Mirënjohje
“Buletini i rreziqeve” është rezultat i punës së Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore (“SEE-Obs”) të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
SEE-Obs-ja është platformë që bashkon dhe fuqizon aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i platformës është t’i mundësojë shoqërisë civile të identifikojë, analizojë dhe vendosë në hartë prirjet kriminale dhe ndikimin që ato kanë në prurjet e paligjshme financiare, qeverisje, zhvillim, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe shtetin ligjor. SEE-Obs-ja mbështet shoqërinë civile në monitorimin që ajo u bën dinamikave kombëtare dhe prirjeve më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar. Platforma “SEE-Obs” u themelua si rezultat i Samitit të vitit 2018 të Vendeve të Ballkanit në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.