Rinia si motori i komunitetit: një intervistë me Qendrën Rinore Sebastia.

Bashkia e Kurbinit ka fituar një reputacion në Shqipëri dhe jashtë saj si një shkollë e njohur për vjedhjet. Ky rajon përballet me vështirësi sociale-ekonomike, ka mundësi të kufizuara për një karrierë normale për të rinjtë dhe pak organizata të shoqërisë civile (OSHC). Për të trajtuar këtë problem, një avokate e re dhe një mësues lokal u bashkuan për të krijuar Qendrën Rinore Sebastia, një OSHC që përpiqet të rrëzojë stereotipet dhe t’i japë rinisë një platformë për një jetë më të mirë. Ne flasim me themeluesit dhe drejtuesit e saj, Elton Laska dhe Emarilda Leti.

Çfarë mund të na thoni për qendrën Sebastia dhe punën që po bëni në Kurbin?
Qendra Sebastia u krijua në 2013 nga Elton Laska. Në bashkëpunim me një organizatë zvicerane, Sebastia u aktivizua për sigurimin e pajisjeve shkollore për fëmijët në Laç, por ky ishte një angazhim afatshkurtër. Në vitin 2019, ne të dy po punonim së bashku në një projekt për organizatën Caritas për Shqipërinë, i cili ishte përqendruar në sigurimin e punësimit për të rinjtë në zonë. Kur mbaroi ai projekt, ne menduam se kishte ende shumë për të bërë për të mbështetur të rinjtë në Kurbin. Kështu që ne vendosëm të rifillojmë qendrën Sebastia.

Ne filluam të organizojmë aktivitete kulturore dhe sociale për të rinjtë mbi baza vullnetare. Një nga iniciativat tona të para ishte një seri aktivitetesh për të prezantuar modele. Ne ftuam njerëz të shquar nga komuniteti që të vinin dhe t’u flisnin të rinjve për t’i frymëzuar dhe për t’i inkurajuar ata të ndiqnin hapat e tyre.

Për fat të keq, kjo seri nuk zgjati shumë, sepse Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues në nëntor 2019, i cili i bëri gati gjysmën e ndërtesave në Kurbin të pabanueshme. Kështu që ne shpejt e zhvendosëm aktivitetin tonë drejt vullnetarizmit humanitar. Ekipi ynë i të rinjve ndihmoi në shpërndarjen e ushqimit dhe sigurimin e strehimit të sigurt për familjet, duke bashkëpunuar ngushtë me kishën katolike në Laç.

Pas përfundimit të krizës së menjëhershme, ne u kthyem tek aktivitetet tona të zakonshme, dhe këtë herë krijuam edhe një laborator feminizmi për gratë e reja për të diskutuar për sfidat e tyre dhe se si ato mund t’i kuptojnë dhe ushtrojnë më mirë të drejtat e tyre. Aktualisht, ne po zbatojmë gjithashtu një projekt nga European Endowment for Democracy, i cili quhet “Reagoni për veten” me fokus në angazhimin qytetar. Ne besojmë se të rinjtë janë motori i këtij komuniteti.

Ne jemi gjithashtu shumë të përkushtuar për t’iu kundërvënë stereotipave që njerëzit kanë në lidhje me këtë zonë. Fatkeqësisht, Kurbini njihet për arsyet e gabuara dhe televizioni ka luajtur një rol në nxitjen e këtyre stereotipeve. Në televizion, të rinjtë nga Laçi zakonisht portretizohen si hajdutë të pashkolluar. Imazhi i “skifterëve” që shkojnë jashtë vendit për të vjedhur është reklamuar shumë. Fatkeqësisht, shumë të rinj kanë gjetur një identitet të ri tërheqës në këtë stereotip dhe janë të gatshëm ta ndjekin atë. Ne duam të rrisim ndërgjegjësimin se kjo është e gabuar dhe se zona e Kurbinit ka shumë më tepër për të ofruar sesa ky model. Ne duhet t’i mësojmë të rinjtë se ata nuk kanë nevojë të bëhen “skifterë” që të bëhen të njohur dhe të suksesshëm në jetë.

Cilat janë disa nga sfidat kryesore të Kurbinit dhe pse zona konsiderohet kaq e vështirë për të rinjtë për të jetuar?
Për shkak të niveleve të larta të papunësisë dhe vështirësive ekonomike (administrata publike shihet si një nga sektorët e paktë ku njerëzit mund të gjejnë një punë), disa njerëz nga kjo zonë emigruan dhe u morën me aktivitete kriminale, si trafikimi i njerëzve dhe drogave ose vjedhje. Ata ktheheshin në Kurbin dhe mburreshin me pasurinë e tyre të sapogjetur. Fatkeqësisht, ata u panë si modele nga të rinjtë në zonë. Shpesh, këta njerëz jo vetëm që kanë para, por edhe fuqi në zonë dhe më gjerë. Ata kanë arritur ëndrrën për t’u bërë të pasur dhe të fuqishëm në një periudhë të shkurtër kohe, diçka që prindërit e tyre nuk ishin në gjendje ta bënin pavarësisht se kishin punuar shumë gjithë jetën e tyre. Kështu që shumë të rinj i shikojnë këta kriminelë si idhujt e tyre. Është një sfidë e madhe t’i bësh të rinjtë në këtë zonë t’i refuzojnë këto modele dhe të përqafojnë modele të reja.

Unë duhet të shtoj se të rinjtë këtu nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe se nuk kanë praktikisht asnjë vend tjetër për aktivitete sociale dhe kulturore. Pas shkollës, vajzat qëndrojnë në shtëpi, ndërsa djemtë mblidhen në kafene ose pinë hashash në rrugë. Konsumi i drogës ka filluar të bëhet problematik, madje edhe në mjedisin shkollor.

Si është situata e krimit të organizuar?
Nuk është e lehtë të flasësh hapur për krimin e organizuar në Kurbin, pasi disa nga këta njerëz ose grupe kanë lidhje të forta me njerëzit në pushtet. Ka organizata kriminale nga kjo zonë që janë aktive edhe jashtë vendit. Është e rëndësishme që autoritetet qendrore dhe ato lokale të bashkëpunojnë ngushtë për ta trajtuar problemin.

Për ne, si organizatë e shoqërisë civile, është jetike që të parandalojmë rekrutimin nga këto rrjete të të rinjve nga zona dhe t’u japim të rinjve besimin dhe mundësinë për të ndjekur një jetë të ndershme. Ne të gjithë njohim dikë në lagje që ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe që konsiderohet si model, sepse ka para dhe pushtet. Kjo duhet të marrë fund.

Çfarë mund të bëjnë organizata si e juaja për të ndryshuar këtë realitet?
Ndërkohë që përpjekja më e madhe duhet të vijë nga qeveritë qendrore dhe lokale, ne nuk mund të mos bëjmë asgjë dhe të presim që dikush tjetër të veprojë. Një projekt specifik që mendojmë se mund të sjellë ndryshimin është ndërtimi i një qendre rinore. Ajo mund të shërbejë si një hapësirë argëtuese dhe edukative dhe të ndihmojë në orientimin e të rinjve drejt një karriere të ligjshme. Është gjithashtu e rëndësishme që t’i ndihmojmë të rinjtë të kuptojnë pasojat e sjelljeve kriminale dhe format e ndryshme të krimit të organizuar.

Ne duam gjithashtu të promovojmë modelet më të mira që ofron kjo zonë në lidhje me burimet njerëzore, aftësitë dhe përvojat, si dhe burimet historike dhe turistike. Ne jemi të gatshëm ta ndërtojmë këtë qendër, por jemi ende në kërkim të mbështetjes financiare. Shpresojmë që një ditë do të kemi fizikisht një qendër rinore Sebastia.