Global Organized Crime Index
Observatori i Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore
Përmbledhje e pikave kryesore
-
Kur sfungjeri të mbarojë së thithuri: Ukraina pas konfliktit paraqet rrezik të madh për trafikimin e armëve të zjarrit.
Lufta në Ukrainë ka hapur horizonte të reja për krimin e organizuar. Një prej horizonteve më të reja është trafikimi i armëve të zjarrit. Edhe pse tani për tani Ukraina i ngjan sfungjerit që po përthith të gjitha armët që mund të shtjerë në dorë, do të vijë dita kur vendi do të ketë tepricë armësh, të cilat mund të përfundojnë, në njërën mënyrë a në tjetrën, në tregun e zi. Në lidhje me këtë, ka disa mësime që mund të nxjerrim nga rasti i Jugosllavisë së pasluftës. Është e rëndësishme të monitorohet lëvizja e armëve drejt Evropës Juglindore dhe prej këtij rajoni, si pasojë e luftës në Ukrainë, dhe të merren masa për ta përmbajtur këtë problem.
-
Rritja e sekuestrimit të drogave sintetike në Shqipëri nënkupton se po rritet kërkesa e brendshme për këto substanca.
Shqipëria njihet gjerësisht si burim për kanabisin. Grupet kriminale shqiptare njihen për trafikimin e kokainës. Megjithatë, sekuestrimi i drogave sintetike kohëve të fundit lë të kuptohet se mund të ketë një treg në zhvillim e sipër për këto substanca në Shqipëri si te turistët, ashtu edhe te të rinjtë, të cilët përdorin stimulues të ndryshëm të tipit “amfetaminë”, si ekstazia. Duhet të merren masa parandaluese dhe korrigjuese për t’iu përgjigjur kësaj prirjeje në rritje.