreshin në pyetje nga policia. Vuçiç nuk u përgjigj.26 Disa ditë më vonë, tabloidët proqeveritarë e akuzuan rrjetin KRIK dhe disa oficerë policie se ishin pjesë e grupit Janjičari.27 Shoqatat e medias dhe organizatat ndërkombëtare,28 duke përfshirë GI-TOC, reaguan ndaj fushatës së shpifjeve,29 ashtu si dhe Vuçiç, i cili deklaroi se rrjeti KRIK duhet të lihet i qetë të bëjë punën e tij pasi kjo është demokracia.30
Ndërkohë që nuk duket se do të ketë fund përplasja mes klaneve Škaljari dhe Kavač nga Mali i Zi që filloi në vitin 2014 dhe ka përfshirë personazhe të grupeve kriminale dhe huligane serbe,31 përpjekjet e shtetit për t’i goditur duket se janë rritur.
Serbia ka reaguar ashpër ndaj krimit të organizuar në të kaluarën, për shembull, gjatë operacionit Sabre në vitin 2008, i cili solli shpërbërjen e grupeve kryesore si klani i Zemunit, pas vrasjes së Kryeministrit Xhinxhiç. Do të jetë interesante të shihet nëse Presidenti Vuçiç mund ta mbajë premtimin e tij.
Shënime
-
H M, Приведени дилери на дрога во Прилеп, вмешани и полициски службеници, Нова Македонија, 6 February 2020, https://www.novamakedonija.com.mk/makedonija/hronika/приведени-дилери-на-дрога-во-прилеп-вм. ↩
-
Uhapšeno 16 osoba osumnjičenih za udruživanje radi otmica i ubistva, RTS, 4 February 2021, https://youtu.be/sZNINtATgHk. ↩
-
Hapšenje Velje Nevolje je samo POČETAK BORBE protiv organizovanog kriminala, Pink, 6 Februrary 2021, https://pink.rs/hronika/273656/hapsenje-velje-nevolje-je-samo-pocetak-borbe-protiv-organizovanog-kriminala-jedan-detalj-je-kljucan-u-ovom-procesu. ↩
-
V. Jeremić, Veze Veljka Belivuka sa državom godinama ignorisane, Danas, 9 February 2021, https://www.danas.rs/drustvo/veze-veljka-belivuka-sa-drzavom-godinama-ignorisane/. ↩
-
Interview with journalist from Belgrade, February 2021. ↩
-
Nenad Nešić, Niko uhapšen nakon napada na Vazuru, B92, 29 April 2016, https://youtu.be/WSDgjXarrdI. ↩
-
Devin Windelspecht, Serbia’s Deadly Mix: Football, Politics and Crime, OCCPR, 27 January 2017, https://www.occrp.org/en/blog/6016-serbia-s-deadly-mix-football-politics-and-crime. ↩
-
Belivuk changed the group’s name to Principi, but it is still popularly known as Janjičari. ↩
-
Veljko Medić, Stefanović: Objavljujemo rat mafiji, RTS, 14 October 2016, https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/2488734/stefanovic-objavljujemo-rat-mafiji.html. ↩
-
Crna knjiga, KRIK and Radio Slobodna Evropa, 15 February 2021, https://www.crnaknjiga.rs/index.php. ↩
-
Bojana Pavlović, Tužilaštvo traži ukidanje presude Belivuku, KRIK, 20 February 2019, https://www.krik.rs/tuzilastvo-trazi-ukidanje-presude-belivuku/. ↩
-
Jelena Radivojević and Bojana Pavlović, Uhapšen Belivuk i članovi njegove kriminalne grupe, KRIK, 4 February 2021, https://www.krik.rs/uhapsen-belivuk-i-clanovi-njegove-kriminalne-grupe/. See also: Ivana Jeremić, Foul Play: Serbia’s Football Hooligans Get Down to Business, Balkan Insight, 22 July 2019, https://balkaninsight.com/2019/07/22/foul-play-serbias-football-hooligans-get-down-to-business/. ↩
-
Jelena Diković, Od čuvanja Vučića na inauguraciji do hapšenja za ubistva, Danas, 6 February 2021, https://www.danas.rs/drustvo/od-cuvanja-vucica-na-inauguraciji-do-hapsenja-za-ubistva/. ↩
-
Bojana Jovanović, Vučić tvrdi da Vidojević nije član klana iako ga je policija označila kao kavčanina, KRIK, 13 June 2020, https://www.krik.rs/vucic-tvrdi-da-vidojevic-nije-clan-klana-iako-ga-je-policija-oznacila-kao-kavcanina/. ↩
-
Firme navijača – podizvođači u poslovima za državu, Insajder, 7 December 2019, https://youtu.be/2RzitOXDO3M. ↩
-
Aleksandar Vučić, Pobedićemo mafiju. Garantujem!, Budućnost Srbije, 19 October 2020, https://www.instagram.com/p/CGhmIEGpM6h/. ↩
-
Veljko Belivuk uhapšen na beogradskom aerodromu, Vijesti, 29 January 2021, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/507599/veljko-belivuk-priveden-na-beogradskom-aerodromu. ↩
-
Izjava Ministar Vulin: uhapšeno 17 osoba, nećemo dozvoliti stvaranje novog Zemunskog klana, MUP Republike Srbije, 4 February 2021, https://youtu.be/g9PN0R_bbIE. ↩
-
Vulin: Našli smo najmanje dva mesta na kojima su “upucavane” snajperske puške, RTS, 7 February 2021, https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/4249862/vulin-veljko-belivuk-kriminalna-grupa-hapsenja-snajper-upucavali-puske.html. ↩
-
Određen pritvor osumnjičenima V. Belivuk i drugi, Viši sud u Beogradu, 6 February 2021, https://www.bg.vi.sud.rs/vest/2991/odredjen-pritvor-osumnjicenima-v-belivuk-i-drugi.php. ↩
-
Bojana Nikolić, Iz Spuža na pretres doveli osumnjičene za pokušaj likvidacije Belivuka i Miljkovića, Vijesti, 2 February 2021, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/508927/iz-spuza-na-pretres-doveli-osumnjicene-za-pokusaj-likvidacije-belivuka-i-miljkovica. ↩
-
Lišena slobode tri državljanina Republike Crne Gore, Ministarstvo unutrašnjih poslova Republike Srpske, 11 February 2021, https://mup.vladars.net/lat/index.php?vijest=25477&vrsta=novosti. ↩
-
Uhapšeni škaljarci čekali su Radoja Zvicera da se pridruži supruzi Tamari na Jahorini da bi ih ubili, Dnevni avaz, 11 February 2021, https://avaz.ba/vijesti/crna-hronika/630250/uhapseni-skaljarci-cekali-su-radoja-zvicera-da-se-pridruzi-supruzi-tamari-na-jahorini-da-bi-ih-ubili. ↩
-
Vučić: Građani Srbije, Evropa i svet biće šokirani detaljima istrage protiv organizovanog kriminala, RTS, 27 February, https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/4274742/vucic-kriminal-istraga-.html. ↩
-
Zorka Đukanović, Medijska i politička pozadina obračuna sa organizovanim kriminalom u Srbiji, WDR, 8 March 2021, https://www1.wdr.de/radio/cosmo/programm/sendungen/radio-forum/region/krimial-srbija-100.html. ↩
-
Bojana Jovanoić, Vučić izbegao da odgovori na pitanje o vezi Nedića i Belivukove grupe, KRIK, 7 March 2021, https://www.krik.rs/vucic-izbegao-da-odgovori-na-pitanje-o-vezi-nedica-i-belivukove-grupe/. ↩
-
Pro-government media is running a campaign accusing KRIK of being aligned with criminals, KRIK, 10 March 2021, https://www.krik.rs/en/pro-government-media-is-running-a-campaign-accusing-krik-of-being-aligned-with-criminals/. ↩
-
Andy Heil, Ljudmila Cvetkovic and Nevena Bogdanovic, Drug Wars, Wiretaps, And Hooligans: Serbia’s Gangland Roundup Tests the System, Radio Free Europe, 13 March 2021, https://www.rferl.org/a/drug-wars-wiretaps-hooligans-serbian-gangland-partizan/31148874.html. ↩
-
Statement in support of Crime and Corruption Reporting Network KRIK, Global Initiative against Transnational Organized Crime, 10 March 2021, https://globalinitiative.net/analysis/statement-support-krik-serbia/. ↩
-
Vučić: Pustite Krik da radi posao, to je demokratija, Cenzolovka, 11 March 2021, https://www.cenzolovka.rs/pritisci-i-napadi/vucic-pustite-krik-da-radi-posao-to-je-demokratija/. ↩
-
Walter Kemp, Making a killing: What assassinations reveal about the Montenegrin drug war, Global Initiative against Transnational Organized Crime, July 2020, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2020/07/Making-a-killing-What-assassinations-reveal-about-the-Montenegrin-drug-war.pdf. ↩