Kërcënim ndaj sigurisë: Si përfitojnë kriminelët nga sfidat politike të Kosovës.

Këtë nëntor, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it festoi zyrtarisht në Vjenë, edhe pse pak vonë, 100-vjetorin e policisë së botës, ku u themelua në shtator të vitit 1923. Por Kosova nuk mori pjesë. Përpjekjet e shumta për t’u anëtarësuar në organin kryesor të botës që lufton kundër krimit janë bllokuar nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Këtë vend e kanë penguar edhe që të bëhet pjesë e disa organeve ligjzbatuese të tjera rajonale dhe evropiane, edhe pse, në disa raste, Kosova ka arritur të lidhë marrëveshje pune.

Nga nëntë agjencitë kryesore ligjzbatuese, kufitare dhe gjyqësore, në të cilat vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtare ose me të cilat mund të bashkëpunojnë, Kosova është anëtare në vetëm dy prej tyre (shihni figurën 1). Rezultati paradoksal është se Kosova kritikohet se nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar, edhe pse, pjesërisht, pengohet nga mungesa e qasjes në informacione dhe nga operacionet e përbashkëta që realizohen nëpërmjet punës së këtyre organizatave.

ORGANIZATA KOSOVA VENDET E TJERA TË BALLKANIT PERËNDIMOR
INTERPOL
  • Nuk është shtet anëtar
  • Shtete anëtare
EUROPOL
  • Marrëveshje pune
  • Marrëveshje strategjike dhe operative
EUROJUST
  • Nuk ka marrëveshje
  • Marrëveshje bashkëpunimi
FRONTEX
  • Marrëveshje pune
  • Marrëveshje pune
Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC)
  • Nuk është shtet anëtar
  • Shtete anëtare
Njësia për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU)
  • Shtet anëtar
  • Shtete anëtare
Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA)
  • Nuk është shtet anëtar
  • Shtete anëtare
Konventa e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore (PCSEE)
  • Nuk është shtet anëtar
  • Shtete anëtare
Nisma Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI)
  • Shtet anëtar
  • Shtete anëtare

Figura 1 Marrëdhënia e Kosovës me nëntë organizatat kufitare dhe ligjzbatuese krahasuar me simotrat e saj të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: Faqet zyrtare të organizatave të cituara.

Policia e Kosovës është agjenci relativisht e re e zbatimit të ligjit. Ajo është themeluar në shtator të vitit 1999, me përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, në veçanti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ajo ka vepruar nën mbikëqyrjen e Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) deri kur shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Që prej asaj kohe, kapacitetet e Policisë së Kosovës janë ngritur në mënyrë të konsiderueshme.1

Megjithatë, aftësia e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar është e kufizuar, sepse Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e njohin Kosovën si shtet. Në fakt, Kosova nuk ka arritur tri herë që të fitojë mbështetjen e dy të tretave të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it. Sigurimi i kësaj mbështetjeje është i domosdoshëm për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.2 Pas përpjekjes së fundit në nëntor të vitit 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e konsideroi këtë dështim si “fitore” për vendin e tij, pasi kishte nisur më përpara një fushatë kundër pranimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se anëtarësia e Kosovës në INTERPOL “nuk ka pasur të bëjë kurrë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por me fuqizimin e bashkëpunimit global në fushën e zbatimit të ligjit dhe me mbylljen e një hendeku vendimtar të sigurisë në Ballkan”.3

Që prej vitit 2002, Kosova ka komunikuar tërthorazi me INTERPOL-it nëpërmjet një zyre të dedikuar të ndërlidhjes të UNMIK-ut,4 e cila në fillim punoi me Ministrinë e Drejtësisë dhe, nga fundi i vitit 2016, me Policinë e Kosovës. Në të vërtetë, kjo zyrë e ndërlidhjes ka marrë përsipër rolin e një “byroje qendrore kombëtare”.5

Ky komunikim i tërthortë – i gërshetuar me kufizimet që i janë imponuar Zyrës së OKB-së për Ndërlidhjen përballë rolit të byrosë qendrore kombëtare – rezulton në bashkëpunim të ngadaltë dhe të kufizuar me INTERPOL-in (shihni figurën 2). Ndërkohë që një shteti anëtar i duhen nga dy orë deri në dy ditë që të japë një njoftim të kuq në databazën e INTERPOL-it,6 Kosovës, në përgjithësi, i duhen nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj dhe, ndonjëherë, deri në dy vjet, për të njëjtën gjë. Sipas një burimi të Policisë së Kosovës, vonesat shkaktohen edhe nga mungesa e stafit të Zyrës së Ndërlidhjes dhe nga proceset burokratike brenda OKB-së.7

Ndërkohë, Kosovës i duhen po ashtu midis nëntë deri në dy vjet që të nxjerrë “difuzione” (lajmërime), megjithatë, kur bëhet fjalë për shtetet anëtare, këto lajmërime iu qarkullohen menjëherë dhe pa vonesa (të gjitha shteteve anëtare ose disa prej tyre).8 E gjithë kjo situatë i jep një personi që kërkohet nga autoritetet e Kosovës disa muaj kohë për të kapërcyer disa kufij dhe për t’i shpëtuar drejtësisë.

FUNKSIONI ZYRA E UNMIK-UT PËR NDËRLIDHJEN ME INTERPOL-IN SHTET ANËTAR I INTERPOL-IT
Byroja Qendrore Kombëtare
  • Punon nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në orën 16:00
  • Pjesë e strukturës së UNMIK-ut, e veçuar nga Policia e Kosovës
  • Në nivelin kombëtar bashkëpunon vetëm me Policinë e Kosovës (lehtëson shkëmbimin e informacionit me INTERPOL-in
  • Nuk ka qasje në databazat kombëtare
  • Punon 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës
  • Zakonisht pjesë e forcave policore
  • Në nivelin kombëtar, bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese
  • Ka qasje të drejtpërdrejtë në databazat kombëtare
Komunikimi
  • Sistem i komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të sigurt me INTERPOL-in, por komunikimi me Policinë e Kosovës kryhet nëpërmjet postës elektronike
  • Sistem i komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të sigurt me INTERPOL-in
Databazat kriminale
  • Policia e Kosovës nuk mund të bëjë kërkime në databaza në kohë reale, por vetëm në bazë të kërkesave që i parashtron nëpërmjet UNMIK-ut
  • Policia kombëtare mund të bëjë kërkime në të 19 databazat e INTERPOL-it në kohë reale, në kuadër të hetimeve të saj
Kontrollet kufitare
  • Databaza kufitare e Policisë së Kosovës nuk është e lidhur me Zyrën e UNMIK-ut për Ndërlidhjen me INTERPOL-in dhe me INTERPOL-in. Është e pamundur të zbulohen në kufij të arratisurit, kriminelët e dyshuar dhe dokumentet false.
  • Autoritetet kufitare kombëtare janë të lidhura drejtpërdrejt me databazat e INTERPOL-it dhe mund të zbulojnë në kufij të arratisurit, kriminelët e dyshuar dhe dokumentet false.
Përfshirja e lajmërimeve të kuqe
  • Zakonisht zgjat nga 9 deri në 2 vjet
  • Nga 2 orë deri në 2 ditë
Difuzionet
  • E njëjta procedurë si në rastin e lajmërimeve të kuqe (9 muaj deri në 2 vjet)
  • I qarkullohen drejtpërdrejt dhe në kohë reale byrosë qendrore kombëtare të shtetit anëtar (disa ose të gjitha shteteve anëtare)

Figura 2 Protokollet e komunikimit të Kosovës me INTERPOL-in (majtas) dhe protokollet e komunikimit të shteteve anëtare me INTERPOL-in (djathtas).

Burimi: INTERPOL-i, intervistë me një oficer policie.

Shkëmbimi i ngadaltë i informacioneve të ngutshme bëhet edhe më i ngadaltë për shkak të mungesës së qasjes së drejtpërdrejt te 19 databazat e INTERPOL-it. Këto databaza përmbajnë shumë të dhëna, nga lajmërimet për të arratisurit dhe kriminelët e dyshuar, deri te gjurmët e gishtave, ADN-ja dhe të dhënat për dokumentet e vjedhura dhe të humbura të udhëtimit. Po ashtu, INTERPOL-i ka një databazë që i kushtohet vetëm krimit të organizuar.9 Mungesa e qasjes së drejtpërdrejtë te të dhënat, në lidhje me personat e shpallur në kërkim – dhe në lidhje me dokumentet e vjedhura10 – u mundëson kriminelëve, terroristëve dhe të arratisurve që të hyjnë në Kosovë pa u zbuluar nga autoritetet kufitare.11

Disa prej mangësive të bashkëpunimit të kufizuar me INTERPOL-in janë kapërcyer me anë të bashkëpunimit më të ngushtë me Europol-in, Agjencinë e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit. Ky bashkëpunim lehtësohet në bazë të një marrëveshjeje pune për bashkëpunimin strategjik, të nënshkruar nga Kosova dhe Europol-i në vitin 2020, për t’i mundësuar Kosovës të ketë qasje në Aplikacionin e Sigurt të Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit (SIENA). Kjo marrëveshje i mundëson Kosovës të dërgojë një zyrtar ndërlidhjeje në Europol dhe të shkëmbejë informacione të klasifikuara në mënyrë të sigurt.12 Ky shkëmbim i drejtpërdrejtë i informacionet është përdorur që prej prillit të vitit 2022.13

Megjithatë, nuk ka marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë e bashkëpunimit juridik të BE-së, Eurojust, për shkak të kundërshtimit të pesë shteteve anëtare të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet.14 Niveli dhe forma e bashkëpunimit policor me këto shtete ndryshon nga njëri shtet në tjetrin. Për shembull, shkëmbimi i informacioneve policore me Serbinë kryhet nëpërmjet Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe përfaqësuesit special të BE-së, ndërsa për vendet e tjera, kryhet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të UNMIK.15

Vendi Serbia Spanja Bosnja dhe Hercegovina Sllovakia Greqia Rumania Qiproja
Lloji i informacionit Hyrës Dalës Hyrës Dalës Hyrës Dalës Hyrës Dalës Hyrës Dalës Hyrës Dalës Hyrës Dalës
Krimet kundër personit 33 27 2 4 2 2 7 6 3 2 4 1
Krimet kundër pronës 15 6 3 2 3 8 4 6 5 1
Trafikimi i drogës 15 4 1 1 1 3 1
Krime kundër automjeteve 51 41 6 7 6 1 1 1 1
Falsifikimi 36 22 5 4 2 4 2 2 4 5
Krimi ekonomik 4 4 3 3 1 4 4
Krimi financiar 12 2 3 14 5 1 1 5 4 2 2
Armët e zjarrit 19 5 10 1 1 1
Trafikimi i njerëzve 7 5 2 1 4 2 2
Krime kundër integritetit seksual 2 1
Terrorrizmi 1 1 1
Personat e humbur 27 5 1 4
Krimi kibernetik 2 2 3 5 5 2 1 4 3
Krimi kufitar 11 10 7 6 3 1
Të tjera 7 11 3 1 3 1 3 2 2

Figura 3 Numri dhe fusha e shkëmbimit të informacionit policor me vendet “që nuk e njohin Kosovën” (nga 1 janari 2021 deri më 20 korrik 2023).

Burimi: Policia e Kosovës.

Bashkëpunimi policor me Bosnjën dhe Hercegovinën, Greqinë dhe Sllovakinë është i fuqishëm dhe karakterizohet pjesërisht nga ekstradimet e suksesshme. Ka bashkëpunim të mirë edhe me Rumaninë.16 Ka bashkëpunim të dobët midis Spanjës dhe Kosovës, sidomos në lidhje me arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.17 Bashkëpunimi me Serbinë varet nga klima politike. Edhe pse nuk ka pasur kurrë asnjë rast ekstradimi midis Kosovës dhe Serbisë, ndonjëherë ka pasur bashkëpunim të mirë jozyrtar policor midis dy vendeve, në varësi të rastit. “Një kosovar që kërkohej për grabitje të armatosur u gjet në Serbi”, thotë një zyrtar i Policisë së Kosovës, duke cituar një shembull të tillë pozitiv. “Nëpërmjet bashkëpunimit jozyrtar policor dhe me mbështetjen e autoriteteve malazeze, i dyshuari u arrestua nga Policia e Serbisë, iu dorëzua Policisë së Malit të Zi dhe pastaj Policisë së Kosovës”.18

Organizatat kriminale dhe kriminelët shpesh kërkojnë shtete ku zbatimi i ligjit është i dobët ose shtete që kanë probleme politike, me qëllim që të gjejnë strehë aty. Shkalla dhe cilësia e marrëdhënieve diplomatike dhe dypalëshe midis shteteve nuk është mirë të ndërhyjë te bashkëpunimi policor, sidomos kur bëhet fjalë për hetimin e krimit të organizuar, i cili po merr gjithmonë e më shumë përmasa ndërkombëtare. Bashkëpunimi policor, pavarësisht marrëdhënieve politike, është thelbësor për tejkalimin e pengesave juridiksionale, shpërndarjen e informacioneve, pengimin e krijimit të këtyre strehëve të sigurta dhe shkatërrimin e operacioneve kriminale. Nëse shtetet kanë shqetësime në lidhje me krimin e organizuar në Kosovë ose me kriminelët që vijnë nga Kosova, atëherë është me vend që t’i mundësojnë këtij juridiksioni që ta zbatojë ligjin dhe të veprojë me shpejtësi me qëllim trajtimin e një problemi që shtrihet përtej kufijve shtetërorë.

Shënime

  1. Radio Evropa e Lire, Sheremet Ahmeti - Drejtor i policisë së Kosovës, 10 dhjetor 2008, https://www.evropaelire.org/a/1358320.html

  2. Kërkesa e Tajvanit për anëtarësim është bllokuar gjithashtu, ndërsa Palestina u bë anëtare në vitin 2017. 

  3. Radio Free Europe, Kosovo fails for third time to win INTERPOL membership, 20 nëntor 2018, https://www.rferl.org/a/kosovo-fails-for-third-time-to-win-interpol-membership/29610709.html

  4. INTERPOL, Memorandum of Understanding, https://www.Interpol.int/content/download/10980/file/INTERPOL-UNMIK.pdf

  5. Byroja qendrore kombëtare është pika fokale e shtetit anëtar për të gjitha veprimtaritë e INTERPOL-it. 

  6. Intervistë telefonike me një përfaqësues të Policisë së Shtetit Shqiptar, 25 korrik 2023. 

  7. Intervistë me një përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 20 korrik 2023. 

  8. INTERPOL, About notices, https://www.interpol.int/en/How-we-work/Notices/About-Notices

  9. INTERPOL, Our 19 databases, https://www.interpol.int/en/How-we-work/Databases/Our-19-databases

  10. INTERPOL, SLTD database (travel and identity documents), https://www.interpol.int/en/How-we-work/Databases/SLTD-database-travel-and-identity-documents

  11. Intervistë me një përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 24 maj 2023. 

  12. European Commission, Kosovo 2022 report, 12 tetor 2022, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Kosovo%20Report%202022.pdf

  13. Më për para, informacioni shkëmbehej nëpërmjet Zyrës Suedeze Europol-SIENA të menaxhuar nga EULEX-i; Eulex, Fighting Criminality Together: The Importance of International Police Cooperation, 17 nëntor 2021, https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,11,2483

  14. European Commission, Kosovo 2022 report, 12 tetor 2022, https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2022-10/Kosovo%20Report%202022.pdf

  15. Intervistë me një përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 20 korrik 2023. 

  16. Intervistë me një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, 20 korrik 2023. 

  17. Po aty. 

  18. Intervistë me një zyrtar të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 9 gusht 2023. 

  19. Intervistë me një zyrtar të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 24 maj 2023. 

  20. Po aty. 

  21. Po aty. 

  22. Intervistë me një zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, 20 korrik 2023. 

  23. Saša Đorđević, Zločin bez kazne: ubistvo Olivera Ivanovića, Peskanic, 29 dhjetor 2018, https://pescanik.net/zlocin-bez-kazne-ubistvo-olivera-ivanovica/; Ardita Zeqiri, Udhëheqës të Listës Serbe marrin pjesë në shfaqjen e ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, Kallxo, 22 prill 2023, https://kallxo.com/lajm/udheheqes-te-listes-serbe-marrin-pjese-ne-shfaqjen-e-ushtrise-se-serbise-ne-batajnice/

  24. Faith Bailey, Kreshnik Gashi, Jelena Cosic dhe Serbeze Haxhiaj, Serbia-Kosovo stalemate allows fugitives to stay free, Belgrade Insight, 31 maj 2018, https://balkaninsight.com/wp-content/uploads/2019/01/belgradeinsightno252.pdf

  25. European Parliament, Resolution on the recent developments in the Serbia-Kosovo dialogue, 19 tetor 2023, https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/TA-9-2023-0372_EN.html

  26. Sasa Dragojlo and Xhorxhina Bami, Belgrade court rejects detention for Kosovo Serb kingpin Radoicic, Balkan Insight, 4 tetor 2023, https://balkaninsight.com/2023/10/04/belgrade-court-rejects-detention-for-kosovo-serb-kingpin-radoicic/

  27. Valona Tela, Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiqit dhe jo vetëm, Radio Free Europe, 29 shtator 2023, https://www.evropaelire.org/a/svecla-ekstradim-millan-radoiciq-/32616330.html

  28. Sasa Dragojlo dhe Xhorxhina Bami, In Kosovo clash, new bullets and freshly repaired mortars from Serbia, Balkan Insight, 9 tetor 2023, https://balkaninsight.com/2023/10/09/in-kosovo-clash-new-bullets-and-freshly-repaired-mortars-from-serbia

  29. N1, Vucic for Sky News: Radoicic was my close ally, I cannot extradite him to Pristina, 7 tetor 2023, https://n1info.rs/english/news/vucic-for-sky-news-radoicic-was-my-close-ally-i-cannot-extradite-him-to-pristina/