Buletini i rreziqeve Shkarkoni PDF Click here to view the
Global Organized Crime Index

Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore

Numri
13
Shtator–Tetor
2022

Përmbledhje e pikave kryesore

  1. Arrestimet ndaj oficerëve të policisë në Kosovë sinjalizojnë praninë e kulturës së marrjes së ryshfetit në radhët e policisë dhe një sistem të fuqishëm hetimi të brendshëm në Inspektoratin Policor.

    Në gjysmën e parë të vitit 2022, 5% e policisë kufitare të Kosovës u arrestua si pasojë e operacioneve të luftës kundër korrupsionit. Ka edhe një prirje në rritje të ankesave kundër Policisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit, ku përfshihen rastet e marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare ose autoritetit. Edhe pse pjesa më e madhe e ryshfeteve ishin të vogla për nga shuma, në të shkuarën ka pasur raste më serioze të bashkëpunimit me grupe kriminale. Pavarësisht sistemit hetimor të brendshëm të rreptë të Inspektoratit Policor, më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet parandalimit, sidomos nëpërmjet forcimit të integritetit në radhët e brezit të ri të personelit të zbatimit të ligjit.

    Lexo më shumë

  2. Rritet popullariteti i rrugëve detare për trafikimin përmes Ballkanit.

    Pandemia “kovid-19” dhe lufta në Ukrainë i kanë çrregulluar rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit. Në të njëjtën kohë, përmirësimet e infrastrukturës së terminaleve për anije kontejnerësh dhe qasja në terminale (p.sh. si hallka të lidhjes me autostradë dhe hekurudhë) i kanë bërë portet tregtare të Evropës juglindore më tërheqëse edhe për tregtinë e ligjshme, por edhe për të paligjshmen. Siç shtjellohet në një raport të ri të GI-TOC-së, këto ndryshime duket se kanë shtuar trafikimin në rrugë detare drejt deteve Adriatik, Egje, të Zi dhe lumit Danub.

    Lexo më shumë

  1. Rrogat e ulëta të oficerëve të policisë në Ballkanin Perëndimor rrezikojnë të çojnë në rritjen e korrupsionit në radhët e tyre.

    Publiku pret shumë nga oficerët e policisë: të reagojnë shpejt në raste urgjence; të vënë në rrezik jetën për të mbrojtur komunitetin dhe zbatuar ligjin; dhe ta realizojë me profesionalizëm dhe integritet punën e tyre të vështirë dhe të rrezikshme. Megjithatë, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha, rrogat e oficerëve të policisë në Ballkanin Perëndimor janë relativisht të ulëta. Ky hendek rrit rreziqe të caktuara, duke përfshirë rrezikun e korrupsionit. Në këtë numër, do ta shqyrtojmë këtë problem, ndikimin që ai ka dhe se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë zgjidhje.

    Lexo më shumë

  2. Huliganizmi në futboll në Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah lidhjet midis huliganizmit, politikës, dhunës dhe krimit, edhe pse këto ndryshojnë nga njëri vendi i rajonit në tjetrin.

    Disa ekipe futbolli në Ballkanin Perëndimor— si në nivel klubi, ashtu edhe në nivel kombëtar—njihen për dhunë. Por sa serioz është ky problem dhe cilat janë lidhjet midis huliganizmit në futboll, politikës dhe krimit të organizuar? Përgjigjet shqyrtohen në një raport të fundit të GI-TOC-së që quhet “Lojëra të rrezikshme”, ku analizohen 122 grupe tifozësh të ekipeve të futbollit në gjashtë vende të rajonit. Në këtë artikull pasqyrohen gjetjet e këtij hulumtimi.

    Lexo më shumë