Rritet numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla nga Franca.

Që prej korrikut të vitit 2022, shtypi britanik ka ngritur shqetësime në lidhje me numrin në rritje të shqiptarëve që e kapërcejnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez duke ardhur nga Franca.1 Ky numër u rrit nga 50 në vitin 2020 në rreth 13 000 deri në datën 13 dhjetor 2022.2 Nga këta, rreth 10 000 janë meshkuj të rritur, të pamartuar, ndërsa 2 000 të tjerët janë gra dhe fëmijë.3 Emigracioni i parregullt nga Shqipëria nuk është diçka e re: Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej kohësh magnet për shqiptarët, sidomos për meshkujt në moshë të re. Deri në kohët e fundit, ata hynin kontrabandë, të fshehur në kamionë, pasi e kalonin me vapor Kanalin, por tani shumë emigrantë përpiqen ta kalojnë Kanalin me varka të vogla.

Në nëntor të vitit 2022, Mbretëria e Bashkuar (MB) dhe Shqipëria u përfshinë në një debat publik në lidhje me hyrjen e madhe të shqiptarëve në MB. Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suela Braverman (Suella Braverman), iu referua krizës së Kanalit si “pushtim nga bregdeti ynë jugor”,4 dhe i cilësoi emigrantët nga Shqipëria si pjesë “të bandave të krimit të organizuar, që paguanin udhëtimin me mjete të pista, ose […] si njerëz që po vijnë këtu për t’u marrë me veprimtari kriminale, sidomos me drogë.”5 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, replikoi duke shkruar se Qeveria Britanike po i përdorte shqiptarët si kurbanë për të justifikuar dështimin e MB-së në fushën e politikave për emigracionin.6

Emigrantët shtyjnë drejt ujit një gomone pasi kanë zbarkuar në plazhin e Gravelinit, pranë Dunkirkut, në veri të Francës, më 12 tetor 2022, në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez.

Emigrantët shtyjnë drejt ujit një gomone pasi kanë zbarkuar në plazhin e Gravelinit, pranë Dunkirkut, në veri të Francës, më 12 tetor 2022, në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez.

Fotografia: Sameer al-Doumy/AFP nëpërmjet ‘Getty Images’

Sigurisht, një prej faktorëve që nxisin emigrimin e shqiptarëve drejt MB-së është mundësia e rekrutimit nga grupet shqiptare të krimit të organizuar, të cilat kërkojnë bashkatdhetarë për të ndihmuar me rritjen e kanabisit në ferma të mbyllura.7 Kohët e fundit ka pasur disa arrestime të shqiptarëve që dyshohet se janë drejtues të grupeve të krimit të organizuar, të cilët kanë mundësuar hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në MB për të punuar në fermat e kanabisit.8 Janë arrestuar edhe shumë njerëz nga Afganistani dhe Irani duke kaluar Kanalin.9

Ndonëse situata me emigrantët shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e medies dhe politikës si në Shqipëri, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pak vëmendje u kushtohet ndryshimeve të metodave që përdoren për kalimin e Kanalit drejt MB-së — më konkretisht, pse ka tani një numër të madh shqiptarësh që rrezikojnë jetën duke kaluar kanalin me varka të vogla në vend që të përdorin rrugët dhe metodat që përdoreshin gjerësisht dikur. Nga analizimi i të dhënave parësore, i kryer nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime (Iniciativa globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, GI-TOC) në Shqipëri dhe në MB, janë konstatuar disa faktorë prapa këtij ndryshimi, duke përfshirë uljen e kostove dhe ekzistencën e marketingut viral.

Një prej faktorëve kryesorë është çmimi. Sipas atyre që i njohin mënyrat e transportit, kalimi i kanalit me varkë kushton shumë më pak, është më i shpejtë dhe më i lehtë. Ndërsa kontrabandimi me kamion në bordin e tragetit kushton midis 22 500 dhe 28 000 paundësh, lundrimi me varkë të vogël – zakonisht gomone – kushton midis 3 000 dhe 4 500 eurosh. Për të kaluar Kanalin, gjë që është shumë e rëndë dhe e vështirë, shqiptarët zakonisht udhëtojnë me autobus nga Kosova ose Maqedonia e Veriut, pastaj në Serbi, Hungari, Gjermani dhe në fund mbërrijnë në Belgjikë. I gjithë ky itinerar është pak më shumë se 2 200 kilometra. Ky itinerar është itinerari i parapëlqyer, sepse kontrollet në kufirin me Hungarinë konsiderohen më pak të rrepta se gjetkë.10

Më përpara, për të udhëtuar me avion ose në rrugë automobilistike duhej të siguroje pasaportë false dhe të gjeje ndërmjetës. Kjo mënyrë u bë më e rrezikshme me forcimin e kontrolleve kufitare në MB dhe Francë. Tani, në rastin e varkave të vogla, shumë prej aranzhimeve bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale. Më tej, ulja me 80% e çmimit duket se e ka hapur tregun. Tani ka më shumë njerëz që janë të gatshëm të rrezikojnë pa iu dashur të marrin kredi të mëdha, të shesin tokë ose bagëti ose të hyjnë në borxhe te trafikantët ose të afërmit, gjëra këto që ndodhnin më përpara.11

GI-TOC-ja ka hasur në disa llogari në rrjetet sociale — sidomos në TikTok — ku reklamohen shërbimet për shqiptarët që duan të shkojnë në MB me varkë.12 Në videot e TikTok-ut, që zakonisht janë të shkurtra dhe thumbuese, lexon mesazhe reklamash të tipit: “… për Angli. 4 000 paundë. Me varkë. Çdo ditë” ose “Londra. 100% siguri, pa rrezik dështimi. Te ne, çmimet më të mira në treg.” Në disa postime reklamohen datat e ardhshme të nisjes, ndërsa në të tjerat jepen thjesht të dhënat e kontaktit. Shumica e llogarive që ka shqyrtuar ekipi i GI-TOC-së është krijuar gjatë vitit të fundit.13

Kjo teknikë reklamimi me kosto fare të ulëta është tërheqëse si për kontrabandistët, ashtu edhe për përdoruesit.14 Videot prodhohen lehtë, përdorimi i hashtagëve mundëson shpërndarjen e videove në mënyrë virale, të cilat më pas u shfaqen të rinjve që përbëjnë audiencën kryesore të synuar.15 Algoritmet u mundësojnë kontrabandistëve ta përshtatin materialin për seksionin “Për ty” në TikTok, për audiencën specifike me të cilën dëshirojnë të komunikojnë. Reklamimi në internet u jep trafikantëve njëfarë shkalle fshehtësie, meqë përmbajtja mund të postohet në mënyrë anonime ose nga llogari me emër të rremë. Më tej, të rinjtë joshen nga fotografitë e jetesës së shkëlqyer në Mbretërinë e Bashkuar.16

Edhe pse reklamat mund të jenë krijuar nga shqiptarët, mendohet se biznesi i kontrabandimit të njerëzve përmes Kanalit drejtohet dhe kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar të kurdëve të Irakut.17 Emigrantët që kërkojnë të kalojnë Kanalin mblidhen tok në kampe të zakonshme — për shembull, në rrethinat e Dunkirkut të Francës — të cilat kontrollohen nga këto grupe kriminale, dhe presin derisa të vijë ndërmjetësi shqiptar për t’u treguar orën, datën dhe vendin nga ku do të nisen. Atyre u jepet një pajisje me GPS dhe një varkë, të cilën mund ta vozisë një prej emigrantëve të trajnuar.18

Një prej faktorëve kryesorë nxitës të emigrimit drejt Mbretërisë së Bashkuar është pabarazia ekonomike në Shqipëri, e cila është një prej vendeve më të varfra në Evropë. Në vitin 2022, Shqipëria është renditur vendi i 90-të më i varfër në botë, me PBB prej vetëm 17 858 dollarë për frymë (përshtatur sipas fuqisë relative blerëse).19 Të ardhurat mesatare vjetore për frymë në Shqipëri janë 6 110 dollarë amerikanë, përkundër 45 380 dollarëve amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar.20 Nga një sondazh i fundit në Ballkan doli që për 59% të shqiptarëve, gjendja e vështirë ekonomike e vendit është shqetësimi i tyre kryesor.21 Të rinjtë, që nuk gjejnë mundësi në atdhe, do t’i gjejnë jashtë tij.22

Më tej, diaspora e madhe shqiptare në MB është magnet për bashkatdhetarët. Shumë sipërmarrës shqiptarë në MB i japin përparësi punësimit të të afërmve të tyre.23 Ndonëse medieve u pëlqen të nënvizojnë statistikën që ka më shumë se 1 000 shqiptarë në burgjet e MB-së, ia vlen të përmendim se, sipas kryeministrit Edi Rama, shqiptarët drejtojnë rreth 1 200 biznese në Mbretërinë e Bashkuar.24

Varkë e vogël e mbushur me njerëz shpëtohet në ujërat angleze në datën 13 nëntor 2022.

Varkë e vogël e mbushur me njerëz shpëtohet në ujërat angleze në datën 13 nëntor 2022.

Fotografia: Andrew Aitchison/In pictures nëpërmjet ‘Getty Images’

Vihet re që kriminelët që organizojnë tregun e kontrabandimit duket se po shënjestrojnë gratë, me argumentin se atyre ka më shumë mundësi t’u pranohen kërkesat për azil. Edhe pse, në përgjithësi, shqiptarët kanë pak mundësi të përfitojnë azil,25 kërkesat për azil që bëhen nga gratë dhe fëmijët kanë 90% sukses (ndërsa meshkujt 14%).26

Për ta zgjidhur këtë krizë politikisht të ngarkuar do të duhet të ketë më shumë bashkëpunim praktik midis vendeve të përfshira dhe jo akuza të ndërsjella publike. Këtu përfshihen përpjekjet e përbashkëta të agjencive ligj-zbatuese të Shqipërisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të gjetur dhe shkatërruar rrjetet e kontrabandimit. Gjithashtu, do të duhet të krijohen më shumë opsione të ligjshme për shqiptarët që kërkojnë të punësohen në Mbretërinë e Bashkuar (p.sh. mundësi për punë sezonale), të zhvillohen fushata për edukimin e popullsisë në lidhje me rreziqet e udhëtimit dhe të bëhen përpjekje për të hapur më shumë vende pune në Shqipëri. Më tej, është e rëndësishme të ulet joshja e rinisë shqiptare nga përfshirja në krim, duke forcuar qëndrueshmërinë në komunitetet e largëta dhe duke u ofruar të rinjve mundësi të mjaftueshme për t’u arsimuar dhe punësuar në atdhe. Këto lloj nismash janë duke u ndërmarrë, por jo në masën që duhet.

Shënime

  1. Mark Hookham, 4 in 10 migrants from peaceful Albania, not war-torn states, Daily Mail, 6 gusht 2022, https://www.mailplus.co.uk/edition/news/209513/4-in-10-migrants-from-peaceful-albania-not-war-torn-states?contentLayout=5pm%20Front%20Page

  2. Albanian migrants: Why are they coming to the UK and how many have arrived?, BBC, 14 janar 2023, https://www.bbc.com/news/explainers-63473022

  3. UK Parliament, Home Affairs Committee, Channel crossings, 26 tetor 2022, https://parliamentlive.tv/event/index/6c665bd9-85e6-44d4-bab7-6724f0da117a

  4. UK home secretary slammed for asylum seeker ‘invasion’ remarks, Al Jazeera, 1 nëntor 2022, https://www.aljazeera.com/news/2022/11/1/uk-home-secretary-slammed-for-asylum-seeker-invasion-remarks

  5. Rajeev Syal dhe Aina J Khan, Britain is targeting Albanians to excuse policy failures, says country’s PM, The Guardian, 2 nëntor 2022, https://www.theguardian.com/politics/2022/nov/02/britain-is-targeting-albanians-to-excuse-policy-failures-says-countrys-pm-edi-rama 

  6. Po aty. 

  7. Rajeev Syal, Rise in Albanian asylum seekers may be down to criminal gangs, The Guardian, 25 gusht 2022, https://www.theguardian.com/uk-news/2022/aug/25/rise-in-albanian-asylum-seekers-may-be-down-to-criminal-gangs

  8. National Crime Agency, Alleged head of organized crime group arrested, WiredGov, 25 mund 2022, https://www.wired-gov.net/wg/news.nsf/articles/Alleged+head+of+organised+crime+group+arrested+25052022100500?open 

  9. Amelia Gentleman, Afghans with western links among rising number trying to cross Channel, The Guardian, 3 qershor 2022, https://www.theguardian.com/world/2022/jun/03/afghans-western-links-among-rising-number-trying-cross-channel

  10. Ervisa Qefa, ‘Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen’, ‘Piranjat’ zbulojnë hap pas hapi kalvarin e shqiptarëve drejt Anglisë, ABC News, 9 tetor 2022, https://abcnews.al/lutem-te-kemi-ndonje-qe-di-te-drejtoje-gomonen-piranjat-zbulojne-hap-pas-hapi-kalvarin-e-shqiptareve-drejt-anglise

  11. He fled to England illegally, the Albanian confesses and shows the difficulties: We ran out of gas in the middle of the ocean, Sot News, 19 tetor 2022, https://sot.com.al/english/aktualitet/iku-ilegalisht-ne-angli-rrefehet-shqiptari-dhe-tregon-veshtersite-na–i543654

  12. Për shembuj të videove në TikTok ku reklamohen shërbimet e shkuarjes në MB me varkë, shih: https://www.tiktok.com/@unitedkingdom07/video/7104187482106875141?_t=8Wp2NDGvM5W&_r=1; https://www.tiktok.com/@dunkerque_dover_trip/video/7106917693130902790?_r=1&_t=8Wp2PpfkcII&is_from_webapp=v1&item_id=7106917693130902790; https://www.tiktok.com/@noldmuja/video/7126582018049068294?_r=1&_t=8Wp2RoeK3hl&is_from_webapp=v1&item_id=7126582018049068294

  13. Fjori Sinoruka, Rise in TikTok ads among Albanians selling smuggling operations to UK, BalkanInsight, 8 gusht 2022, https://balkaninsight.com/2022/08/08/rise-in-tiktok-ads-among-albanians-selling-smuggling-operations-to-uk

  14. Oliver Harvey, Tiktok traffickers: People traffickers using TikTok to sell £4.5k Channel crossings to Albanians – insisting ‘the French won’t stop you’, The Sun, 8 gusht 2022, https://www.thesun.co.uk/news/19454541/albanian-people-smugglers-tiktok; Albanian migrants offered ‘TikTok Black Friday’ deals by people smugglers ahead of Govt crackdown, LBC, 27 gusht 2022, https://www.lbc.co.uk/news/albanian-tiktok-deals-people-smugglers; Mat Dathan, Crossing the Channel is easy, says Albanian child in TikTok advert, The Times, 24 shtator 2022, https://www.thetimes.co.uk/article/crossing-the-channel-is-easy-says-albanian-child-in-tiktok-advert-xfmgsqhdm

  15. Start.io, Tiktok users in Albania, gusht 2022, https://www.start.io/audience/tiktok-users-in-albania

  16. ‘They think they will find paradise, but …’, the strong warning from The Times: In five years Albania will be empty, Sot News, 4 nëntor 2022, https://sot.com.al/english/aktualitet/mendojne-se-do-gjejne-parajsen-por-paralajmerimi-i-forte-nga-the-time-i547067

  17. ‘Piranjat’ sjellin kalvarin e vuajtjeve që shqiptarët kalojnë për të mbërritur në Britani, ABC News, 16 tetor 2022, https://www.youtube.com/watch?v=JMI9OmfHIuI

  18. 250 euro batanija, ‘Piranjat’ vizitojnë kampin e shqiptarëve në Francë, biseda me trafikantin nga Vlora që u “premton” klandestinëve ëndrrën angleze, ABC News, 2 tetor 2022, https://abcnews.al/250-euro-batanija-piranjat-vizitojne-kampin-e-shqiptareve-ne-france-biseda-me-trafikantin-nga-vlora-qe-u-premton-klandestineve-endrren-angleze

  19. International Monetary Fund, World Economic Outlook Database, tetor 2022, https://www.imf.org/en/Publications/WEO/weo-database/2022/October

  20. World Data, Country comparison, https://www.worlddata.info/country-comparison.php?country1=ALB&country2=GBR

  21. Po aty. 

  22. Anesa Agović dhe Walter Kemp, Resilient Balkans: Strengthening resilience of youth to organized crime, GI-TOC, prill 2022, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2022/02/GMFA-Strengthening-Resilience-of-Youth-to-Organized-Crime-ENG-web.pdf

  23. Edi Rama, Twitter, 2 nëntor 2022, https://twitter.com/ediramaal/status/1587800225980129280

  24. Giada Kuka, Rama to British official: Albanians are not criminals, they run businesses in Britain, Euronews, 3 nëntor 2022, https://euronews.al/en/rama-to-british-official-albanians-are-not-criminals-they-run-businesses-in-britain

  25. UK Home Office, Factsheet: Small boat crossings since July 2022, 2 nëntor 2022, https://www.gov.uk/government/statistics/factsheet-small-boat-crossings-since-july-2022/factsheet-small-boat-crossings-since-july-2022

  26. Po aty.