Falënderimet

Ky Buletin i Rreziqeve është një publikim i Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore (SEE-Obs), në kuadër të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

SEE-Obs është një platformë që mbledh së bashku dhe fuqizon organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe në Serbi. Observatori kërkon t’i krijojë mundësi shoqërisë civile që të identifikojë, analizojë dhe të krijojë një tabllo të prirjeve dhe tendencave kriminale, si dhe ndikimin e tyre mbi trafiqet e paligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe respektimin e ligjit. SEE-Obs mbështet organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre për monitorimin e zhvillimeve dhe tendencave të krimit të organizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Observatori u krijua në vitin 2018, pas takimit të Londrës mbi vendet e Ballkanit perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ana Milosavljeviç, Ivica Simonovski dhe Jelena Jovanoviç për kontributin e tyre të çmuar.