Përmbledhja e Botimeve

Në këtë numër, ne paraqesim disa botime të fundit në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Ballkanin Perëndimor dhe prezantojmë disa raporte të reja nga GI-TOC.

Saša Djordjević and Bojan Dobovšek, Krimi i organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të pandemisë së koronavirusit (Organised crime in Western Balkans Six at the onset of coronavirus), International Journal of Sociology and Social Policy, 40, 9/10, 807–820. Ky dokument shikon ndikimin e COVID-19 në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe siguron një përmbledhje të panoramës kriminale në gjashtë vendet e Ballkanit (WB6) në fillim të krizës së pandemisë.
Tena Prelec, The United Arab Emirates profile themselves as a new global hub for money laundering, with implications for the Balkans, IEMed. Mediterranean Yearbook 2020. Barcelona: IEMed, 2020, 197–200. Ky studim vëren se si marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të Evropës Juglindore janë përmirësuar nga një bum në investime dhe “hua tërheqëse”, duke filluar me Malin e Zi dhe më pas me Serbinë dhe vende të tjera.
Christina Griessler, The Berlin Process. Bringing the Western Balkan region closer to the European Union, Südosteuropa, 68, 1, 1–24. Ky punim studion dokumentacionin e Procesit të Berlinit dhe tregon se megjithëse janë marrë masa proaktive, këto përpjekje nuk kanë qenë të suksesshme për të bërë të mundur që Ballkani Perëndimor të zbatojë reformat e kërkuara për pranimin në Bashkimin Evropian.
Vedran Recher,Illegal tobacco demand: The case of Western Balkan, Economic Analysis and Policy, 66, 182–193. Në këtë shkrim hetohet kontrabanda e duhanit në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat përdoren për të zbuluar zakonet dhe qëndrimet në lidhje me pirjen e duhanit për sa i përket tregut të paligjshëm.
Elena Krsmanović, ‘Crimen et circenses: Serbian turbo folk music and organised crime’, in eds. D Siegel and F Bovenkerk, Crime and Music, Springer, Cham, 149–167. Ky kapitull zbulon në mënyrë kritike skenën karnivaleske dhe të gjallë të turbofolkut serb dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar.
Megan Duffy and Samuel Green, Organised Chaos: Russian influence and the state of disinformation in the Western Balkans, Murrow Center For a Digital World, Special Papers Series, vjeshtë 2020. Ky kërkim analizon burimet dhe tendencat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor dhe studion se si konteksti lokal lejon që dezinformimi të përhapet në hapësirën e informacionit.
Iztok Prezelj and Nina Otorepec Vogrinčič, Criminal and networked state capture in the Western Balkans: the case of the Zemun clan, Southeast European and Black Sea Studies, 20, 4, 547–570. Ky dokument argumenton se Ballkani Perëndimor përballet me problemin e kapjes së shtetit në një formë rrjeti bazuar në një lidhje korruptive mes krimit të organizuar, biznesit, politikës, shërbimeve të sigurisë dhe gjyqësorit.
Jovanka Kuvekalović-Stamatović and Marko Filijović, Illegal logging as a threat to human security in the Western Balkans, Journal of European and Balkan Perspectives, 3, 2, 72–93. Në këtë punim, autorët analizojnë problemin e prerjeve të paligjshme të pyjeve në Ballkanin Perëndimor. Hipoteza kryesore është se shfrytëzimi shkatërrues i pyjeve përfaqëson një kërcënim për sigurinë e njerëzve në rajon.
Nieves Zúñiga, Examining state capture: Undue influence on law-making and the judiciary in the Western Balkans and Turkey, Transparency International, dhjetor 2020. Ky raport merr në shqyrtim dy faktorë kryesorë që bëjnë të mundur kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra në mënyrë të personalizuar.
Agon Maliqi, Transition to what? Western Balkans democracies in a state of illiberal equilibrium, Sbunker, November 2020. Ky studim përpiqet të kuptojë pranimin në Bashkimin Evropian në një mënyrë multidimensionale dhe të sugjerojë rrugët e mundshme për angazhimin në të ardhmen për përkrahësit lokalë dhe globalë të demokracisë.
UNODC, Measuring organized crime in the Western Balkans, UNODC Crime Research Section, 2020. Rezultatet e këtij raporti bazohen në një kuadër statistikor dhe analitik për të matur dhe vlerësuar krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor.
The Siracusa International Institute of Criminal Justice and Human Rights, Closing the implementation gap: Criminal justice responses to illicit trade in South Eastern Europe and associated challenges, 2020. Ky raport studion boshllëqet mes kuadrove ekzistuese ligjore, politike dhe institucionale në vendet e Evropës Juglindore dhe zbatimin e tyre praktik në luftën kundër tregtisë së paligjshme.
Andi Hoxhaj, The EU rule of law initiative towards the Western Balkans, Hague Journal on the Rule of Law , 2020. Ky artikull shqyrton zhvillimet e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në vitet 2018-2020, duke studiuar sesi BE-ja po përdor paketën e saj të re të politikës së zgjerimit për të promovuar sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.
Andi Hoxhaj,The EU Anti-Corruption Report, a Reflexive Governance Approach, Routledge, 2019. Ky libër analizon zhvillimin e antikorrupsionit si një sektor i politikës së Bashkimit Evropian, me një fokus të veçantë në Raportin e BE-së kundër korrupsionit.

Botime të reja dhe të ardhshme të GI-TOC

STRONGER TOGETHER: Bolstering resilience among civil society in the Western Balkans.

KRISTINA AMERHAUSER DHE WALTER KEMP

Ndërsa hapësira për shoqërinë civile duket se po zvogëlohet në Ballkanin Perëndimor, ky raport shqyrton krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon nga këndvështrimi i shoqërisë civile. Ai synon të bëjë një përmbledhje të mënyrës se si organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor merren me çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe thekson aktivitetet dhe shqetësimet e tyre kryesore.

ÇMIMET AKTUALE: Analyzing flows of people, drugs and money in the Western Balkans.

WALTER KEMP, KRISTINA AMERHAUSER DHE RUGGERO SCATURRO

Ky raport i tretë në serinë e artikujve për pikat nxehta në Ballkanin Perëndimor nga GI-TOC trajton fluksin e njerëzve, drogës dhe parave në rajon duke përfshirë një analizë të detajuar të rrugëve dhe çmimeve të kontrabandës, si dhe të vendeve dhe sektorëve të cenueshëm nga pastrimi i parave.

POLITICAL ECONOMY OF ORGANIZED CORRUPTION AND ANTI-CORRUPTION IN THE WESTERN BALKANS. Western Balkans anti-corruption pledges monitor.

UGLJEŠA UGI ZVEKIĆ DHE SUNČANA ROKSANDIĆ

Këto dy raporte të reja janë pjesë e serisë Infrastruktura e integritetit nga GI-TOC. Raporti i parë jep një përmbledhje të mjedisit të ekonomisë politike në rajon që bën të mundur atë që përshkruhet si “korrupsion i organizuar”. Raporti i dytë siguron një përmbledhje unike të premtimeve kundër korrupsionit që janë bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Londrës të Procesit të Berlinit në vitin 2018 dhe tregon se çfarë hapash janë ndërmarrë për të zbatuar angazhimet dhe nënvizon ato që janë ende për t’u bërë.