Rreziqet në burgje mund të ndikojnë për keq te lufta kundër krimit në Ballkanin Perëndimor.

Ballkanit Perëndimor i ka dalë emri për krimin e organizuar. Në krahasim me vendet e tjera në Evropë, ky rajon ka raporte relativisht të larta të burgosjes. Në teori, burgjet duhet të jenë vende korrektuese dhe pengesa e fundit e rrugës së krimit. Në realitet, burgjet janë shpesh shkolla ku rekrutohen autorët e veprave të vogla penale për t’u marrë me krim të rëndë të organizuar, për t’u bërë nyja të rrjeteve dhe madje mbështetës për kryerjen e veprave penale. Po të mos reformohen, burgjet në Ballkanin Perëndimor rrezikojnë ta përkeqësojnë, dhe jo ta korrigjojnë, problemin e krimit të organizuar në rajon.

Sipas “Indeksit Global të Krimit të Organizuar”, të botuar në shtator të vitit 2023, tri nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndër dhjetë vendet më të këqija në Evropë për kriminalitetin (shihni figurën 1).1 Nuk është habi që Komisioni Evropian ka theksuar nevojën që vendet e rajonit të shfaqin përparime të konsiderueshme në drejtim të luftës kundër krimit.2 Po ashtu, ndoshta nuk është habi që katër nga gjashtë vendet e rajonit kanë norma burgosjeje që janë mbi medianën e Evropës (shih figurën 2).

2023 2021
Kriminaliteti Evropa Bota Evropa Bota
Serbia 3 40 2 33
Mali i Zi 5 54 4 45
Bosnja dhe Hercegovina 8 57 5 49
Shqipëria 15 87 9 61
Maqedonia e Veriut 18 93 11 74

Figura 1 Renditja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në krahasim me 44 shtetet evropiane dhe me 193 vendet e botës (1 = vendi më i keq).

Burimi: Indeksi Global i Krimit të Organizuar, https://ocindex.net/

Raporti i të burgosurve me popullsinë (të burgosur për 100 000 banorë) në vitin 2022.

Figura 2 Raporti i të burgosurve me popullsinë (të burgosur për 100 000 banorë) në vitin 2022.

Burimet: Statistikat Kriminale Vjetore të Këshillit të Evropës,3 World Prison Brief Data,4 të dhëna të marra nga institucionet në bazë të kërkesës5 dhe “Večernji List”.6

Për shembull, në vitin 2022, në burgjet e Serbisë kishte 10 557 të burgosur, ndërsa në burgjet e Shqipërisë 5 357.7 Në këto dy vende, më shumë se një çerek e të gjithë të burgosurve po vuajnë dënimin për vepra penale të ndërlidhura me drogën.8 Megjithatë, jo të gjithë vuajnë dënime për shkak të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës. Shumica janë në burg për posedim të drogës dhe jo për veprimtari të krimit të organizuar. Në të vërtetë, nga rreth 23 000 të burgosur në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2022,9 vetëm disa qindra janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar: 75 në Shqipëri,10 134 në Bosnjë dhe Hercegovinë,11 11 në Kosovë,12 48 në Maqedoninë e Veriut,13 17 në Mal të Zi14 dhe 144 në Serbi.15 Ndonëse këta numra janë relativisht të vegjël, burgjet në rajon bartin rreziqet e vetvetishme që mund ta nxisë krimin e organizuar në vend që ta pakësojë atë.

Komunikimi i paligjshëm nga burgjet

Në disa raste, burgjet nuk duket se përbëjnë pengesë për menaxhimin e veprimtarive kriminale. Midis periudhës 2014-2021, Darko Shariqi (Darko Šarić), lord i dënuar i drogës, banoi në qelinë 117 në Qendrën e Ndalimit të Gjykatës Speciale në Beograd të Serbisë.16 Prokurorët zbuluan se Shariqi kishte pasur komunikim të vazhdueshëm, kishte dhënë urdhra, duke përfshirë edhe urdhra për vrasje, dhe kishte menaxhuar financat duke përdorur pajisjet e enkriptuara “Sky ECC”, gjatë periudhës tetor 2020-dhjetor 2021.17 Shariqi i kryente këto veprime nga një ndërtesë që gjoja ka siguri të lartë dhe ku ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonit.18

Serbia nuk është i vetmi vend në rajon që po përballet me vështirësitë e komunikimeve të paligjshme nga brenda burgjeve. Në shtator të vitit 2023, një burgun e Spuzhit, në Mal të Zi, u gjet një grumbull telefonash dhe karikuesish të fshehur.19 Në korrik të vitit 2023, brenda një kondicioneri u gjetën gjashtë celularë të fshehur.20 Në janar të vitit 2023, u zbulua një dron, që transportonte dy telefona celularë, ndërkohë që po fluturonte mbi burg.21 Në nëntor të vitit 2022, u gjet një tenxhere ku ishin fshehur shumë telefona dhe një shënim ku shkruhej “Vëllai të do shumë”.22

Një dron i pajisur me dy telefona celularë u zbulua në burgun në Spuzh, Mali i Zi.

Një dron i pajisur me dy telefona celularë u zbulua në burgun në Spuzh, Mali i Zi.

Fotot: Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Mal të Zi

Rekrutimi: nga burgjet te krimi i organizuar

Burgjet në shumë shtete anembanë botës janë mjedise të përshtatshme për rekrutimin e autorëve të veprave të lehta penale për t’i bërë ata pjesë të bandave ose grupeve kriminale. Të burgosurit që vuajnë dënime për vepra të lehta penale, si posedimi i drogës, përzihen me kriminelët me përvojë. Për shembull, në Serbi, të burgosurit më të vjetër, me historik kriminal dhe me lidhje me grupet huligane të futbollit, zënë miqësi me të burgosurit e rinj në moshë, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë më përpara në krimin e organizuar, dhe u mësojnë atyre marifetet e zanatit. Pasi lirohen nga burgu, këta individë të rinj shpesh bëhen pjesë e grupeve kriminale. Kur del nga burgu edhe mësuesi, këta ndonjëherë i futen biznesit së bashku, ku zakonisht merren me trafikimin e drogës.23

Për pothuaj një dekadë, Mali i Zi është torturuar nga përplasjet vdekjeprurëse midis dy grupeve të dhunshme kriminale që konkurrojnë për kontrollin e tregut të kokainës. Institucionet korrektuese në Mal të Zi, si burgu në Spuzh ku vuajnë dënimin drejtuesit dhe anëtarët e nivelit të lartë të grupeve të krimit të organizuar, janë qendra kryesore për rekrutimin e anëtarëve të rinj.24 Për t’i rekrutuar, të dënuarit me përvojë u ofrojnë anëtarëve të rinj mbrojtje, avokatë të shtrenjtë, forma të tjera të mbështetjes financiare dhe shumë stimuj të tjerë.25

Një problem i ndërlidhur me këtë është edhe mbështetja e pamjaftueshme e të burgosurve pas vuajtjes së dënimit. Kur të burgosurit dalin nga burgu, shpesh ata nuk kanë rrjete të ligjshme të mbështetjes, mundësi punësimi, madje as dokumentet bazë. Jo vetëm kaq, por ata damkosen edhe brenda komuniteteve të tyre. Për pasojë, disa kërkojnë të gjejnë mbështetje te rrjetet e krimit të organizuar, me anëtarët e të cilave janë shoqëruar gjatë kohës që ishin në burg. Mungesa e rehabilitimit rrit rreziqet e recidivizmit.

Korrupsioni nga brenda

Siguria në burgje shpesh cenohet nga korrupsioni. Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim. Siç shpjegoi drejtori i një burgu në Maqedoninë e Veriut, korrupsioni në radhët e oficerëve të institucioneve korrektuese ka bërë të mundur futjen kontrabandë dhe të paligjshme në burgje të armëve, telefonave dhe drogës.26 Sipas një ish-drejtori të njërit prej burgjeve të Maqedonisë së Veriut, ky vend është i pari në Evropë për nga numri i arratisjeve nga burgu. “Kjo tregon se sa i përhapur është kriminaliteti në sistemin e burgjeve”.27

Kjo është theksuar në raporte të tjera.28 Në Mal të Zi, janë përhapur pretendimet për ekzistencën e bashkëpunimit midis personelit të burgut dhe grupeve të krimit të organizuar.29 Në Shqipëri, ndodhi një rast i tillë në prill të vitit 2022, ku ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgut të Shkodrës u arrestua me pretendimin se kishte shpërdoruar detyrën.30 Paraardhësi i tij ishte pezulluar më herët për vetëm tre muaj për shkak se pretendohej se kishte falsifikuar dokumente.31 Nevoja për t’i trajtuar këto rreziqe është edhe më e ngutshme, sidomos kur marrim parasysh riatdhesimin në rajon të të burgosurve që vuajnë dënimin jashtë rajonit.

Transferimet e të burgosurve drejt Shqipërisë dhe Kosovës

Ndonëse disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë relativisht shumë të burgosur, një numër i konsiderueshëm i shtetasve të këtij rajoni vuajnë dënimin në burgje të huaja. Për shembull, në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ka 1 475 shtetas shqiptarë, që përbëjnë 14% të të gjithë të burgosurve të huaj në këtë shtet.32

Në maj të vitit 2023, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar arritën një marrëveshje për transferimin e të burgosurve. Marrëveshja mbështetet në një dokument33 që hyri në fuqi në maj të vitit 2022.34 Sipas kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Shqipërinë me modernizimin e infrastrukturës së burgjeve. Në këmbim, Shqipëria ka premtuar se do të riatdhesojë deri në 200 shtetas shqiptarë, të cilët, aktualisht, po vuajnë katër ose më shumë vjet heqje lirie në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.35 Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë theksuar se kjo nismë nuk do të çojë vetëm në uljen e kostove që përballohen nga taksapaguesit britanikë, por do të zgjidhë deri diku edhe problemin e mbipopullimit të burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.36 Megjithatë, ka pasur kritika në Shqipëri se marrëveshja është karakterizuar nga “debati i paktë politik dhe publik lidhur me specifikat dhe nga përfshirja e paktë e shoqërisë civile”.37

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, thotë se marrëveshja promovon riintegrimin e të dënuarve pa përdorur paratë e taksapaguesve kombëtarë dhe kontribuon në përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Nga ana tjetër, disa gjyqtarë dhe avokatë kanë ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin e pritjes së 200 të burgosurve të tjerë në sistemin e mbipopulluar të burgjeve shqiptare.38

Ndërkohë, një vend i Ballkanit Perëndimor ka rënë dakord të strehojë të burgosurit e një shteti të BE-së. Në dhjetor të vitit 2021, Kosova pranoi të akomodonte 300 të burgosur danezë, ku Danimarka do të paguante një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh për të marrë me qira ambientet e burgut të Gjilanit.39 Sipas ministrit të Drejtësisë të Kosovës, falë kësaj marrëveshjeje, vendi do të fitojë 210 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të përdoren për nismat në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe për trajnimin e personelit të burgut.40 Disa ekspertë në Kosovë ishin kundër marrëveshjes,41 por në qershor të vitit 2023, qeveria dorëzoi një projektligj për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi.42

Edhe pse disa vende të Ballkanit Perëndimor i kanë përmirësuar sistemet e tyre korrektuese, siç pranon edhe Komisioni Evropian në progres raportet e tij të vitit 2022, ende ka disa sfida sistemike. Mbipopullimi i burgjeve është problem që haset kudo në rajon, me përjashtim të Kosovës. Për sa i takon Maqedonisë së Veriut, Komisioni Evropian shprehet se “duhen zbatuar sa më shpejt zgjidhjet sistemike për të përmirësuar kushtet në burgje”, ndërsa për sa i takon Shqipërisë, Komisioni shprehet se kushtet në burgje “vazhdojnë të mbeten shqetësim”.43 Në Bosnjë dhe Hercegovinë, “nuk ka pasur përpjekje për të përmirësuar kushtet në burgje”, çka nënkupton se, për fat të keq, nuk ka pasur përparim.44 Nga ana tjetër, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë hapa përpara, në drejtim të miratimit të standardeve ndërkombëtare.45

Për ta përforcuar sigurinë në burgje, është e domosdoshme të përdoret fjala e fundit e teknologjisë dhe të bëhen kontrolle periodike në qeli. Në të njëjtën kohë, është tepër e rëndësishme të përmirësohet infrastruktura gjyqësore dhe e institucioneve korrektuese, për të siguruar që ambientet të përmbushin standardet moderne. Është vendimtare të ndiqet një qasje gjithëpërfshirëse për përmirësimin e mjedisit korrektues, duke u përqendruar kryesisht te përmirësimi i kushteve në të cilat punon personeli, duke e mbrojtur atë nga presionet e panevojshme politike dhe kriminale dhe duke kultivuar kulturën e llogaridhënies në vend të dembelizmit të mundshëm. Krahas kësaj, zbatimi në burgje i programeve të rehabilitimit, nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile, premton pakësimin e recidivizmit.

Shënime

  1. Global Initiative Against Transnational Organized Crime (GI-TOC), Global Organized Crime Index 2023: A fractured world, shtator 2023, https://ocindex.net/report/2023/04-continental-overview.html#europe

  2. European Commission, 2022 Communication on EU Enlargement Policy, 12 tetor 2022, 8-9, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/2022%20Communication%20on%20EU%20Enlargement%20Policy-v3.pdf

  3. Marcelo F. Aebi, Edoardo Cocco dhe Lorena Molnar, SPACE: Council of Europe Annual Penal Statistics, 15 dhjetor 2022, përditësuar më 26 qershor 2023, https://wp.unil.ch/space/files/2023/06/230626_SPACE-I_2022_FinalReport.pdf; Marcelo F. Aebi, Edoardo Cocco dhe Lorena Molnar, Prisons and Prisoners in Europe 2022: Key Findings of the SPACE I survey, Council of Europe and University of Lausanne, përditësuar më 26.06.2023, https://wp.unil.ch/space/files/2023/06/230626_Key-Findings-SPACE-I_Prisons-and-Prisoners-in-Europe-2022.pdf

  4. Shihni https://www.prisonstudies.org/world-prison-brief-data

  5. Të dhëna të marra nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bazë të kërkesës së GI-TOC-së, në gusht të vitit 2023. 

  6. Ljiljana Vidačak, Europski zatvori prebukirani, BiH 16. na listi s popunjenošću kapaciteta od 98 posto, Večernji list, 13 qershor 2023, https://www.vecernji.ba/vijesti/europski-zatvori-prebukirani-bih-16-na-listi-s-popunjenoscu-kapaciteta-od-98-posto-1687438

  7. Marcelo F. Aebi, Edoardo Cocco dhe Lorena Molnar, Prisons and Prisoners in Europe 2022: Key Findings of the SPACE I survey, Council of Europe and University of Lausanne, përditësuar më 26.06.2023, https://wp.unil.ch/space/files/2023/06/230626_Key-Findings-SPACE-I_Prisons-and-Prisoners-in-Europe-2022.pdf

  8. Hamdi Firat Buyuk, Council of Europe: Turkey’s Prison Population Rises Beyond 300,000, Balkan Insight, 27 qershor 2023, https://balkaninsight.com/2023/06/27/council-of-europe-turkeys-prison-population-rises-beyond-300000/

  9. Të dhënat që paraqiten këtu përfaqësojnë llogaritjet e autorit, mbështetur në burime të ndryshme, duke përfshirë Statistikat Kriminale Vjetore të Këshillit të Evropës, “World Prison Brief Data”, raportet zyrtare të shpenzimeve buxhetore dhe të dhënat e marra nga institucionet sipas kërkesës. 

  10. European Commission, Albania 2022 Report, 12 tetor 2022, 40, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Albania%20Report%202022.pdf

  11. European Commission, Bosnia and Herzegovina 2022 Report, 12 tetor 2022, 39, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Bosnia%20and%20Herzegovina%20Report%202022.pdf

  12. European Commission, Kosovo 2022 Report, 12 tetor 2022, 46, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Kosovo%20Report%202022.pdf

  13. European Commission, Albania 2022 Report, 12 tetor 2022, 21, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Albania%20Macedonia%202022.pdf

  14. European Commission, Montenegro 2022 Report, 12 tetor 2022, 49, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Montenegro%20Report%202022.pdf

  15. European Commission, Serbia 2022 Report, 12 tetor 2022, 52, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Serbia%20Report%202022.pdf

  16. Leposava Bogić, Advokat i četiri klana, Vreme, 5 maj 2022, https://www.vreme.com/vreme/advokat-i-cetiri-klana/

  17. Insajder, Insajder otkriva detalje optužnice: Istraga i opstrukcija istrage protiv Šarića, 29 janar 2023, https://insajder.net/teme/insajder-otkriva-detalje-optuznice-istraga-i-opstruiranje-istrage-protiv-sarica

  18. Po aty. 

  19. Jelena Jovanović, Oduzeli četiri mobilna telefona u Zatvoru za duge kazne, Vijesti, 11 shtator 2023, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/673117/oduzeli-cetiri-mobilna-telefona-u-zatvoru-za-duge-kazne

  20. Jelena Jovanović, Pronađeno šest mobilnih telefona i dva USB kabla u klima uređaju dostavljenom za zatvorenika u Spužu, Vijesti, 4 korrik 2023, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/663887/pronadjeno-sest-mobilnih-telefona-i-dva-usb-kabla-u-klima-uredjaju-dostavljenom-za-zatvorenika-u-spuzu

  21. Vijesti, Zaplijenjen dron, nadlijetao iznad spuškog zatvora sa dva telefona, 20 janar 2023, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/639659/zaplijenjen-dron-nadlijetao-iznad-spuskog-zatvora-sa-dva-telefona

  22. Jelena Jovanović, ‘Voli vas brat’: Mobilni telefoni pronađeni u specijalnom dnu šerpe koju je posjetilac krenuo da unese u zatvor, Vijesti, 20 nëntor 2020, https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/631422/voli-vas-brat-mobilni-telefoni-pronadjeni-u-specijalnom-dnu-serpe-koju-je-posjetilac-krenuo-da-unese-u-zatvor

  23. Intervistë me një aktivist të shoqërisë civile, i cili drejton një organizatë që ofron mbështetje postpenale në Serbi, shtator 2023. 

  24. Vlada Crne Gore, Biro za operativnu koordinaciju, SOCTA 2021: Procjena opasnosti od teškog i organizovanog kriminala u Crnoj Gori, mars 2022, 18, https://www.gov.me/dokumenta/cf105122-2c9b-4816-b152-8487b5f59063

  25. Po aty. 

  26. Intervistë me drejtorin e një burgu në Maqedoninë e Veriut, shtator 2023. 

  27. Po aty. 

  28. U.S. Department of State, 2022 Country Reports on Human Rights Practices: North Macedonia, shkurt 2023, 3, https://www.state.gov/wp-content/uploads/2023/02/415610_NORTH-MACEDONIA-2022-HUMAN-RIGHTS-REPORT.pdf

  29. U.S. Department of State, 2022 Country Reports on Human Rights Practices: Montenegro, shkurt 2023, 5, https://www.state.gov/wp-content/uploads/2023/02/415610_MONTENEGRO-2022-HUMAN-RIGHTS-REPORT.pdf

  30. VOX News, The director of the Reç-Shkodër prison is arrested, 25 prill 2022, https://www.voxnews.al/english/aktualitet/arrestohet-drejtori-i-burgut-rec-shkoder-i6997

  31. Albanian Daily News, Shkodra prison’s warden suspended after report’s forgery, 12 janar 2022, https://albaniandailynews.com/news/shkodra-prison-s-warden-suspended-after-report-s-forgery

  32. Georgina Sturge, UK Prison Population Statistics, House of Commons, 8 shtator 2023, 14, https://researchbriefings.files.parliament.uk/documents/SN04334/SN04334.pdf

  33. International treaty UK/Albania: Agreement on the Transfer of Sentenced Persons [CS Albania No.3/2021], 19 tetor 2021, https://www.gov.uk/government/publications/ukalbania-agreement-on-the-transfer-of-sentenced-persons-cs-albania-no32021

  34. Ministry of Justice, Government strikes deal to remove more Albanian prisoners, 26 korrik 2021, https://www.gov.uk/government/news/government-strikes-deal-to-remove-more-albanian-prisoners

  35. Ministry of Justice, HM Prison and Probation Service and Alex Chalk KC MP, UK and Albania agree groundbreaking new arrangement on prisoner transfers, 24 maj 2023, https://www.gov.uk/government/news/uk-and-albania-agree-groundbreaking-new-arrangement-on-prisoner-transfers

  36. They Work For You, Prisoners’ Transfers: Albania, Ministry of Justice written question – answered on 4 September 2023, https://www.theyworkforyou.com/wrans/?id=2023-07-20.195373.h

  37. Intervistë me Ervin Karamuçon, profesor i kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Tiranë, shtator 2023. 

  38. Panorama, ‘Britania përdor shqiptarët për të fituar kredo politike’- Juristi Ramaj tregon në ‘Panorama TV’: Marrëveshja për të burgosurit, propagandë në bashkëpunim me qeverinë tonë, 25 maj 2023, http://www.panorama.com.al/britania-perdor-shqiptaret-per-te-fituar-kredo-politike-juristi-ramaj-tregon-ne-panorama-tv-marreveshja-per-te-burgosurit-propagande-ne-bashkepunim-me-qeverine-t/; MCN TV, Transferimi i të dënuarve nga Britania, Petraj: Burgjet shqiptare nuk kanë kapacitete! Kodi penal nuk parashikon të njëjtën vuajtje dënimi, 24 mars 2023, http://www.mcntv.al/2023/03/24/transferimi-i-t-d-nuarve-nga-britania-petraj-burgjet-shqiptare-nuk-kan-kapacitete-kodi

  39. Shihni traktatin në faqen: https://www.justitsministeriet.dk/wp-content/uploads/2022/04/Final-treaty-Denmark-Kosovo.pdf

  40. N1 Belgrade, Kosovo Justice Minister says millions from prison rental, 23 dhjetor 2021, https://n1info.rs/english/news/kosovo-justice-minister-says-millions-from-prison-rental/

  41. Charles Szumski, Kosovo experts oppose Denmark prison outsourcing, Euractiv, 22 dhjetor 2021, https://www.euractiv.com/section/politics/short_news/kosovo-experts-oppose-denmark-prison-outsourcing/

  42. Koha, Qeveria çon në Kuvend Traktatin me Danimarkën për burgjet, 7 qershor 2023, https://www.koha.net/arberi/380701/qeveria-con-ne-kuvend-traktatin-me-danimarken-per-burgjet/

  43. European Commission, North Macedonia 2022 Report, 12 tetor 2022, 16, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/North%20Macedonia%20Report%202022.pdf; European Commission, Albania 2022 Report, 12 tetor 2022, 28, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Albania%20Report%202022.pdf

  44. European Commission, Bosnia and Herzegovina 2022 Report, 12 tetor 2022, 29, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Bosnia%20and%20Herzegovina%20Report%202022.pdf

  45. European Commission, Kosovo 2022 Report, 12 tetor 2022, 31, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Kosovo%20Report%202022.pdf; European Commission, Montenegro 2022 Report, 12 tetor 2022, 35, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Montenegro%20Report%202022.pdf; European Commission, Serbia 2022 Report, 12 tetor 2022, 36, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Serbia%20Report%202022.pdf