Huliganizmi në futboll në Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah lidhjet midis huliganizmit, politikës, dhunës dhe krimit, edhe pse këto ndryshojnë nga njëri vendi i rajonit në tjetrin.

“Sot është e diel”—dita e ndeshjeve të futbollit. Kështu gëzon një artist për klubin e tij të pëlqyer të futbollit, KF “Partizani”, me grafiti në Beograd, ku citon poetin e famshëm serb dhe tifozin e futbollit Dusko Radoviçin. Citimi ka të bëjë me ditën kur luhen zakonisht ndeshjet e futbollit. Vepra artistike murale bën thirrje për ndjenjën e respektit, këmbënguljes, besnikërisë dhe integritetit.

Vepër e artit mural në Beograd me mesazhin ‘Sot është e diel (dita e ndeshjeve të futbollit)’ të poetit serb dhe tifozit të KF ‘Partizanit’, Dusko Radoviç.

Vepër e artit mural në Beograd me mesazhin ‘Sot është e diel (dita e ndeshjeve të futbollit)’ të poetit serb dhe tifozit të KF ‘Partizanit’, Dusko Radoviç.

Foto: Bahrudin Bandic

Por në Ballkanin Perëndimor, në të dielat e futbollit herë pas here shfaqen të kundërtat e këtyre vlerave. Tifozët thërrasin shprehje raciste dhe nacionaliste, ndërsa mbështetësit e ekipeve rivale rrihen me grushte me njëri-tjetrin ose me policinë. Ky nuk është problem që ndodh vetëm në Ballkan, por siç tregohet në një raport të ri të GI-TOC-së, në disa raste ka lidhje ose hallka destabilizuese midis huliganëve të futbollit, politikës dhe krimit të organizuar.1

Në hulumtimin tonë kemi analizuar 122 grupe tifozësh të klubeve të futbollit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi dhe kemi identifikuar 78 grupe, anëtarët e të cilit mund të konsiderohen “ultra”, d.m.th. shoqata të mirorganizuara të tifozëve të apasionuar të futbollit. Nga këto 78 grupe tifozësh kokëfortë, 21 mund të konsiderohen huliganë që paraqesin rrezik serioz për sigurinë, jo vetëm për shkak të nivelit të dhunës, por edhe për shkak të lidhjeve që kanë me politikën dhe krimin e organizuar.

Dhuna

Grupet e huliganëve në Ballkanin Perëndimor njihen për përdorimin e dhunës, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Dhuna që ndërlidhet me futbollin shpesh nxjerr në dritë nëntone të fuqishme nacionaliste, ku tifozët këndojnë himnin kombëtar, shfaqin simbole fashiste dhe lartësojnë heronjtë e luftës.2

Raportohet se disa huliganë janë bërë pjesë e grupeve paramilitare, çka të jep të kuptosh se ekziston një lidhje midis ushtrimit të dhunës dhe ekstremizmit politik. Për shembull, anëtarë të Forcës së Bashkuar të Serbisë (që mbështet KF “Radin” të Beogradit), Firma (që mbështet KF “Vojvodinën” në Novi Sad)3 dhe ultrat që veprojnë në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës (që mbështesin KF “Zrinjskin”), kanë luftuar në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.4 Veprimet e tyre shfaqen haptas shpesh dhe lavdërohen në platformat e rrjeteve sociale.

Pikturë murale që i kushtohet Zelimir Vidovic Kelit, ish-lojtar i KF ‘Sarajevës’ dhe ekipit kombëtar jugosllav të futbollit. Ai humbi jetën në luftë gjatë viteve 1990.

Pikturë murale që i kushtohet Zelimir Vidovic Kelit, ish-lojtar i KF ‘Sarajevës’ dhe ekipit kombëtar jugosllav të futbollit. Ai humbi jetën në luftë gjatë viteve 1990.

Foto: Bahrudin Bandic

Dhunën nuk e ndaloi as karantinimi. Pandemia “kovid-19” la bosh stadiumet e futbollit, por nuk i vuri fre dhunës së dirigjuar nga huliganët. Në prill të vitit 2021, antagonizmi midis huliganëve të Mostarit, i krijuar për shkak të identitetit etnik, rezultoi në vandalizëm.5 Në po të njëjtin muaj, shqetësimet në lidhje me tensionet ndërmjet mbështetësve të “Red Starit” dhe “Partizanit” bënë që Departamenti Amerikan i Shtetit të jepte alarmin e kuq për dhunë të mundshme në Beograd.6

Politika

Në raportin e GI-TOC-së jepen shembuj të angazhimit të huliganëve të futbollit për qëllime politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Partitë politike i përdorin grupet e huliganëve për të çuar përpara agjendat e tyre, nëpërmjet thirrjeve dhe banderolave brenda stadiumeve dhe nxitjes së tensioneve etnike ose politike përpara zgjedhjeve. Gjithashtu, ata mund të veprojnë si biznes i tipit “merr me qera një turmë njerëzish”, që shërben si “muskul force” në demonstrata. Një tifoz në Banja Lukë të Bosnjës dhe Hercegovinës u shpreh: “Huliganët e futbollit veprojnë si ushtri private e politikanëve.”7

Në këmbim të mbështetjes nëpërmjet ushtrimit të dhunës, politikanët u japin drejtuesve të grupeve të huliganëve mundësi afariste joshëse dhe i sigurojnë se do të kenë mbrojtje politike në rast se hetohen ose ndiqen penalisht.

Krimi

Lidhja midis huliganëve dhe krimit është veçanërisht e fuqishme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Serbi, krimi i organizuar ka marrë përmasa shqetësuese.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, disa anëtarë “ultra” të grupeve si Lesinari, Horde Zlaja dhe Shkripari, kryejnë krime të vogla, por janë edhe pjesë e grupeve të krimit të organizuar, të cilat merren me trafikim drogash dhe kontrabandim armësh.11 Në Maqedoninë e Veriut, grupet e huliganëve që veprojnë në Shkup, si Komiti dhe Shvercerat, njihen për shitës droge dhe kontrabandistë armësh, çka i ndihmon të financojnë veprimtari të tjera të paligjshme.12

Rreziqet në Serbi janë edhe më shqetësuese. Anëtarët e disa grupeve huliganësh merren me krim të organizuar të rëndë, por shijojnë një shkallë të kënaqshme mbrojtjeje nga politikanët. Anëtarët e “Janjiçarit”, mbështetës të KF “Partizanit”, kanë krijuar lidhje të ngushta me zyrtarët e shtetit (sidomos me oficerët e policisë) dhe me klanin e Kavaçit, grup i krimit të organizuar në Mal të Zi, i profilizuar në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.13

Në shkurt të vitit 2021, policia serbe arrestoi drejtuesin e “Principit” (që mbështet KF “Partizanin”) pas kthimit të tij nga një mbledhje me klanin e Kavaçit në Mal të Zi.14 Policia arrestoi mbi 20 anëtarë të “Principit” dhe i akuzoi për veprat penale të shoqërimit për qëllime kriminale, trafikimit të drogës, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe vrasjes së rëndë.15

Siç shihet në figurën 2, niveli i rrezikut dhe lidhjet midis huliganizmit në futboll, politikës dhe krimit nuk janë njëlloj në të gjitha vendet e rajonit. Problemi është më i theksuar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, ndërsa lidhjet e huliganizmit me krimin nuk ekzistojnë në Shqipëri dhe janë të dobëta në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Niveli i rrezikut për shkak të fuqisë së lidhjeve midis huliganizmit, politikës, dhunës dhe krimit.

Figura 2 Niveli i rrezikut për shkak të fuqisë së lidhjeve midis huliganizmit, politikës, dhunës dhe krimit.

Burimi: Saša Đorđević dhe Ruggero Scaturro, Dangerous games: Football hooliganism, politics and organized crime in the Western Balkans Lojëra të rrezikshme: Huliganizmi në futboll, politika dhe krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor, GI-TOC, qershor 2022, https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2022/06/Football-hooliganism-politics-and-organized-crime-in-the-Western-Balkans-GITOC-SEEObs.pdf.

Ky artikull mbështetet në kërkimin e bërë në kuadër të studimit “Dangerous games: Football hooliganism, politics and organized crime in the Western Balkans Lojëra të rrezikshme: Huliganizmi në futboll, politika dhe krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor, të përgatitur nga Sasha Gjorgjeviçi dhe Rugero Skaturo dhe të botuar në qershor të vitit 2022. Mund ta gjeni në: https://globalinitiative.net/analysis/hooligans-crime-balkans/.

Shënime

  1. Saša Đorđević dhe Ruggero Scaturro, Dangerous games: Football hooliganism, politics and organized crime in the Western Balkans, GI-TOC, qershor 2022, https://globalinitiative.net/analysis/hooligans-crime-balkans/

  2. Intervistë me një studiues mbi ekstremizmin e dhunshëm në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë, 7 maj 2021; Nemanja Stevanović, Ultradesničarski simboli na fudbalskim stadionima u Srbiji uprkos zakonskoj zabrani, VOICE, 17 tetor 2021, https://voice.org.rs/ultradesnicarski-simboli-na-fudbalskim-stadionima-u-srbiji-uprkos-zakonskoj-zabrani/; Marija Arnautović dhe Mirsad Behram, Fašizam na svom terenu: Ekstremistički pokliči sa bh. stadiona, Radio Slobodna Evropa, 13 nëntor 2020, https://www.slobodnaevropa.org/a/fa%C5%A1izam-na-svom-terenu-ekstremisti%C4%8Dki-pokli%C4%8Di-sa-bh-stadiona/30946282.html; Srbija i nasilje u sportu: Zašto šovinizam pobeđuje sport u Srbiji – ‘problem je uvek u vašoj kući’, BBC na srpskom, 15 tetor 2021, https://www.bbc.com/serbian/lat/srbija-58928316; Fabio Bego, Do Albanians like Fascism? An Iconographical Investigation on Social Media Material, Modern Diplomacy, 3 janar 2020, https://moderndiplomacy.eu/2020/01/03/do-albanians-like-fascism-an-iconographical-investigation-on-social-media-material/

  3. Intervistë me një gazetar në Beograd, Serbi, 5 gusht 2021. 

  4. Insajder bez ogranicenja: ‘Sukob oko sistema vrednosti’, Insajder, 16 maj 2017, https://insajder.net/sr/sajt/bezogranicenja/4715/

  5. U Mostaru desetoro privedeno zbog tuce huligana, Danas, 25 prill 2021, https://www.danas.rs/svet/u-mostaru-desetoro-privedeno-zbog-tuce-huligana/; Mirsad Behram dhe Selma Boracic Mrso, ‘Licilo je na 1993’. Mostar uznemiren posljednjim huliganskim nasiljem, Radio Slobodna Evropa, 26 prill 2021, https://www.slobodnaevropa.org/a/incident-u-mostaru-huligani/31223736.html

  6. Security Alert: Belgrade (Serbia), High risk of hooliganism when soccer clubs play on April 7, Overseas Security Advisory Council, Bureau of Diplomatic Security, U.S. Department of State, 6 prill 2021, https://www.osac.gov/Country/Serbia/Content/Detail/Report/01aa3735-31c3-480e-85b7-1b4849c094ab

  7. Intervistë me një anëtar Lesinari në Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë, 6 maj 2021. 

  8. Intervistë me një fans të ‘Komiti’ në Shkup, Maqedonia e Veriut, 5 prill 2021; Intervistë me një tifoz të City Park Boys në Shkup, Maqedonia e Veriut, 5 prill 2021. 

  9. Po aty. 

  10. Stevan Dojčinović et al, Rat balkanskog podzemlja: Ubistva, veze u policiji i u vrhu drzave, KRIK, 5 maj 2020, https://www.krik.rs/rat-balkanskog-podzemlja-ubistva-veze-u-policiji-i-u-vrhu-drzave/; Bojana Jovanović dhe Stevan Dojčinović, Gangsters and hooligans: key players in the Balkan cocaine wars Gangsterët dhe huliganët: lojtarët kyç në luftërat ballkanike të kokainës, OCCRP, 5 maj 2020, https://www.occrp.org/en/balkan-cocaine-wars/gangsters-and-hooligans-key-players-in-the-balkan-cocaine-wars

  11. Odredjen pritvor osumnjicenima V. Belivuk i drugi, Visi sud u Beogradu, 6 shkurt 2021, https://www.bg.vi.sud.rs/vest/2991/odredjen-pritvor-osumnjicenima-v-belivuk-i-drugi.php

  12. Po aty. 

  13. Stevan Dojčinović et al, Rat balkanskog podzemlja: Ubistva, veze u policiji i u vrhu drzave, KRIK, 5 maj 2020, https://www.krik.rs/rat-balkanskog-podzemlja-ubistva-veze-u-policiji-i-u-vrhu-drzave/; Bojana Jovanović dhe Stevan Dojčinović, Gangsters and hooligans: key players in the Balkan cocaine wars [Gangsterët dhe huliganët: lojtarët kyç në luftërat ballkanike të kokainës], OCCRP, 5 maj 2020, https://www.occrp.org/en/balkan-cocaine-wars/gangsters-and-hooligans-key-players-in-the-balkan-cocaine-wars

  14. Odredjen pritvor osumnjicenima V. Belivuk i drugi, Visi sud u Beogradu, 6 shkurt 2021, https://www.bg.vi.sud.rs/vest/2991/odredjen-pritvor-osumnjicenima-v-belivuk-i-drugi.php

  15. Po aty.