Buletini i rreziqeve Shkarkoni PDF Click here to view the
Global Organized Crime Index

Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore

Numri
18
Maj
2024

Përmbledhje e pikave kryesore

  1. Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë faktorë të rëndësishëm në Holandë.

    Grupet e krimit të organizuar, që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, janë bërë faktorë të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nëpërmjet porteve holandeze. Në Holandë, grupet e Ballkanit merren edhe me importimin e heroinës dhe të armëve, trafikimin e qenieve njerëzore, kultivimin e kanabisit në serra të brendshme dhe eksportimin e drogave sintetike. Reagimi i agjencive ligjzbatuese është i kufizuar për shkak të burimeve të pamjaftueshme dhe mungesës së ekspertizës për identifikimin e rrjeteve të grupeve kriminale të Ballkanit. Për ta trajtuar këtë veprimtari kriminale të grupeve nga Ballkani Perëndimor në Holandë, do të duhet të përmirësohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjitë e zbulimit, të shtohen financimet për agjencitë ligjzbatuese dhe zbatimi i masave më të rrepta për të parandaluar pastrimin e parave.

    Lexo më shumë

  2. Grupet kriminale nga Ballkani po përfitojnë nga paqëndrueshmëria e Ekuadorit.

    Gjatë muajve të fundit, dhuna e bandave të armatosura ka bërë që paqëndrueshmëria në Ekuador të arrijë deri aty sa t’i ngjajë një lufte civile. Mund të thuhet se një pjesë e kësaj dhune ushtrohet nga bandat që kanë lidhje me faktorë të huaj kriminalë, duke përfshirë edhe ata nga Ballkani Perëndimor. Në të njëjtën kohë, rritja e paqëndrueshmërisë dhe përqendrimi i vëmendjes te krimi i organizuar mund t’i rrisin rreziqet ndaj disa prej këtyre faktorëve, të cilët, deri tani, kanë mundur të ushtrojnë veprimtaritë e tyre, përgjithësisht, pa u ndëshkuar.

    Lexo më shumë

  3. Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë opsioni i preferuar i kriminelëve të armëve.

    Pavarësisht luftës në Ukrainë dhe sasisë së madhe të armëve që hyjnë në këtë vend, Ballkani Perëndimor, me sa duket, vazhdon të jetë opsioni i preferuar i kriminelëve për armët në Evropë, të paktën tani për tani. Në këtë artikull flitet për prirjet më të fundit të trafikimit të armëve në Ballkanin Perëndimor dhe diskutohet ndikimi që mund të ketë lufta në Ukrainë në tregun e krimit.

    Lexo më shumë

  4. Operacioni i policisë serbe pengon kontrabandimin e emigrantëve, por për sa kohë?

    Midis mesit të vitit 2022 dhe fundit të vitit 2023, ka pasur përleshje të dhunshme midis kontrabandistëve të emigrantëve pranë kufirit midis Serbisë dhe Hungarisë. Në fund të vitit 2023, forcat serbe të sigurisë ndërmorën një aksion të madh për goditjen e kontrabandistëve në rajonin e kufirit. Ky veprim, në vend që ta ndalte prurjen e emigrantëve, ka çuar në zhvendosjen e itinerarit drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo thekson nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal, meqë goditja e krimit në një vend thjesht e çon tregun në një vend tjetër. Duke marrë parasysh këtë gjendje, ekziston nevoja për bashkëpunim më të madh midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve të tyre në BE, për të garantuar, ndër të tjera, edhe sigurinë e emigrantëve dhe respektimin e të drejtave të tyre njerëzore.

    Lexo më shumë