Global Organized Crime Index
Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore
Përmbledhje e pikave kryesore
-
Një rilindje e krimit në Novi Pazar?
Një valë e madhe incidentesh të dhunshme e ka kthyer përsëri në hartë Novi Pazarin në Serbinë e Jugut si një pikë të nxehtë të krimit të organizuar. Qyteti, i cili ndodhet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut, dikur kishte reputacionin e depos kryesore të heroinës në Evropë. Do të shohim lidhjet e saj të kaluara dhe të tanishme me ekonomitë e paligjshme.
-
Drogat sintetike në Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor është i famshëm si një rajon tranzit për trafikimin e drogave, si kanabisi, kokaina dhe heroina. Por, siç shqyrtohet në këtë artikull, ka shenja që tregojnë se rajoni është gjithashtu edhe një prodhues i drogave sintetike, si edhe një treg në rritje i konsumit të tyre.
-
Ujëra të trazuara: kontrabanda e emigrantëve përmes Adriatikut.
Operacionet e fundit të kërkim-shpëtimit në Adriatik pranë brigjeve të Shqipërisë dhe Malit të Zi sugjerojnë se një numër në rritje i emigrantëve po kontrabandohen me anije nga molet dhe portet e atyre dy vendeve. Do të shikojmë rastet e fundit dhe se çfarë tregojnë ato në lidhje me një zhvendosje në rrugët dhe metodat e kontrabandës.
-
Mësimet e nxjerra nga legalizimi i kanabisit në Maqedoninë e Veriut.
Në mars 2016, Maqedonia e Veriut legalizoi kultivimin dhe eksportimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Ne do të shikojmë mësimet e nxjerra nga përvoja e Maqedonisë së Veriut gjatë pesë viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me rregullimin dhe rrezikun që kanabisi i rritur në mënyrë të ligjshme të përfundojë në tregun e zi.
-
Fuqizimi i të rinjve në Vlorë.
Qyteti i Vlorës në Shqipërinë e Jugut ka reputacionin si një vend që prodhon kriminelë të cilët i aplikojnë aftësitë e tyre brenda dhe jashtë vendit. Për më shumë se 20 vjet, Qendra Rinore e Vlorës ka punuar me të rinjtë në komunitet për të zgjeruar horizontet, aftësitë dhe mundësitë e tyre për t’i mbështetur ata përgjatë një rruge drejt një jete brenda ligjit. Ne flasim me drejtoreshën e qendrës, Alketa Dhimitri, për punën e saj, sfidat dhe mundësitë që ajo sheh.
Rrth Këtij Numri
Mirë se vini në numrin e pestë të “Buletinit të rreziqeve” të prodhuar nga Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore. Ashtu si në numrat tanë të mëparshëm, ne do të fillojmë duke parë një pikë të nxehtë të krimit të organizuar, kësaj here Novi Pazarin në Serbinë e jugut. Më pas do të shohim prodhimin dhe përdorimin e drogave sintetike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Ne gjithashtu do të përqendrohemi në rastet e fundit të kontrabandës së emigrantëve nga brigjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në shumë vende të botës, ekziston një tendencë drejt dekriminalizimit dhe madje legalizimit të kanabisit. Ne do ta shikojmë çështjen në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht lidhur me përvojën në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve që kur legalizoi kultivimin, prodhimin dhe eksportimin e kanabisit për përdorim mjekësor.
Si gjithmonë, do të përfundojmë me profilin e punës të një organizate të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor që punon për të forcuar rezistencën ndaj krimit të organizuar. Këtë muaj, do të flasim me drejtoreshën e Qendrës Rinore Vlorë në jug të Shqipërisë për sfidat dhe mundësitë që ajo sheh në punën e saj me të rinjtë.
Nëse keni një propozim për një histori ose dëshironi Të reagoni, ju lutemi kontaktoni me almedina.dodic@globalinitiative.net.